E enjte, 12.12.2019, 05:22 AM (GMT)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Ivo Andriçi, krimineli nobelist

E hene, 14.04.2014, 06:50 PM


Ivo Andriçi, krimineli (nobelisti)  që e përgatiti zhbërjen tonë !

Nga Fahri Xharra

”Beogradi, nga fundi i vitëve të tridhjeta të shekullit të kaluar ishte plotë me kombësi (nacionalitete) të ndryshme . Ishin Hebrenjtë, Çekët , Hungarezët , Gjermanët dhe Rusët. Kishte edhe Rumunë , Grekë e Slovenë. Me të gjithë jetohej normalisht , por vetëm me shqiptarët nuk shkonte mirë; i shanin , i thirrnin me emra nënçmues ,dhe ngadalë ngadalë krijohej muri ndarës në mes të shumicës serbe dhe tyre; të nevojshëm për punët në ndërtimtari dhe bartjen e klavirave nga një shtëpi në tjetrën Por dikush duhej që t´i bartë tjegullat në katin e fundit të pallatit të kinemasë ”Beogradi” e cila ndëertohej aso kohe, dikush duhej që t´i shkarkoj të dy tonelatat e qymrit (thëngjillit) për mamin tim , por çka të bëjmë me ta kur t`i kryejnë punët? Qëndrimi i tyre në mes të Beogradasve për një djalosh 6 vjeqar ( Bora Ćosić ”Albanac i ja”) ishte diçka egzotike: e dija që vinin nga jugu, që janë të varfër dhe shendetligë, që  pasi i sharronin drunjtë nëpër oborret e qytetarëve , flenin nëpër podrume , ushqeheshin me sardina dhe rrush. Ishin shumë të tjeshtë , pak të turpshëm , kryesisht shumë të sjellëshëm. Nuk e dij se pse nëna  ime e tregonte një çikë rezervë karshi atyre, e mua nuk më kujtohet që unë  të jam shoqëruar ndonjëherë me ndonjë fëmijë shqiptar, mendoj as që ishin në shkollat tona ”....vazhdon më tutje Bora Qosiçi në kujtimet e tija për shqiptarët.

Pra të tillë ishim , të tillë na njihshin, të tillë na paragjykonin dhe si të tillë donin të na zhbënin.

Lav Trocki , pas luftërave të Serbisë me ne në vitin 1912 shkruante :” Sërbia e muarr Kosovën , por e morri edhe një gurë të rëndë mulliri mbi shpinën e zhvillimit të saj”

(Srbija je zadobila Kosovo, ali i mlinski kamen na vratu svog razvitka. (Lav Trocki, dopisnik sa balkanskog ratišta 1912)

Trocki  që më kohë e kishte nuhatur që jeta me shqiptarët për serbët nuk është e mundur . Ata edhe sot e kësaj dite e mendojnë të njejtën . Të kotë e kemi ne; të kotë e ka bashkësia ndërkombëtare.

Ivo Andriçi (hkrimtari nobelist i vitit 1961) ishte ambasador i Mbretërisë së Jugosllavisë  në Gjermanin e Hitlerit dhe  në atë kohë në Janarin e vitit 1939 në kërkesë të Milan Sojadinoviçit e bëri projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë , sipas të cilës Sërbija duhej të merrte Shqipërinë e Veriut dhe Durrësin ” (Ante Beljo, Ideologija Velike Srbije ). Elaborati i Ivo Andriçit i datës  30.01.1939 ishte bërë si ” përkujtues” zyrtar pë çështjen shqiptare për përdorim të mbrendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë :

” Kur të ndahet Shqipëria do të zhduket vendpërkrahja për pakicën shqiptare në Kosovë, dhe e cila në situatë të re do të asimilohej më lehtë. Neve do të na takonin edhe  200 000 - 300 000 shqiptarë të tjerë por ata janë të shumicës katolike dhe marrëdhënjët e tyre me Shqiptarët musliman nuk është e mirë (?) Pastaj shpërngulja e shqiptarëve musliman për në Turqi do të bëhej nën rrethant e reja , dhe nuk do të kishte shumë pengesa për pëngimin e kësaj  shpërnguljeje”

Dy motive që vazhdimisht rëndojnë mbi ne ,sipas planeve serbe ,marrëdhenjët ndërfetare dhe shpërngulja e shqiptarëve musliman ) . Plane , plane , plane e ne nuk vetëdijësohemi !

Në të njejtën kohë me Ivo Andriçin , me 3.Shkurt 1939 u shfaq edhe projekti tjetër për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë  i cili elaborat iu dorëzua Qeverisë së Stojadinoviçit. Fjala është për projektin e Ivan Vukotiçit i cili e  propozonte ndarjen e Shqipërisë me Italinë në vijën Strugë- Librazhd - Elbasan- Durrës. Ai  vjen në përfundim që është ” më mirë një dritare e Italisë në Ballkan se sa një shtëpi shqiptare (Ivan Vukotić, O Albaniji i interesne sfere ).

 

Historikisht urrejtje , gabimisht thuhet urrejte ajo ishte dëshirë shekullore për tokat shqiptare por pa shqiptar. Në Arkivin e Institutit Historik të Kosovës është dokumenti ku thot: ” Gjatë luftës së dytë botërore armiqësia në mes shqiptarëve dhe Serbëve ishte në kulmin e saj . Në raportin   e Komandës së korpusit të dytë të çetnikëve të Drazha Mihajloviçit , çetnikët deklaroheshin se do të luftojnë kundër Shqiptarëve deri në zhdukjen e tyre, por urrejtja ndaj shqiptarëve ishte edhe tek dashamirët e komunizmit . Shumë çetnikë pas amnestisë së vitit !944 kaluan në rradhët e partizanëve dhe e mbanin gjithnjë të njejtin qëndrim : Te zhdukën shqiptarët !

” Është pak e njohur , përveç historianëve profesionist , që me problemin e Kosmetit (Kosovës) dhe të Shqipërisë së sotme , si dhe me të gjitha problemet që dalin nga zgjidhja  e saj është marrur edhe shkrimtari ynë i madh Ivo Andriçi, kuptohet  në cilësinë e diplomatit dhe shërbetorë i Ministrisë së Punëve të Jashtme.. Sipas detyrës zyrtare në vitin 1939 pë Kryeministrin e asaj kohe të Mbretërisë Jugosllave Miladin Stojadinoviçin  e shkroi elaboratin se si ai e shihte  situatën e mbrendshme dhe të jashtme me theks të posaçëm në Balkan dhe  në shtetet Ballkanike  e me Shqipërinë në te. (.O Kosmetu ).

” Në tekst ka edhe shumë detaje interesante dhe se në fund flitet për problemin që neve na ngushton dhe më së shumti na intereson. Ivo Andriçi me atë zërin e tij të butë e analizon atë që edhe para luftës së dytë , me keqardhje  , e edhe deri në ditët e sotit  është pika më e dhimbëshme serbe- problemi i Kosmetit dhe shtetit të Shqipërise ” përfundon autori . E unë po e shtoj që shqiptarët më shumë iu interesojnë serbëve se sa vetë shqiptarëve.!

”Diku pas 40 vjete nga shkrimi i memorandumit të Andriçit , ai u bë publik në ” Časopisu za suvremenu povijest”  të Zagrebit. (1977)  Heshtjen për elaboratin e Ivo Andriçit ( se serbët ende sot nuk flasin me dëshirë fxh) ,pas vdekjeës së Titos e theu Ibrahim Rugova , si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që ishte , duke e akuzuar Andriçin për nacionalizëm , pra veprat e tij  më nuk mund të mësohen e ligjërohen në shkollat e Kosovës. Sipas tyre ( shqiptarëve fxh)një nobelist i shpërblyer për vlerat e tija humane bëhët nacionalist serb ” (Milka  Luqiç)

(Për  një rezyme të shëndoshë dhe kritikë  ndaj nesh se si i vlerësojmë të mençurit , kuadrot  dhe punëtorët tanë të kombit  në krahasim me serbët :

”Ivo Andriçi lindi më 1892 në Dolac- Vdiç në Beograd  më 1975 , ishte shkrimtar serb dhe jugoslllav , Ishte Diplmat i ish Mbretërisë së Jugosllavisë . Fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961 për romanin ”Ura e Drinës ”(1945 ) Isht e anëtarë i Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë deri në vdekje Që nga viti 1920 u bë administrator në Ambasadën në Vatikan, e pastaj punoi si në konsulatat në Bukuresht, Trieshte dhe Grac ( Бриљантна дипломатска каријера („Политика“, 10. октобар 2011) , dhe si njeri i vyer për çështjen serbe kurrë nuk u akuzua për ”tradhëtar ” nga serbët sepse iu shëbeu të gjitha regjimeve shtetrore  . Medet se ku jemi ne ! )



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT