E enjte, 28.03.2024, 01:22 PM (GMT)

Intervista

Lorena Stroka: Interviste Ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Albert Zholi

E diele, 15.06.2008, 03:00 PM


Albert Zholi
Librarite u buzeqeshin nga trotuaret te rinjve, ndersa Pub-et, u boshatisin xhepat.

Kostumi i bukur i gjuhes shqipe duket i arrnuar nga huazimet

Deliri eshte fundi i arsyes dhe kurthi i pengeses

Nga Lorena Stroka - Zemra Shqiptare

Eshte inteligjent, human, i talentuar, social, sigurisht qe behet fjale per shkrimtarin dhe publicistin e njohur z. Albert Zholi. Personalitet sa i vecante po dhe aq  interesant, pikerisht kjo ishte ajo cka me shtyu te realizoja kete interviste me shkrimtarin ne fjale. Pervec njohes i shkelqyer i gjuhes shqipe, eshte edhe shprehes i denje i mendimeve te tija. Z. Zholi eshte nje nder shkrimtaret e pakte te cilet i lexon dhe rilexon po me te njejten deshire dhe interes. Shkrimtari e ka filluar qe heret veprimtarine e tij publicistiko-letrare, qe atehere kur ishte bashkepunetor i revistes "Hosteni" (1990) deri me sot i cili mban detyren si kryeredaktor i gazetes Iliria News. Z. Zholi eshte autor i me shume se 10 librave te botuar si dhe i nje sere shkrimeve dhe intervistave te tjera te realizuara prej tij. Motivet dominuese te krijimtarise se tij jane temat sociale dhe kryesisht plaga aktuale shqiptare e emigracionit.
 
I nderuar z. Zholi, se pari dua t'ju shpreh urimet me te mira per vleresimin e merituar. Para disa ditesh, jeni nderuar me titullin "Anetare Nderi i Lidhjes se Emigranteve Shqiptare ne Greqi" per kontributin e dhene per femijet e bashkeatdhetareve tane qe jetojne jashte dhe personave ne nevoje. Do doja te me pershkruanit emocionet qe perjetuat gjate ketij vleresimi?

Bota rron mes cudise, se vertetes dhe detyrimit. Tri ligje te cilat natyra ia ka vene si rregulla njerezise. Ne keto tri rregulla, ne raste te vecanta njeriu vecon detyrimin (mendimi im). Te gjithe intelektualet e sinqerte kane detyrime ndaj personave ne nevoje. Ndersa gjithe mediat dhe politika (kjo per mua mese e detyruar) ka detyrime ndaj emigranteve, pjeses me vitale, me te vetsakrifikuar, me te ndergjegjshme, me punetore te kombit. Kur bie fjala per keto dy pjese te kombit, jashte hartes gjeografike te atdheut (njerezve ne nevoje dhe emigranteve ne pergjithesi), cdo falenderim per nje ndihme sado modeste, merr permasat e nje emocioni te paparashikueshem. Politika ndan dekoratat sipas bindjeve (rralle here sipas kontributeve), shoqatat dhe organizatat joqeveritare sipas punes dhe perkushtimit. E ndjeva veten te “perkedhelur’, sepse nje cmim zemre vlen sa per 10 dekorata bindjesh politike. Fola dy fjale zemre dhe dhashe mijra urime zemre.  Nese do qe te gjesh ate qe ke enderruar, gjithe jetes beso ne ate qe ke dhene me shpirt - thote nje fjale e urte popullore

Jeni konsideruar si shkrimtari qe ja ka kushtuar jeten Emigracionit. Kjo tregon se jeni nje njeri i ndjeshem dhe human. Cila ishte ajo qe ju frymezoi te shkruanit per kete plage sociale, ishte thjeshte nje rastesi apo dicka me e thelle?

Une jam nje ushtar i zakonshem ne falangen e madhe te letershkruesve shqiptare. Secili ka zgjedhjen e vet ne krijimtari. Une zgjodha temen e emigracionit, pasi isha 8 vjet ne emigracion. Punova si gazetar dhe ne pune te ndryshme. Por ndoqa nga afer qysh ne fillimet e veta emigracionin shqiptar post komunist. Nje emigracion i papare per nga permasat, menyrat e ikjes, grupmoshat etj… Emigracioni shqiptar i viteve 1990-2000,eshte nje nga emigracionet me te paimagjinuara ne historine e emigracionit boteror. Brenda nje harku kohor 8 vjeçar u shkulen nga trungu i tokes ame rreth 1 milone shqiptar, duke kthyer gjithe vemendjen e politikes dhe medias boterore ne kete vend te vogel te Europes plake. Une, kete ikje massive, kam mundur ta hedh ne librin tim te pare “IKJA E MADHE”, nje liber qe u botua ne Greqi ne vitin 1997, ne shtepine botuese te Arvanitasit te shquar, Rilindasit te koheve modern,e te madhit Aristidh Kolja.  Kjo shtepi botuese, kishte dhe nje emer po kaq te madh dhe sinjifikativ “Thamiras”, qe sipas arvanishtes se pare, do te thote “E tha mire”. Ne kete liber, ne intervisten qe i pata marre Aristidhit ai ka thene” Askujt , as nje politikani, shkencetari, histroiani, analisti, etj…nuk ja merrte mendja se ne Shqiperine e pas viteve ‘90 do te ndodhte nje emigracion i permasave biblike, me te madhe se ajo pas vdekjes se Skenderbeut”. Jeta ime ne Greqi me lidhi me te gjithe grupmoshat e emigranteve, te cilet, per cdo moment, per cdo hall, problem, shqetsim, vrasje, gezim me informonin, me mbanin ne korent. Une u jam borxhli te gjitheve qe shume histori, , ngjarje,  nuk i lane te “vdisnin”, por te hidheshin ne leter dhe te beheshin kujtesa e gjalle ne vitet e ardhshme per te gjithe shoqerine shqiptare. Per emigracionin shqiptar ne Greqi kam botuar 3 libra. “Ikja e Madhe”, “Vite emigracini” dhe “Endrrat e mergimit”. Keto ishin shtysat e mia qe me hodhen ne detin e madh te halleve te emigracionit, por dhe ne shpresen e bukur te njerezve te sakrifices qe i japin energji te pa kurseyer cdo dite atdheut. Ata jane drita e paster ne qiellin gri te tranzicionit shqiptar.

Vitet e fundit, fluksi i emigranteve shqiptare ka qene ne rritje. Po ashtu edhe problemet qe ata perballin ne vendet ne te cilat shkojne, pervec pajisjes me lejet e qendrimit, ajo cka duhet te na shqetesoj me shume eshte analfabetizmi i gjenerates se re ne lidhje me gjuhen shqipe. Pjesa derrmuese e te cileve nuk njohin as shprehjet elementare ne gjuhen amtare. Sigurisht i referohem faktit qe nuk ekzistojne shkolla te mirefillta shqipe. Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me kete fakt, dhe nese jeni ne dijeni te ndonje iniciative per celjen e ndonje institucioni te tille?

Ne nje takim qe u zhvillua me diplomate shqiptare dhe te huaj para disa muajsh ne hotel “Rogner”  midis te tjerave theksova. Kater jane problemet qe shqetesojne emigrantet tane kudo qe jane:1-Legalizmi. 2-Bashkimi familjar. 3-Mesimi i gjuhes shqipe.4-Radhet e pafundme ne ambasada per legalizimin e dokumetave. Ky problem eshte me shqetesues sidomos ne Greqi, pasi aty numri i emigranteve eshte me i madh, sikunder dhe numri i te pa legalizuarve eshte po aq i madh. Ne kete konteks edhe mesimi i gjuhes shqipe ka marre permasa te paparashikuara. Shpesh here prinderit, duke i dhene perparesi problemeve ekonomike, e kane lene ne harrese kete problem madhor  qe do te jete fatal per te ardhmen e femijeve. Ne nje te ardhme jo te larget, shume femije do te duan perkthyes ne atdheun e tyre. Do te jene dhe do te ndihen te huaj ne atdhe. Jane dy pale, fajtore ne kete problem teper shqetesues i pari shteti, e dyta familja. Iniciativat private te shume mesuesve shqiptare ne Greqi, nuk mund ta nxjerin nga kriza kete fenomen te rrezikshem pa ndihmen e shtetit. Jane bere perpjekje midsi dy qeverive, jane nenshkruar marreveshje, por asgje e qarte nuk duket ne horizont. Ky problem vetem sa mund te ceket ne nje interviste. Ai eshte shume i gjere, i thelle. Do nje analize te plote nga specialiste dhe nje nderhyrje te studiuar nga shteti. Duhet sheruar qysh tani kjo plage, pasi pas disa vitesh, do te jete shume vone. Kembanat e larmit te sotem, neser nuk do te gjemojne, pasi zhurma do te sfumohet nga myku i kohes. Dhe per kete pergjegjese kryesore do te jet Politika shqiptare, por qe pasojat do ti vuaj gjithe Kombi. Ne librin Ikja e Madhe une ketij fenomeni i kam kushtuar nje kapitull. Por..

Gjuha shqipe! (Gjergj Fishta)

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Ketu ne "Zemra Shqiptare" por edhe ne media te tjera te shkruara dhe elektronike, publiku ka pasur mundesine te njihet me mje pjese te madhe te krijimtarine suaj . Ajo cka del natyrshem dhe pa e kerkuar aspak eshte thjeshtesia, cilesia dhe mesazhi qe ju percillni nepermjet tregimeve, analizave dhe shkrimeve tuaja ne pergjithesi. Pra ndryshe nga te tjeret ju keni nje stil te vecante, a mund te na flisni pak per kete?

E theksova pak me lart. Cdo krijues ka stilin e tij, te vecanten e tij, menyren e tij te te shkruarit, te te krijuarit, te te komunikuarit, te te berit art. Duke u marre me problemet e emigracionit dhe femijeve jetime, kam percjelle me shume dhimbje, por edhe optimizem. Aty ku ka dhimbje, krijimtaria del vete e bukur. Nuk ke nevoje per zbukurime. Veprat e medha nuk dalin nga sallonet moderrne, por nga nga dhimbjet e medha. Historia dhe krijimtaria  jane dy mjetet qe jetojne me gjate se c´do mjet tjeter, ne largesine  e shekujve. Po krijove me shpirt, realizem, problemet me akute te shoqerise, besoj se jetgjatesia e krijimtarise e ka gjetur vazon e vet te mbijeteses. Kushdo qe eshte munduar te shkruaj dicka per emigracionin, gjithmone ka shkruar bukur. Sepse ngjarjet jane te tilla. Shume emocionuse, mbreslenese, qe te mberthejne dhe te gozhdojne perpara tastieres apo fletores.

Sipas mendimit tuaj sa rol te rendesishem luan libri ne kulturen shqiptare, sigurisht i referohem gjenerates se re e cila preferon qe ta kaloj kohen e lire, neper club-e e bare dhe jo te lexoj nje liber. Kjo mund te ndodh per vete faktin  se dhe librat qe qarkullojne neper librari te ndryshme, jo gjithemone jane brenda preferencave dhe kerkesave te tyre, apo thjesht ne si popull i kushtojme pak rendesi ne pergjithesi?

Mencuria eshte simptome qe u sherben atyre te cilet e admirojne.
Kjo mencuri vjen nga libri. Ai eshte i pazvendesusheshem. Nje liber eshte nje thesar qe asnjehere si dihet vlera. Eshte si vera, sa me e vjeter aq me e embel, pasi percjell nje ngjarje te paimagjinueshme per kohen qe jeton. Dhe kjo te jep shijen e veres se vjeter. Pa librin, bota nuk do te ishte ne keto stade zhvillimi. Vihet re nga rinia shqiptare nje indiference ndaj librit. Pab-et mbushur, librarite zbrazur. Jo nga librat por nga ferkunetuesit, te rinjte. Kjo eshte nje tragjedi. Ketu rol kane dhe mediat. Me shume reklamojne coca-colat, sesa librat. i riu rend pas reklames. Njerezit e librave jane te varfer. Ata nuk kane mundesi per reklame. Prandaj librarite u buzeqeshin nga trotuaret te rinjve, ndersa Pab-et, u boshatisin xhepat. Padituria eshte vegla me e persosur e varferise. Libri eshte themeli i ndergegjesimit te nje kombi, sic eshte dhe celsi per te hapur dyert e labirintheve te jetes, te perparimit. Gjithe diturit e botes jane transmetuar neper breza duke e sjelle njerezimin ne stadin e sotem te zhvillimit vetem nepermjete librit. Libri flet me gjuhen e perendise. Njeriu meson kur eshte i ri dhe kupton kur plaket, me shume nepermjet librit. Libri eshte kulture. "Njerzit jane te njejete para natyres, kultura, edukata i ben te dallohen"
(Eschenbach)

Do doja te me veconit nje ose disa emra poetsh/shkrimtaresh te rinj te cilet mendoni se do kene te ardhme ne fushen e bukur te letersise?

Jane shume. Nuk mund te vecoj.

Imagjinoni nese do te ishit njeriu i cili do kishte ne dore te ndryshonte njollat e erreta aktuale te letersise shqiptare. Cili do te ishte hapi i pare qe do te ndiqnit dhe pse?

Do te largoja huazimet ne gjuhen shqipe. Sepse me keto huazime, kostumi i bukur i gjuhes shqipe duket i arrnuar. Nje arrnim qe te ngjall krupen. Për më se një dhjetëvjeçar gjuha shqipe po keqtrajtohet jo vetëm në sytë e shqiptarëve, por edhe të botës. Gazetarë, politikanë, si dhe nxënës e mësues, besojnë se tregohen më bashkohor (të zgjuar) duke përdorur fjalë të huaja, por në të vërtetë ata tregojnë një dobësi të tyre që nuk mund të falet. Duhet ta kemi për nder që i përkasim një kulture të veçantë, si nga gjuha dhe nga prejardhja, prandaj duhet të ndërgjegjësohen të gjithë ata që e kanë në dorë dhe ta pastrojnë këtë “gjuhë hyjnore” [Gjergj Fishta]. Koha ka treguar se  gjuha letrare ka qënë aq e suksesshme, sa është pranuar si gjuhë zyrtare edhe në Kosovë, ku popullsia ndoshta e ka më të vështirë për ta kuptuar atë, se sa në trojet e tjera shqiptare. Nuk ka letersi te mirefillte shqiptare pa nje gjuhe te paster shqipe. Disa here krijimtaria shqiptare do perkthyes. Edhe une disa here nuk kam shpetuar nga kjo semundje . ta ktheja ne edukate te krijuesve levrimin e paster te gjuhes. "Nje komb te edukuar eshte e thjesht per ta drejtuar,por e veshtire ta pushtosh"(Lord Brougham)

Per publikun e gjere dhe ne vecanti per lexuesit tuaj, do doja te me thonit nese aktualisht pergatisni dicka te vecante?

Po, sapo perfundova ne doreshkrim romanin “Dashuri e tradhetuar” Dhe pse kam botuar 10 libra ky eshte libri i pare qe kam nisur para 14 vjeteve. Krijimtaria nuk te vjen kur do ti, por kur do ajo. Ajo eshte nje xhevahir qe ndricon ne momnetin kur mungon drita. Athere kur nuk e mendon, ajo te hap rrugen e shpreses se mire. Por po punoj per monografine e artistit te Popullit Luftar Paja. Eshte nje aktor i madh dhe jam mbushur me pergjegjesi. Por e keqja eshte se ai eshte shume i padisiplinuar..E kunderta ime. E merr per ta pyetur  dhe rrugeve nuk le njeri pa takuar..Ma ka sjelle ne maje te hundes (qesh).  Dua ta pyes vazhdimisht, te rikthej nje te kaluar te tij…Artistet keshtu jane…por libri eshte pergjegjesi. Nqs nuk pyete…"Meso nga e djeshmja, jeto te sotmen, shpreso per te ardhmen, por me e rendesishmja eshte te mos ndalosh se pyeturi per te mesuar te fshehtat e botes, ato qe te interesojne"(Albert Ajshtajn).

Duke pasur parasysh qe jeni nje njeri shume aktiv, a gjeni kohe te lire per t'ja kushtuar familjes suaj?

Une i jam borxhli te gjitheve. Familjes me shume. Besoj ata ma falin.  Per mese 9 vjet vetem 3 ore kam shkuar ne plazh, te dielen e pare te gushti te vitit 2007. Kaq. Cdo dite 16 ore pune. S'jam njeri i tavolinave, pasi nuk perdor as alkool, as cigare, bile as kafe. Vetem caj luleshtrydhe apo ndonje gote verë ne darken e vone.

Jane ca momente qe njeriut  i duhet te sakrifikoje diku, per te fituar dicka tjeter. Ndryshe.. Koha ecen. Ajo nuk ka stacion. Fluturon, fluturon. Jo si flutur….Por si nje anije kozmike e pandalshme, me vetem nje destinacion - hapesiren e pamate. Ku ta gjesh pastaj…?!!! Koha dhe rinia nuk kthehen me.

Publiku gjithemone ka deshire te mesoje  sa me shume per njerezit qe i admiron dhe lexon, pra enderrat, deshirat dhe sukseset me ke i ndan z. Zholi?

Jam tip i heshtur (por jo kur s’duhet). Flas shume pak, sa disa here dukem si memec. Miqte me durojne shume ne heshtjen time. Jam me parimin, me e lehte eshte te degjosh se sa te flasesh apo, kur nuk ke ndonje gje me te bukur se te tjetret per te thene, me mire hesht. Nuk dehem nga sukseset, perkundrazi, atehere behem me serioz. Deliri eshte fundi i arsyes dhe kurthi i pengeses. I ndaj sipas llojit, me familjen, te aferm, miq, por edhe te njohur te rastit (ka gezime te castit, mund ta ndash me ate qe je ne tavoline, makine, rruges). Cdo enderr, deshire, sukses, vleresim, ka vecorite e veta dhe ndarja e gezimit kategorizohet.

Cfare admironi dhe largoni tek nje njeri?

Sinqeritetin, vullnetin, punen. I buzeqesh hidhur te pabesit dhe servilit. Ose bej sikur nuk  i shoh apo degjoj.

A mendoni se ekziston miqesia e sinqerte midis dy personave nese po, a keni ndonje mik/mikeshe qe i keni besim te plote?

Ne kete bote te trazuar, ku lufta per mbijetese ka marre permasa galopante shume here shoqeria lidhet mbi baza interesash. Kuptoji po deshe ata (ato) qe afron. Ndonjehere engjejt dalin djaj dhe djajte Engjej. Por ne fund te fundit krijuesi e do nje mik apo mikeshe ne kuptimin e vertete, ku “te falet”, largoje stresin. Si anija me kapitenin ne nje det te trazuar. Kapiteni duhet te largohet i fundit dhe ata jane te detyruar te “bashkbisedojne” per ti dhene amanetet e fundit njeri tjetrit dhe pse e dine qe nuk mund te bashkjetojne me, sepse dikush prej tyre ishte bere shkak i tragjedise (ose cilesia e dobet e anijes ose mosdrejtimi i duhur nga kapiteni). Njeriu ka nevoje te lehtesohet diku. Edhe pse vete e beson se ndoshta ne kete miqesi ka pak hipokrizi. Kam dhe une nje te tille qe i besoj, por brenda caqeve qe leshon Alberti. Per mua njeriu duhet te mbaje patjeter  sekrete. Sekreti eshte elemeti me i bukur i jetes qe te ben ta shohesh  veten dhe boten ndryshe. Sekreti ngjall kureshtje dhe nxit enderren per pune dhe perparim. Ne momentin kur libri lexohet, sekreti eshte zbuluar. Ketu,  interesi per kete lloj libri zbehet. Eshte si puna e femres kur dashuron per here te pare dhe dashurine e ndan me veten, e gezon ne qenien e saj, nuk do tja tregoj askujt se mendon se do tja rrembejne. Ajo buzeqesh me veten rruges, ne shtrat, ne shkolle sepse mendon se i buzeqesh vetem atij qe dashuron pa e ditur askush tjeter psene e kesaj buzeqeshje.  Prandaj dhe bota eshte e bukur, se ka shume mistere dhe sekrete. Ndryshe shkenca nuk do te ecte kaq para, pa hulmutuar te panjohurat. Pra idealja e miqesise eshte utopi, teori, genjen ai qe thote e gjeta te perkryeren. Por mashtron ai qe thote nuk kam nje mik. Eshte nje e keqe e vogel, por nje e domosdoshme e madhe. "Trendafilat, zambaket, karafilat, te gjitha lulet thahen, celiku dhe hekuri thyhen, por shoqeria e vertete as thahet as thyhet"(Abraham Lincoln). Vecse po e gjete….

Z. Zholi duke ju uruar suksese te metejshme ne krijimtarine tuaj, me duhet t'ju falenderoj personalisht dhe ne emer te stafit "Zemra Shqiptare" per intervisten qe na mundesuat.

Emri “Zemrat shqiptare”, nje emer kaq i bukur dhe emocionues, me beri te jem i sinqerte dhe te le hapesirat  e nevojshme ne kete interviste. Nje  Zemer shqiptare, per Zemrat shqiptare. Vetem me kete emer ju kini cimentuar nje embleme qe te tundon. Keni  marre persiper nje mision fisnik qe te ben te ndalesh edhe nqs s’ke kohe. Emri disa here eshte prezantimi i pare dinjitoz U ndjeva mire qe trokitja kete radhe me erdhi nga “Zemra Shqiptare” dhe nuk mund te hezitoja. Para nje emri kaq te bukur dhe fisnik, perulem me nderim dhe respekt. "Idete e medhaja nuk lindin nga truri po nga zemra”.(Vauvenagues)

 Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

 -1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni” , “Saranda”
-1993-2007  bashkpuntor i gazetës “Drita”
-1993- dhe në vazhdim bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)
-1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”,  “Egnatia” (Greqi)
-1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)
-1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli”
-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)
-2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)
-2002 –  2006 analist për problemet e emigracionit në gazetat “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, Iliria News.
-2001 -2007  bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shpresë apo zhgënjim”.
-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH
-2005- dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.
-2005-2007 ideues dhe  bashkdrejtues në TVSH  në emisionin “Emigracioni dhe Koha”
- 2006- Drejtor-Kryeredaktor  i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”.
-2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (3 mujore)
-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News -Greqi

Botime:

-Ikja e madhe –publicistikë
-Vite emigracioni-tregime
-Endrrat e mërgimit-publicistikë
-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë
-Vajza misterioze-tregime
-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar
-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë)
-Hiret e një bjondine-tregime
-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë
-Me zemër pranë Shqipërisë-Intervista me personalitete dhe veprimtarë në diasporë

Janë në botim:

-Dashuri e tradhëtuar-roman
-Lufta Paja, aktor komik i spikatur-monografi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora