E enjte, 25.04.2024, 09:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: Mbretëresha Teuta dhe Mbreti Gent

E hene, 07.04.2014, 07:13 PM


RAMIZ LUSHAJ

 

MBRETËRESHA  TEUTA  KALTËRON  LOTË...

 

Loti i Mbretëreshës Teuta u ba Atlantik,

Shpata e saj djep e urë për brezat

 

Duart  i mban si Hark Triumfi

Nga Ulqini... në Rozhajë ... Uashington.

 

Loti i syve të saj kaltron dhimbjen  Nane

?an gurin e kufinit të Tokës Tonë të ndame...

 

Dy gjinjtë e saj si liqenet  Shkodër e Plavë

Ujvarë mbi Xhubletë e mbi Plisin e bardhë.

 

Gjaku i saj në Lim,Valbonë, Zetë, Mora?ë...

Zemrën shkijet po don me ia plasë...!

 

Shqipëri Etnike, prill 2014

 

 

MBRETI  GENT  PI  KUPËN  E  DHIMBJES

 

?ohu Mbreti Gent,

Mjaft ke pirë venë...

I shterre tana kupat e dhimbjes,

Nga sulmet e romakëve, nga pabesitë e aleatëve,

Nga dhimbjet e tokës ardiane, autariate, dardane...

Kanë ikë romakët...Erdhën sllavët

Prapë të pabesë të Mëdhenjtë e Kohnave

Na i ndanë tokat, liqenet, varret...

Malësisë nga bregdeti tek Alpet

Po i shtohen, po i rriten hallet...

Si lumenjtë, sa malet.

 

?ohu Mbreti Gent,

Ishe i zoti, diplomat i rrallë,

Luftove me penë, me shpatë, me fjalë.

Si prijës luftëtar, si dijetar.

As shpikja jote: Gentiana, ila?i i zemrës,

Nuk po na i pushon dhëmbjet...

Mjaft ke pi venë...në dy anët e Adriatikut.

Se kupat e dhëmbjeve  na u banë liqene, dete, oqean.

Hajde, mbi dy anët e Atlantikut,

Hajde Sot. Nesër është Vonë...

Je Krushk i Parë i Karvanit të Lirisë Tonë.

Malësia Malësi ka për të mbetë

Kur kemi Ty, Mbreti Gent!

 

Shqipëri Etnike, prill 2014



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora