E premte, 19.04.2024, 06:47 AM (GMT+1)

Mendime

Fejzulla Duraku: Gomari

E diele, 15.06.2008, 01:46 PM


Fejzulla Duraku
GOMARI

Nga Fejzulla Duraku

Është shkruar shumë dhe sërish në të ardhmën do të shkruhet pa rreshtur, janë thënë shumë gjëra, janë trajtuar dhe stërtrajtuar tematika nga më të ndryshmet, që burimin e kanë nga përditshmëria ose nga vetë pjella e mendjes njerëzore, por në shekullin, që kemi hyrë nuk duhet kërkuar ndër imagjinatë për të shtjelluar një temë, ngase koha, të cilën po e jetojmë për çdo ditë, ofronë ngjarje dhe sjellë materiale të mjaftueshme për atë, që dëshironë të shprehë një mendim lidhur me ndonjë rast ose ndodhi të caktuar. Për brezat e shekujve, që lamë pas, të shkruarit ishte më vështirë ose thënë edhe më sakt, shumëçka i përkiste pjellës së imagjinatës njerëzore dhe u krijuan idhuj dhe figura, por edhe vetë popujt, krijuan figura nga më të ndryshmet, që mbetën udhërrëfyes, por këto ngjarje ende jetojnë në mesin e popujve, kurse kohëve të fundit rrallë herë përkujtohen, andaj qëllimi i këty artikulli është, që të evekoj dhe të përkujtoj një figurë, që dikur moti ishte në njëjës bile edhe nganjëherë ndjehej edhe mungesa, dihet fakti se, bota ka përjetuar kriza të thella! kurse tani i qofshim fal Zotit, nuk kemi kriz! sa që edhe këtë figurë e kemi me bollëk, është shëndërruar në shumës të shumëfishuar! Andaj me mendjen time thash; pse vall t'mos i shkruaj ca rreshta, ndonëse lexuesve ua kemi për borxh t'ua përkujtojmë këto figura me vlerë të konsiderueshme dhe, që bartin një peshë të rëndë.
 
Lexuesi i dashur, do vraj mendjen duke dashur sa më parë të mësojë lidhur me këtë figurë shumë të përfolur? gjithsesi, kuptohet që, do t'a sjell emrin por njëherë u bëra vetëm me dije se kjo figurë e shquar duhet të përkujtohet sa më shpesh, bile në jetën e zakonshme kjo figurë haset dhe roli i tij luhet për çdo ditë, bile mos të themi se roli i tij nganjëherë edhe teprohet dhe stërteprohet.
 
Shumë popuj kanë këtë figurë, që mbanë emrin Gomarë, gjithsesi kuptohet mik i dashur, që edhe ne si popull duhet të krenohemi, se kemi edhe ne në mesin tonë mjaft Gomarë, bile mos të themi, që aq shumë e kemi në numër sa që, ndonjë popull i huaj, që nuk ka! lirisht mund t'i japin hua, bile edhe t'ia falim përgjithmonë, ngase nuk do të ndjejmë krizë sepse prap do na ngelin edhe shumë! bile mos të themi, që në këtë drejtim jemi mirë të furnizuar dhe mobilizuar, sa që po të shpallej ndonjë konkurs ndërkombëtar për Gomarë, ne me siguri do t'a zëmë vendin e parë.
 
Me siguri do t'u shkoj mendja tek Gomari i Nasradinit, pastaj tek Gomarët tanë, si më i njohur ndër t'a ishte dikur ai i Baba Tasit, kurse sot duhet bërë një seleksionim dhe të shpallet mister-gomari i vitit! Në të kaluarën njerëzit ngjiteshin mbi Gomarë, kurse sot kuptohet, që bota ndrishoi syret, gjithsesi përparoi aq sa të ndodhë e kundërta!
 
Ky artikull mban titullin Gomari (njëjës), ndoshta do të ishte më mirë të titullohej si; Gomarët (shumës) ku ta dish?
 
Autor: Fejzulla Duraku
Bruksel, 15.06.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora