E enjte, 25.04.2024, 07:04 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Nëna kërkon të birin Serxhio Vera në Amerikë

E shtune, 12.04.2014, 05:11 PM


Rubrika ”Njerëz të humbur” në faqet e DIELLIT

NËNA KËRKON TË BIRIN NË AMERIKË

Kush e ka parë ose kush e takon Serxhio Vera (që është parë në vitin 2005 Boston) është i lutur që të telefonojë në telefonin 917-254- 6103 dhe 718-365-6930 ose të na shkruaj në Emailin: gazetadielli@gmail.com

Editori i Gazetës DIELLI ka marrë një letër nga zonja Margarita Vera, emigrante në Greqi. Zonja Vera prej kohësh është në kërkim të djalit të saj,i cili ka humbur në rrethana misterioze kur ishte emigrant në Greqi.

Serxhio është i datëlindjes 04/07/ 1974.Sot duhet të jetë 38 vjeç. Ai lindi në Pogradec nga prindërit Ilia dhe Margarita Vera. Margarita ka punuar mësuese në Pogradec dhe Serxhio njihej si djali i mësuese Margaritës. Që nga vitet 1990-91, Serxhio ndërpreu studimet në shkollën e mesme mekanike dhe emigroi në shtetin fqinjë, në Greqi.Ai u vendos në kryeqytetin grek, Athinë, në zonën Nea Liosa. Në vitin 1994, u largua që aty dhe shkoi në Nea Kifisia. Aty po priste që të shkonin edhe prindërit, pasi vetë nuk ndjehej mirë. E kishin lënë më parë vendtakimin, por kur prindërit mbërritën atje, nuk e gjetën djalin. E kërkuan gjithandej, por më kot. Të gjitha përpjekjet shkuan kot. Atëherë prindërit iu drejtuan medias. U tregua i gatshëm për t’i ndihmuar Angjeliki Nikoluli përmes emisionit njerëz të humbur, por nuk u gjet. Pra nuk ndodhej në Greqi.

Në vitin 2009 iu drejtuan për ndihmë ekranit të TV në Tiranë përmes emisionit”Njerëz të humbur” të gazetares Aida Shtino.Këtë herë provuan një ndjenjë gëzimi, kur Brunilda Mukollari, ish nxënëse e mësuese Margaritës në Pogradec, me banim në Boston, telefonon dhe jep lajmin e gëzuar se Serxhio ndodhej në Amerikë dhe se ajo e kishte takuar vetë. Brunilda njoftoi se Serxhion e kishte takuar në vitin 2005. Kishin qëndruar bashkë dhe kishin biseduar. Brunilda informoi se Serxhio jetonte në Masachusetss dhe se gëzonte shëndet të plotë. Pra pista e kërkimeve dhe shpresave ringjallen dhe zhvendosen në Boston.

Por kanë kaluar tre vjet nga informacioni i Brunilda Mukollari dhe ende Serxhio nuk është bërë i gjallë. Nëna e vuajtur pret plot shpresë se një ditë ai do të lidhet me familjen dhe do t’ia rikthejë gëzimin dhe do t’ia largojë vuajtjet dhe ankthet që ka përjetuar gjatë këtyre 18 viteve që kërkon dhe ëndërron të birin.

Janë të lutur lexuesit e Diellit, veçanërisht ata të Bostonit, nëse e kanë parë Serxhion(Shihni fotografinë e tij) të përpiqen që të ndihmojnë në këtë kërkim. Kush e ka parë ose kush e takon Serxhio Vera është i lutur që të telefonojë në telefonin 917-254- 6103, dhe 718-365-6930 ose të na shkruaj në Emailin: gazetadielli@gmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora