E enjte, 25.04.2024, 01:21 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Letër dëshmorëve të Kosovës

E diele, 15.06.2008, 03:50 PM


Skender Korça
Letër dëshmorëve të Kosovës

Dëshmorë të Kosovë,

Ju shkruajmë nga Kosova .....

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Është viti 2008. Jemi në shtetin e pavarur që nga 17 Shkurti 2008. E shpallëm më në fund dhe po na pranojnë çdo ditë ngadalë. Çfarë shteti kemi bërë ende nuk po e kuptojmë. “ Ca miqë dhe misionet” janë shëndrruar në banorë vendor. Është viti 2008. Ju nuk jeni këtu për të parë se çfarë po bëhet. Mos flini rehat se gjumi i juaj i rëndë do mallokjë historinë. Varret e juaja sa janë të njoma, janë nga gjaku e jo nga kujdesi që po bëjmë për Ju. Mos na e shihni për të madhe. Jemi moderuar skjashëm dhe rrallë na kujtoheni. Kush flet për Ju i thonë katunar dhe njeri që e prish jetën  dhe e prish imazhin e perëndimit. Ca thonë se është shumë budallallëk të flasësh për JU. Madje po thonë kështu shpesh herë edhe bashkëluftëtarët. Mos flini juve se po na mallkon historia. Rri me sy dhe veshë “ hapur” sepse më mirë më ju do bëhet dialog për të ardhmen se më këta të gjallët që jemi mbetur. Ja u morrën pushkët. Nuk ju kanë shënuar askund. Nuk është aksioni i pushkëve, por është aksioni i vullnetit. Mos u frikësoni sespe askush nuk ju ka denoncuar se keni bartë pushkë dikur në histori. Sepse as që po i kujtohet kujt se keni luftuar. Është harruar kjo mesele. Sa herë që i duhet dikujt me marrë të holla për përfitime ju përmendin emrin se kanë qenë miqët tuaj dhe bashkëluftëtarët tuaj. Nuk  pyet kush se kush kend e ka pasur shok apo bashkëluftëtar. Që po flet dikush në këtë kohë për Ju mos u brengosni sepse kjo nuk po ndodhë sepse as mirë as keq nuk flet kush. Është një kujtim kur shohim vetëm jetima,  por edhe këtu disi me cep syri sepse jetimin nuk e do askush. Kështu po flitet. Sa shpejtë e mësojmë të keqën. Janë mbetë disa të plagosur rëndë që atehërë që ishte rrëmujë, sepse nuk guxojmë me i thënë luftë. Janë mbetë si atëherë njejtë. Janë më të plagosur se ateherë, janë pa gjymtyrë, pa krihë dhe pa sy. As shkopinjë për t’u mbajtur nuk ju kanë siguruar. Buka e tyre do bëhet helmi i historisë. Po thonë se i kanë lodhur ata që “japin” pare dhe ndihma për ata. Shumë herë i hjëkin nga lista. Nuk dihet se në çfarë lista i kanë regjistruar. O dëshmorë askush nuk do me ju pranuar të vërteten se ju kemi borgj juve. Kanë vdekur po thonë. Kur vdes njeriu , vdesin edhe borgjet. Ngjalluni një ditë dhe na shihni se çfarë po bëjmë. Kush po i mëshon thumbit e kush patkonit? Ju i dalloni miqët, shokët dhe bashkëluftëtarët. Ju i njihni edhe historianët që dijnë të shkruajnë, sepse atyre edhe pse ju keni dorëzuar lejen e njoftimit tuaj, po ndodhë që po e bishtërojnë historinë. Apo e kanë harruar edhe historinë tuaj në këtë kohë dhe do shkruajnë më vonë për një histori të pa pritur apo një histori të një skenari tjëtër të pa lexuar. Na treguan një ditë shokët tuaj i kanë përzënë dy herë shumë nga ata, edhe nga qerdhet e luftës, nga kazermat dhe nga jeta po i privojnë çdo ditë. Edhe njëherë po duan të ju ndjekin shokët tuaj. Po i përzënë. Shokët tuaj janë protagonistët që po duan të i ndjekin shokët e vet.
Nuk ju besohet se një ditë kur do takohemi të gjithë se çfarë do flasin tash për Kosovën. Nuk ka punë, nuk ka asgjë që na duhet, nuk ka rrymë, nuk ka jetë, por të gjitha këto në shikim të parë nuk i pranon askush. Është një jetë shumë artificiale. Njerzit duan të ruajnë historinë tonë,por nuk po na lejon shteti.
Nëse ju kujtohet mirë juve kur keni dhënë kushtrimin dhe keni ngritë flamurin ushtonte mali nga himni. Tash është ndryshe. Po thonë edhe këngët e ish jugosllavisë tash mundesh me i kënduar me këtë himn se nuk kemi tekst.
Flamurin ju kanë marrë nga koka që ishte ky flamur si sfingë e valvitur, nga lapidarët e juaj,  madje edhe bacës Adem dhe bashkëluftëtarëve të tij, kanë për ti ja marrë në Prekaz. Shqiponjë dykrerëshe nuk ju ruan as ju as askend në Kosovë. E kemi një flamur tjetër. Është flamur i multietnicitetit. Mos u brengosni shumë se bashkëluftëtarët e juaj e kanë qëndisur në zyren e vet dhe askush nuk ju ka penguar, sepse nuk e dinim  a po qëndisë dikush flamurin në këtë kohë.
Lufta që këni bërë është një hsitori vete, por është ideali i një historie se gjërat kanë ndryshuar.

Në prezentimin e shtetit të Kosovës, kur nuk jeni ju, nuk na lënë të flasim fare, gjë që na kujton se kur ishit tamam ushtarë edhe pa pasaporta shkonit kështjellave të Evropës për të fol dhe u marrë vesh për Kosovë. Tash kanë ndërruar gjërat. Këndoheni vetëm në këngë, madje edhe në referenet e atyre që janë vërtëtë këngëtarë, sepse në ritme moderne nuk përmendeni thuaja askund. Nuk ju njohin gjeneratat e reja sepse nuk është shkruar tamam histori.
Këtë letër e adresoj për të ju thënë juve, për të ju kujtuar këtë qershor kur erdhët më miqët tonë më të fortë dhe ata të vërtëte. Hytë në qytete Kosove për të çliruara Kosovën.  Ishin shokët e juaj se ju nuk erdhët , kishit mbetur në male, në acarin e kohës për të na dhënë dritë neve edhe më. E di se gëzoheni që erdhën ata që munden, sepse nuk e keni parë idealin që të jetë gëzimi i vetëm i juaj, por edhe i të tjerëve dhe për të tjerët keni luftuar. Ky ishte muaji më i mirë i jetës së shqiptarëve të Kosovës, qershori 1999. Nuk ditëm ta ruajmë këtë qershor si diçka historike, sepse historinë kushdo e kush mos po e shkruan në Kosovë. Ju them te drejtën se shumë histori u ndërtuan dhe po shkruhen në Kosovë. Ju lutem a do ketë mundësi që një histori reale të ju përfshijë edhe juve, sepse kjo orë historie  do jetë dhe është ora e së vërtetës. Ju lutemi shumë”lexojeni” të gjithë këtë letër, dhe mos flini dhe mos bini në gjumin e rëndë, sepse do na duhej të na këshilloni për të gjetur rrugën e humbur. Jemi mbetur në oborre me rrugë të humbur e na duket si të ishim në mal. Ju malin e dini dhe e njihni mirë. Mali ju njeh juve dhe ka respektin tuaj.

Ju premtojnë se në letrën tjetër të vitit 2009 do ndërrojmë për të mirë, për të mos lënë dhe më shumë fëmijë pa bukë, shkolla pa nxënës, ikje nga vendi i çliruar, ikje nga pavarsia...ikje nga vetja jonë, do bëhemi ndoshta edhe më kombëtarë, do shohim synimet tuaja dhe do mundoehmi t’i realizojmë...Sepse ky do jetë guximi ynë për të ju shkruar një letër tjetër,sepse shqiptarët duhet bashkë me ju dhe nga ju, të janë faktorë. Mos të harrojmë se Shqipëria është ftuar në NATO, Maqedonia është në krizë bashkë me veten e saj shqiptare atje, kurse troje te tjera shqiptare si janë Lugina dhe shqiptarët e Malit të Zi ende po hjekun te zitë e ullirit, sepse ju më së miri e dini se si janë trajtuar dhe trajtohen këta...

Letra tjetër shpresoj se do jetë një që flet për integrimet tona si popull e pastaj në rajon e më gjerë, jo si diçka si kjo letër që figurë qendrore ishim ne shqiptarët e Kosovës të shpërfillur në rend, sepse po lutemi shumë që të na thonë shqiptarë Kosove për të pasur guximin për ti thirrur shqiptarët, shqiptarë në trojet tjera, sepse nëse na lënë edhe emrin – kosovarët, sepse nuk do dijmë për cilin etnitet të ju shkruajmë më shumë sepse gati jemi bërë të “barabartë”, madje nuk do ju them asgjë në letrën tjetër për shqiptarët tjerë sepse fqinjët duhet vetëm nderuar dhe mos të përzihemi në punët e tyre.
Lavdi  jetës dhe veprës tuaj, lavdi edhe neve  në këtë kaos ku ndihemi vetëm të gjallë



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora