E marte, 23.04.2024, 01:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Liri e vjedhur

E hene, 07.04.2014, 04:11 PM


Shahin Ibrahimi

 

Liri e vjedhur

 

Zonjës vjedhurazi nga duart i rrëshqit

Me lirinë e cunguar vraponte i hutuar,

Makina kish ndaluar, kur qeni e goditi

Dëshpërimi zemrat i mbarti ngarkuar.

 

Si një shkrepëtimë pa re në qiell

Mu duk dënesa e fëmijës për qenin

Me rrezet e tua ngrohe o diell

Që zemra e saj mos ndjej dëshpërimin.

 

Zemra e qiellit mu duk se u prek

Aq therëse mu duk ajo piskamë,

Çdo zemër psherëtin kur ndjehet keq

Nga shumë sy, lot për të ranë.

 

Qeni i frikësuar priste ta ledhatonin

Shoferi si i ngurosur hapi sytë,

Shikime mirënjohëse drejt tij vraponin

Me mankth trazuar mjegull e dritë.

 

Në detin e ngrirë atë pamje dua ta varros

Kur dëgjova thirrjen erotike të një zogu

Bukurinë e agimit një pakujdesi e çvendos

Erërat fryjnë që të pastrohet smogu.

 

 

Pritja e një ikje

 

Largimi yt mbylli dëfrimet

Rrugëve shoh veç fytyra pleqsh,

Qielli u rrudh fshehu gëzimet

Shpirti mu bë çerdhe rrufesh.

 

E nesërmja nuk ka ngjyrë

Kur e sotmja nuk shkëlqen,

Oh zot mbushmë me mëshirë

Se ironia therëse po më bren.

 

Atje ku hëna zbardhte dhëmbët

Pranë saj ndjehem më mirë,

Kur me daltë gdhendnim zemër

Tani me kujtimet heq mërzinë.

 

Zemra vritet veç nga halli

Në mankth trazuar nuk shkrin gjë,

Vatra e shpirtit merr flak nga malli

Sot vegimi yt frymën po më zë.

 

Vajtoj hijen pranë shtratit të saj

Se veç ajo qëndron kujtim i pa tretur,

Shtrydhur gëzimin e shkuar mbaj

Portat e zemrës hapur kanë mbetur.

 

Kohës i bëj amnisti me shpirt të mekur

Asnjë sozi se zë vëndin tënd,

Dhimja dhe malli ditarin kanë tretur

Shiu i vjeshtës lag përherë atë vënd.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora