E enjte, 25.04.2024, 10:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Suzana Kuqi: Ne dhe kompjuteri

E diele, 15.06.2008, 01:07 PM


Suzana Kuqi
Ne dhe kompjuteri

Nga Suzana Kuqi

Ky kompjuteri paska qënë shumë i keq. I keq dhe irrezikshëm. Mjaft të të hyjë mikrobi i tij dhe… të merr lumi. Sapokthehemi nga puna, para se të ulemi për të ngrënë bukë duam më parë tëkontrollojmë postën. Vajza hyn në forumin e saj e nuk kujtohet tëdalë. Veç kur e dëgjon që kakaris së qeshuri herë pas here. I themi talëroje vendin pasi nuk mund të rrijë tërë ditën aty, por e kotë. Nësenuk nisim t'i ulerijme e ta bëjmë të kërcejë përpjetë nga frika , nukçohet. Pastaj e ka rradhën burri i dashur që fillon nga solitario epastaj me lojëra të tjera. E rrembejnë aq shumë sa edhe darkën e haaty, mbi tavolinën e kompjuterit. Po masturbon trurin , i them unë ,ndërsa më gërryen për vete padurimi për të parë postën time. Po kushtë len ? Karrikja  nuk ftohet kurrë, ai në banjë, vajza në kompjuter.Djali e ka zgjidhur problemin ka blerë një tjetër dhe e mban në dhomëne tij e nuk len asnjë ti hyjë në pjesë. E mban tërë pasditen ndezur nëinternet . Jo vetëm kaq, por seç përdor disa marifete që internetin etij e bën të shpejtë ndërsa tonin e ngadalëson në pikë të fundit. Porpër këtë burri i dashur nuk e çan kokën. Ai nuk e përdor internetin.Ndërsa unë i vij rrotull shtëpisë duke bërë punë e duke gatuar pormendjen e kam veç aty. Kur do të më lirohet kompjuteri. Prit e pritpor hiç. Atëhere e humbas durimin e filloj e përplas sendet që kam nëdorë ne fillim pak e nga pak e pastaj me me forcë. Lëre mos e pyet,nuk duket sikur bëj punë po sikur zihem me tenxheret e kapakët e tyre.Pastaj më vjen të bërtas por nuk e bëj, e kam provuar por rradha mëështë vonuar më shumë, sikur ma bëjnë për inat. Për të mos bërë llafedal e i bëj një xhiro qenit. Kthehem në shtëpi por hiç. Kompjuteriështë i zënë. Ne televizor ka filluar një film simpatik, nga ato tefantashkencës që më pëlqejnë mua . E mbledh mendjen të ulem e të shohfilmin por pas dhjetë minutash e kuptoj se kot e kam, nuk përqëndrohemdot. Ja çoj darkën burrit tek kompjuteri duke ja përplasur pjatën mbitavolinën e kompjuterit, të them të drejtën me një farë frike se mundtë zemërohet, por ai nuk ma var fare. Tani e ka problem të mbyllëseancat e lojës në sa më pak kohë , e të merret me mua do të thotë tësabotojë lojën e tij. Unë ha darkë vetëm në kuzhinë. Vajza e mërziturka dale me një shoqe ndërsa djali me të fejuarën. Pasi ha darkë dal enxjerr edhe një here qenin jashtë duke përplasur derën me shpresë sekjo do ta bijë në terezi burrin. Kur kthehem është përsëri në tënjëjtin vend ku e kam lënë. Duke sharë e duke ju ankuar vetes veshpizhamet e futem në krevat. Por nuk më zë gjumi. Aty rreth mesnatësndjej burrin të futet në dyshek. Ai futet unë dal e shkoj në sallë kuështë kompjuteri. Kur  si per dreq vajza është dystuar para meje. Nukja zgjas shumë , e kap për krahu dhe e çoj në dhomën e saj pa jua vënëveshin protestave të saja. Pastaj dystohem unë. Hap internetin poështë i ngadaltë. Cohem e i jap një ulërimë djalit që ta mbyllëai.Tani po, ecën më shpejt. Dystohem aty dhe shkrihem e tëra. Lexoj,shkruaj , kërkoj për çdo gjë që më bjen ndërmend atë çast , pasi atoqë pata menduar të bëj më parë tashmë më janë fshirë nga truri. Ani,idetë lindin njëra pas tjetrës e unë nuk e ndjej se si ikën ora . Atyrreth orës dy pas mesnate ndjej një hije që më afrohet e rrënqethje tefrikëshme më akullojnë trupin. Eshtë im shoq që vjen të kontrollojë seku i ka humbur gruaja.Kur më sheh i shkrin gjaku por nuk e jep veten.Më thotë se më ka lënë mendja fare që rri aq vonë  sepse do të mëduhet të iki në pune në mëngjes. Unë e përzë duke i thënë se do të rriedhe disa minuta e ai më le të qete.Por ato minuta…E bukura është senjë ditë të djelë erdhi mamaja ime dhe burri i dashur sapo u çua , lausytë e mori të ulej në kompjuter.
- Ah ky kompjuteri , është bërë sëmundje –  thotë mamajaime duke psherëtirë e në fakt ka parasysh tim vëlla.- Më duket se edhekëtu tek ju…           - Lëre, lëre , deri në tre të natës ka ndenjur dje…-ka gojëte flasë burri im i dashur.           - Nuk po e pin kafenë ? - vazhdoi mamaja këtë herë kishparasysh tim shoq që ashtu i sulur për tu ulur i pari në kompjuter ,nuk e vuri re filxhanin e tij të kafesë mbi tavolinë.           - Ka lojtur fare nga mendtë e kokës , sëmundje e çfarësëmundjeje – ja mbajti ai duke më patur parasysh mua.           - Nuk e di se ç'lezet i ndjeni ju burrat atij , në vend qëtë dilni e të pini një kafe në bar me shokë…- mamaja vazhdonteligjërimin e saj.Pornuk mori më përgjigje. Burri tashmë kish humbur i tëri pas lojës e nuke dëgjonte më . Ndërsa mua më kapte gazi se si ja fusnin njëri gozhdëse tjetri patkoit pa e kuptuar njëri tjetrin…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora