E enjte, 25.04.2024, 10:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Erjon Muça: Përjetime magjike

E merkure, 09.04.2014, 06:56 PM


Erjon Muça

 

PËRJETIME MAGJIKE

 

Jam i mbyllur në qënjen time,

si një ditar i mbushur me kujtime.

Të ftohtët jashtë mbulojnë dimrin,

si kjo vetmi që po më mbulon shpirtin.

Pemë të shveshura dhe pa jetë,

sinonim i vetmisë që në shpirtin tim po rreshket.

Kujtimet, kujtimet më vrasin kokën,

si ky shi që lag tokën.

Flokët e saja të buta si era,

afshi i sajë më i butë si vera.

Buzët e saja më bënë të harroja,

dhimbjen e ndarjes, që në ato çaste po përjetoja.

Kujtime, kujtime, kujtime thomëni vallë,

si mund të jetohet veç me dhimbje, kujtime dhe mall?

 

DIMENSIONET E KOHËS

 

Dua të kem fuqi për të shkatërruar,

murin kohor që ndan botën e përtejme,

me këtë dimension.

Që të paktën një herë të veteme,

t’i bashkoja bashkë në këtë ligësi

njerëz, shenjtorë, engjej dhe demonë.

 

Ta shihja si do të reagonin,

hyjnitë e hamshuara.

Në këtë civilizim,

evoluim barbar.

Ku janë të pakët njerëzit,

që nuk kanë mbi njëqind fytra në sirtar.

 

Kanë një fytyrë për tu inatosur,

një tjetër për të qarë.

Një për t’u ankuar,

e një për të sharë.

 

Një fytyër gjithmonë të qeshur,

dhe një të menduar.

Përpos fytyrës me ngërdheshje të pashpirt.

Kanë edhe një tjetër,

gjithnjë të parruar.

 

Për të të dhënë përshtypjen,

e njeriut që kalon kohën duke studiuar.

Që ti marrin mendjen naivëve,

dhe këta që thonë se janë të kulturuar.

 

Ah se harrova,

Kanë edhe një fytyrë

që me buzëqeshje dinake,

puthin nga një dorë.

Puthin dorën e më të fortit,

të atij që me hipokrizi u janë bërë

shërbëtorë.

 

Kurse më të ndershmin

atij që forcën vetes nuk ia njeh.

Sillen me tallje primitive,

Nga ajo lloj sarkazme çnjerëzore,

që dritën e shpirtit ta zbeh.

 

Dhe i ndershmi më pas,

çdo besim apo shpresë e humb.

Se nuk mund të jetë e mundur,

që perënditë ti shohin këto padrejtësi,

dhe sërisht të lejojnë që të zgjërohet ku llum.

 

FORCA E FJALËS

 

Flasim me tre pika e flasim

Pa e kuptuar as vetë se çfarë.

I nxjerrim tingujt nga goja,

Për të tallur,

Për të sharë.

 

Në fakt edhe ankohemi,

Mallkojmë,

Zot e djall...

Ç'të na vijë për mbarë.

Mjaft që goja,

Të mos mbetet pa i thënë,

Ca të kota fjalë.

 

E nuk e di se kush,

Na e ka vënë si detyrim.

Që për këdo, gjithkund,

Të japim nga një gjykim.

 

Ai, i gjykuari, mediokër është,

Asgjë nuk di.

Ai është i pa dobishëm,

E unë më i mirë.

E harrojmë se kushdo,

Ashtu si të gjithë erdhi në këtë botë.

Duke u përpëlitur, duke qarë.

Dhe po njëlloj do largohet prej sajë.

I ftohtë, si akull, i ngrirë.

 

Edhe kur përkëdhelim,

Zemrën e dikujt, me fjalë.

Nuk jemi plotësisht të sinqertë,

Është servilizëm i tupshëm,

I ndyrë, i shplarë.

 

Jemi kthyer në atë,

Që as vetë se di se çfarë.

Mjaft që goja të mos na mbyllet,

Dhe të kemi gjithnjë dikë,

Për të sharë.

 

AUTOPORTRET NË VARGJE

 

Jam një gomar i ngratë,

i lodhur,

i dobët,

i drobitur por krenar.

 

Më ngarkojnë që pa gdhirë,

me ç'ti bie në dorësh,

nën të plumbtin samar.

 

Më kushton shtrenjtë,

krenaria ime.

lodhje e mundime,

pa fund.

 

Por e dua krenarinë time,

dhe e paguaj,

me djersë e me mund.

 

Dikurë,

një kalë,

nën një shalë të praruar.

Duke u krekosur,

si të ishte kalëruar.

 

Me të më parë,

me të qeshur të madhe,

nisi të më tallë.

 

Ke të drejtë, i thashë, or mik,

Por ja që nuk dua,

ta ndërroj samarin e rëndë.

As me më të bukurën shalë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora