E enjte, 28.03.2024, 02:13 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Erotika si rrugëtim jete

E hene, 07.04.2014, 06:34 PM


Veshtrim libri

EROTIKA SI RRUGËTIM JETE

Jonida Osmani:”Engjëlli i mjegullës”-poezi, 2013

SHB”Kristalina” Tiranë.

“Thonë se pika

Gërryen gurin

Kur mbi te pikon...”

(Jonida Osmani)

Nga Tahir Bezhani

Jonida Osmani, e lindur me 1986  ne jug të Shqipërisë, në Vlorë,  e bërë nuse në veri, në qytetin Bajram Curri, buzë gurgullimës së këndshme të Valbonës,  e nën sqetullat e Alpeve shqiptare, ku frymëzimi poetik,  është përherë gacë e ndezur në zemrat  krijuese brez pas brezi të kësaj ane.

Jonida Osmani, në Tiranë ka mbaruar Fakultetin për Sociologji, ndërsa është e apasionuar për letërsinë, e cila këto ditë, në B.Curr, përuroj librin poetik, ”Engjulli i mjegullës”me redaktor, Haki Zllamin.

Duke lexuar librin “Engjëlli i mjegullës”, të autores Jonida Osmani, fillim e mbarim, ndeshemi me një varg të veçuar stilistik e ideorë, mendimesh të përndezura, të nxjerra nga thellësi shpirti i një moshe të re e plot entuziazëm, një zjarr erotik ngjeshur me ndjenja të pastërtie  e të sinqerta. Ky zjarr erotik, si burim shpirti, është një tregues rrugëtimi jetësore, si një vetëbesim që sfidon jetën fillim e mbarim. Një përcaktim i tillë, si rrugëtim jete, nuk është thjeshtë vetëm sa për të dashuruar, por nënkupton një shpërthim imanent i karakterit të brendshëm psikologjik, ku dashuria mbi çdo gjë, të shihet e përjetohet si triumf mbi valët e jetës rinore;por edhe në lëmi të jetës si tërësi.

Te thantë dashuri, nuk limitohet vetëm mes dy partnerëve, por nënkupton filozofinë e jetës në tersi ku kërkohet mbi të gjitha, dashuria si përballje me të keqen dhe  empirizmi logjik .Këtë element të gjetur në poezitë e autores, Jonida Osmani, më së miri mund ta lexojmë tek poezia “Llumi”, ku autorja lufton me dukuritë negative që

posedojnë kategori njerëzish të mendimit ndryshe, lexo:” “Zhytur në llum kjo njerëzi/Ferr nëpër këmbë do rri”, dhe vazhdon me mendimin kritik se” një ditë do t’u mbarojnë parat/do ngelni si shkurre të thatë”.

Pra,  kredoja poetike e Jonida Osmanit,  përmban idenë universale të vlerës njerëzore,  e cila, pa hezitim, konfliktohet me paragjykimet se “llumi, mbetet llum”.

Poetja e re, Jonida Osmani, e mbërthyer nga valët e jetës, të vetmin shpëtim e gjënë tek dashuria, miku i përbashkët në rrugëtimin jetësorë. Ajo aludon në një dashuri te pastër, pa tradhti, pa lajka e mëri. Në vargun e saj shpesh gjendet i ndezur,  si një fitil eksplodues,  dhe nga pasioni, gjendemi para momenteve të një afeksioni pa mbarim. Kjo, mendoj, vërehet çartë tek poezia”Vjedhja e zemrës”, ku pos tjerash lexojmë:” Nëse do më duash vërtetë/Me ty do jetoj këtë jetë/Po më deshi zemra jote/Ta jap jetën e kësaj bote/Nëse marr vesh/Ndonjë mashtrim/Ti s’do jesh më shpirti im”.

Është kjo një ndjenjë e diktuar nga zjarri i brendshëm, kur kupa erotike pëlcet në kohë e hapësirë me një simptomë besnikërie të pa parë, me rrënjë të lidhura në traditën tonë, kur një shpirt i pastër nuk duron tradhtinë në çfarëdo aspekti të jetës. Autorja , Jonida Osmani, këtë karakter e nxjerr nga brendia e sajë duke i besuar edukatës dhe traditës sonë,  kur është fjala në dhënien e besës si forcë e brendshme, si karakter.

Duke e ndier veten të tillë, nxjerr edhe poezinë që po e citojmë:”Të gjithë diamantët e mëdhenj/E gëzojnë një emër/Ky që kam unë këtu/Me të drejtë quhet zemër...”

Libri me poezi “Engjëlli i mjegullës” i autores Jonida Osmani, është një pëlcitje vullkanike,  krateri i së cilës mbetët i hapur për të hedhur në vazhdimësi vargje të zjarrta, me peshë e vlerë artistike, me largpamësi filozofike, mesazhe evolutive njerëzore.

Dashuria në  poezinë e Joniuda Osmanit, rrjedh si një proces i natyrshëm i jetës njerëzore, pa të cilin nuk mund të paramendohet ekzistenca  njerëzore. Këtë mendim mund të nxjerrim tek poezia “Ti”, ku pos tjerash shkruan:

“Prometeu u mori zjarrin perëndive/Dhe ua dha njerëzve/Dhe pranoi torturime/Ti e more atë zjarr/Dhe e ndeze në zemrën time”. Një gdhendje  e veçantë poetike e autores në këtë poezi ....

Marrë në tërësi, libri poetik,  “Engjëlli i mjegullës”,  i Jonida Osmanit, me 150 poezi, është një dhuratë për lexuesit, një pasuri për bibliotekat tona shkollore e universitare, të cilit,  më së miri vlerën do ia japin lexuesit e nderuar.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora