E enjte, 25.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Shpërthim vullkani shpirtëror

E diele, 06.04.2014, 05:55 PM


Shpërthim vullkan shpirtëror ku vargu poetik ka polenin e jetës

(Vështrim rreth librit me poezi ‘’Thuaj zemrës’’ të autores Shpresa Likmeta)

Kritikë nga Xhevahir Cirongu

Autorja e këtij libri me poezi Shpresa Likmeta, na paraqitet me një ndjenjë të pastër shpirtëror, me bardhësinë e forcën e zjarrit  që rrezaton ngrohtësi kur lexon vargun e kësaj pote të re. Vargu vjen me lirikën e thjeshtë, dashamirëse,       të kthjellët si qielli pa re, ku në gjithë poezitë e këtij libri ajo derdh burimet e saja shpirtërore. Përshkrimi vargëtik i poezive duke filluar nga fillimi deri në fund  të këtij vëllimi, ngjasojnë si  një gjerdan zinxhir me ar shpirtëror, që të fton për ta lexuar, sepse aty gjen jo vetëm poeten me ndjenjat e saj ,por edhe vetveten si lexues. Pikërisht, këtu qëndron edhe ‘’magjia’’ tërësore e poezive të kësaj pote që rrezaton kolor vargu i shkruar prej saj.

Në këtë vëllim poetk janë paraqitur 50 poezi. Ato janë të larmive të ndryshme, të shkruara me ndjenjë, e mbi të gjitha përcjellin dashurinë njerëzore. Vetë titulli i këtij vëllim të ri, mori shkas nga poezitë që mbartë libri. Kështu, duke lexuar strofat e poezisë njëra pas tjetrës, emërtimi lindi ashtu vetëvetiu, dhe lindi si një fëmijë me gjithë bukurin e vetë. Prandaj  mori titullin ‘’Thuaj zemrës’’,sepse kjo përmbush të gjitha parametrat e librit dhe jep ngjyrimin tërësor  të poezive në këtë vëllim poetik.

‘’Ç’farë i the zemrës

që ty të kërkon.

Ç’farë i the syrit

që për ty loton!’’

Vëllimi poetik ‘’Thuaj zemrës’’ në  vetvete është një lirikë dashurie,  ajo na jep forcën e brendëshme mbase edhe të vetë autores, por ajo ka ditur ta trajtojë me një mjeshtëri atë ndjenjë  të zjarrtë duke e pasqyruar  në artin e të shkruarit, pra në poezi. Në gjithë përshkrimin e vargjeve poetike, autorja ka një stil disi ndeyshe e  të veçantë filozofike në të shprehur te vargu i poezive. Ajo shtjellon me një thjeshtësi e dashuri çastet e jetës, jep mesazhe optimiste për te lexuesi, trishtimit i thotë ‘’Jo’’, nuk më mposht dot, dhe ecën drejt objektivit pa u ndalur për te gëzimet e së nesërmes që shfaqen plot dritë me gjithë ngjyrat e ylberit.  Kështu, në shumë poezitë e poetes Shpresa Likmeta, janë të pasqyruara qartazi edhe dhimbja, edhe gëzimet, loti, yjet në qiell, shiu e mjegulla mbi qytet, frymarrja e shpirtit, e mbi të gjitha kristalet e mendimeve si të qelqit.

Te poezia ‘’Një emër’’ ajo ndërthur bukur ndjenjën dhe botën shpirtërore që në fund rrezaton diell, që është burimi i jetës sonë.Më konkretisht:

‘’Nëse për ty jam emër

Dhe ti je për mua  zemër.

Nëqoftëse për ty jam poezi

Patjetër për mua je dashuri.

Ndoshta për ty jam qielli

Kurse për mua ti je vetë dielli’’

Poetja Shpresa Likmeta të flet me gjithë forcën e zemrës të saj. Ajo flatëron nëpër poezitë e këtij vëllimi si një flutur pranvere, por dëgjon dhe zërin e këngës së jetës. Për  poeten metafora është nota e  thjeshtë  e fjalës që thotë në varg. Pikërisht, edhe lexuesi do gjejë pjesën e vetë të bukurisë natyrore e shpirtërore, që ajo zbulon ngadalë edhe skutat e fsheta të shpirtit misterior të ëndrrave të saj.

‘’Sot rri e fshehur vetmia

Atje në skutat e zemrës sime,

Një mall i ri bije si gjethe molle

Por pa ngjyra dashurie’’

Për poeten koha ecën e nuk njeh ndalesë. Ajo merr me vete si një përrua i keq kur bije shi, dhe i rrëmben të gjitha derisa ndalojnë te deti ku aty gjejnë qetësinë. Kjo me sa duket e gjejmë edhe te poezitë e Shpresa Lilkmeta, saqë ajo të gjitha ujrat shpirtërore i ndalon aty në detin e kaltër të poezisë.

Te poezia ‘’E shkruara të bën të lumtur’’ Shpresa Likmeta beson dhe gjen forcën e saj se vetëm e shkruara të bën që të lumturohesh. Poetja thotë se jeta është dhuratë e zotit, kështu ajo ka ditur ta përshkruaj edhe me vargje besimi që duhet ta kemi në ZOT!  Vëllimi poetik mbyllet me vargjet e së bukurës dhe dashurisë që duhet të kemi për jetën tonë, se dashuria për zotin të lumturon.

‘’ Nëse ka ata që e urrejnë

Apo të më shohin mua të lumtur,

Atëherë jepu artyre lumturinë

..dhe pastaj të gjithë

le të harrojnë lumturinë time’’

………………………………………..

‘’Të  dashurosh është gjë e bukur

Dashuria e vërtet, të bën të lumtur’’

Me këtë buqetë poezish të paraqitura te vëllimi ‘’Thuaj zemrës’’, të  autores Shpresa Likmeta, lexuesi do gjejë ngrohtësi për të mbushur  atë boshllëk shpirtëror të munguar dhe për ta rikuperuar sado pak duke lexuar poezitë e shkruara me plotë ndjenjë. Autores i urojmë suksese në rrugëtimin e krijimtarisë, që të na sjelli vepra të tjera edhe më të arrira artistikisht letrare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora