E shtune, 20.04.2024, 09:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Një krijues i mirëfilltë

E diele, 06.04.2014, 06:01 PM


NJË KRIJUES I MIRËFILLTË I DIASPORËS SHQIPTARE

Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuse. Këtë dhuratë e ka privilegj edhe poeti i mërgimit Neki Lulaj, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin, dhe për të na e shtuar dashurinë ndaj atdheut, guximin dhe vendosmërinë për zgjedhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.  Zoti e solli tek ne në Diasporë, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra, për t’i jetësuar idealet tona të ëndërruara me shekuj, për t’u bërë realitet historik dhe për të hyrë në grupin e rilindësve tanë të këtij shekulli.

Nga Ramiz Dërmaku

Burime bibliografike: Neki Lulaj u lind me 13 janar të vitit 1955 në fshatin Bërliq të Komunës së Deçanit.  Rrjedh prej një familjeje  të mesme fshatare, por e djegur për lirinë dhe çështjen kombëtare. Babai i tij, Halili, dhe nëna Ajna, kishin shtatë fëmijë. Nekiu ishte fëmiu i pestë. Në ato vite shqiptarët jetonin në kushte shumë të vështira materiale por edhe më e keqe ishte gjendja politike. E vetmja zgjidhje burim i jetës ishte kryerja e shkollimit dhe pastaj punsimi. Vëllau i madh i Nekiut, Demushi, kreu Normalen në Pejë. Ai ishte mësuesi i parë  në vendlindje dhe arsimtari i parë në fshatrat e Pejës. Katër klasë të Shkollës Fillore (ciklin  ultë) e kreu në fshatin e Prapaqan e si mësues kishte Ramiz Popovcin. Për shkak të largësisë së madhe shkollën e mesme do ta kryej në gjimnazin“Vëllezërit Frashëri“ në Deçan. Vitin e 4. të të gjimnazit do ta kryejë me sukses të shkëlqyeshëm. U regjistrua në Fakultetin Filozofik të Univerzitetit të  Prishtinës (Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe). Vitin  e tretë do të regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike“Bajram Curri“ në Gjakovë, të cilën e  mbaroi me suskes. Me shkrime ka fulluar  te merret që nga mosha fëminore, Momentalishtë jeton dhe punon në Gjermani, punon në një shkoll gjermane. Është antar i kryesisë së LSHAKSH në në Gjermani. Është veprimtar i dalluar. Në dhomën  e tij ishin të varura shumë, mirënjohje nga shoqatat, klubet dhe partitë tona për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare.

Poeti Neki Lulaj,deri tani ka botuar disa libra, e ne do i cekim ca prej tyre;

1.Dardania ime, Bukuresht 2011

2. Në kështjellen e përjetsisë, Bukuresht 2011

3. Zjarri i  shpirtit, Bukuresht 2012

4. Balladë  e  heshtjes, Bukuresht 2012

5. Vesa mbi gurë, Prishtinë 2014

6. Trinomi i  Lirisë, Gjermani 2014

Çka është libri dhe misioni i tij?

Libri është trashëgimi e përjetshme, e vlefshme dhe ndriçuese gjatë jetës së njeriut. Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu rëndësia e kulturës së shkruar në historinë e njerëzimit, këto janë ndër elementet kryesore. Të gjitha kulturat fillojnë me libra. Pjekurinë e arrijnë me to dhe me anë të librave i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme. Prandaj një rrugë të  tillë po e ndjek edhe poeti, shkrimtari, anëtari i Kryeisisë së LSHAKSH-ë  në Gjermani, Neki Lulaj. Neki Lulaj i takon grupit të krijuesve të mirëfilltë  në diasporë, duke qenë inkurajues i vazhdueshem i formave të reja të shprehjes emancipuese dhe kulturës, jetës në të gjitha segmentet e saj. Poeti Neki Lulaj ka shkruar vzhdimish artiokuj dhe poezi për ta informuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar me realitetin në të cilin kalonte Kosova. Fjala e tij e ushqen shpirtërisht lexuesin tone. Dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme që rrjedh nga fëmijëria e tij, kur babai i spjegonte për historinë e popullit  shqiptar.

“Pa lirinë njeriu s'rron”

Kjo dëshirë hyri në kokën e Neki Lulajt, hyri siç kishte hyrë edhe vetë jeta e tij. Poezit e qëndisura të këtij kosovari të frymëzuar, janë  të shkruara nga dora e zemra dhe mendja e poetit, dhe ato tregojnë qartë se autori shpirtërisht e ka përjetuar luftën dhe së bashku me popullin ka ndarë dhembjen. Poeti e kuptoi herët se situata për çdo ditë vinte duke u keqësuar në Kosovë dhe ky vendosi t'i bëjë një rezistencë letrare pushtuesit serb. Ky motiv i Nekiut, në vargjet e tij tingëllon fuqishëm edhe atëherë kur në mënyra realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërisht robërinë dhe nga tërë kjo mund të konkludojmë se “Pa lirinë njeriu s'rron”. Neki Lulaj është patriot i lirisë së atdheut dhe lirisë së njeriut. Pra, me plotë të drejtë mund themi se intelektuali, krijuesi, poeti Neki Lula, sipas Baki Ymeri është ndër penat mët të zgjuara në Kosovë e  diasporë, “një burim i pashterrshëm energjishë krijuese, një vullkan i pashuar sentimentesh morale dhe patriotike. Kosova është Dardania e zemrës sonë, shkëmb graniti me Shipkovicën tejmatanë Prizrenit, me Drenicën në Zemër dhe me Mitrovicën në veri, atje ku shqipja nis e fluturon”.

Poeti ynë i ri në mërgim është meditativ, i thellë dhe i qartë në mendime. Neki Lulaj e njeh për mrekulli psikologjinë e njeriut tanë, qoftë ai në Kosovë apo në diasporë. Nekiu ynë në jetë duket njeri i tërhequr dhe jo i zëshëm, paksa i urtë dhe magjepsës kur njeriu bisedon me te. Kjo është veçori e karakterit të njerëzve të aftë e të urtë. Vargjet poetike të poetit të ri kur i lexon, ato me vëmendje ta  shërojnë shpirtin dhe e kënaqin veshin e lexuesit. Kur i lexon ato, ndjenë këndellje mendjeje e freski shpirti. Me një fjalë: pas leximit të poezisë, lexuesi e ndjenë vetëvetën të qetësuar shpirtërisht e fizikisht. Së paku pë një cast, njeriu ynë lirohet nga stërngarkesat dhe preokupimet e përditshmërisë sonë në Kosovë e diasporë. Kështu pra, Neki Lulaj,  gjatë tërë kohës bëri orvatje titanike për të luftuar kundër të keqes në jetën tonë, për t’i shpluar e zhveshur fytyrat e idhujve të rrejshëm, demagogët, karrieristët, për t’i treguar rëniet, ngritjet, zhgënjimet, ëndërrat dhe shpresat tona për të prekur në dhëmbjet e zgjimit tonë madhështor. Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuse. Këtë dhuratë e ka privilegj edhe poeti i mërgimit Neki Lulaj, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin, dhe për të na e shtuar dashurinë ndaj atdheut, guximin dhe vendosmërinë për zgjedhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.  Zoti e solli tek ne në Diasporë, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra, për t’i jetësuar ëndrrat tona të ëndërruara me shekuj, për t’u bërë realitet historik dhe për të hyrë në grupin e rilindësve tanë të këtij shekulli.

Neki Lulaj është një poet që shndrit si një yllë i pashuar i poezisë shqipe. Të gjithë e diejmë se libri është një tarshigimimi e përjetshme, e vlefshme dhe ndriçuese gjatë tërë jetës së njeriut. Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu rëndësia e kulturës së shkruar në historinë e njerëzimit janë ndër elementet kryesore që e përcjellin poezinë e Neki Lulajt. Të gjitha kulturat fillojnë me libra, pjekurinë e arrijnë me libra e gazeta, dhe me anë të tyre i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme gjatë një studimi të historisë së kulturës së popujve. Prandaj, një rrugë të  tillë po e ndjek edhe poeti e  shkrimtari Neki Lulaj. Të shkruash për  veprimtarinë letrare të Neki Lulajt, është shumë vështirë, sepse njeriu nuk di se nga t’ia fillojë. Te Nekiu ynë hasim një biografi të begatshme e të mbrujtur me një krijimtarinë të pasur.

Neki Lulaj, padyshim është sot një nga zërat më të spikatur të fjalës shqipe. Neki Lulaj  është një yllë i poezisë shqipe i cili zbriti nga piedestali i intelektualëve, ndonëse disa bënë orvatje tia vështirësojnë jetën e disa edhe ta zhdukin farën e këtyre poetëve  të cilët kanë lindur  dhe rritur në tokën e lyer me gjak, dhe kanë ngjyer penën në luleborët e shpateve të bjeshkëve të Sharit, të Dukagjinit e të Pashtrikut. Që nga Din Mehmeti, Ali Podrimja, Rexhep Hoxha, Teki Dervishi, Jusuf Buxhovi, Muharrem Kurti, Tahir Bezhani, Engjell Berisha, Qemajl Juniku e të tjerë krijues të shumtë nga Gjakova, Gjilani, Vushtria, Prishtina e qendra tjera dardane,  patën thirrur zërin herët, duke qëmtuar nëpër analet e historisë për të nxjerrë xeherore të bekuara nga kjo tokë. Nga këta përfaqësues të brezave të poetëve, e ndër prijëtarët më të pjekur, padyshim se është miku ynë Neki Lulaj, pasues i shkollës poetike të Din Mehmetit, njeriu që i qëndroi pranë sfidave të panumërta të kohës me dekada të tëra. Nekiu  me dinjitet po hedh vargje pa pra, duke mos rreshtur. Ai nuk na bezdis si disa skribomanë, por na e këndell shpirtin me vargje dhe të frymëzuara dhe publicistikë patriotike.

Neki Lulaj, në krijimtarinë letrare ka tre dashuri: poezinë, prozën dhe kritikën kritike, por së fundi, në moshën e pjekurisë artistike, iu kthye me sukses një gjinie letrare pak të përmendur dhe të kultivuar në letërsinë shqipe. Krahas shkrimeve  Nekiu punon, mban familjen dhe jep mësim në një shkollë gjermane. Pena e të nderuarit mos u shtjerrtë kurrë! Ai jeton në diasporë, i zhytur në mendime, mallë e dhembje për vendlindjen e tij. Është aktivist i krijimtarisë së gjithëpushtetshme që  ka patur fat të depërtojnë në grupin e parë të krijuesve të këtij shekulli. Për të hyrë në grupin e poetëve më të mirë të diasporës sonë dhe për t’ia dhënë statusin e të qënit prijetar i apokalipsit gjenial të rrugëtimit mijëra vjeçar të shkrimit arbëror, dashamirët e shkrimit shqip e kanë për obligim të shfletojnë librat e tij dhe ta përmendin me admirim emrin e këtij poeti gjenial që digjet për komb e atdhe.

Ndoshta e tepruam një çik me komplimente,sepse ata që e rrethojnë nuk mendojnë pak çaste për të përmendur të vërtetën se Neki Lulaj është poeti më i frymëzuar i diasporës shqiptare në Gjermani, para dhe pas të cilit vijnë do emra tjerë të bekuar: Arif Mollqi, Martin Çuni, Sadik Krasniqi, Liman Zogaj etj, edhepse unë mendoj se nuk mjafton vetëm të menduarit, pa qenë edhe funksioni fisnik i të vepruarit. Janë disa njerëz që nxitojnë në të menduar, por vonohen në të vepruar, e disa veprojnë pa menduar! Është kënaqësi kur lexojmë fjalë të mira të mikut për mikun, të shokut për shokun, etj. Po shihet qartë se ju po e doni  dhe po e çmoni dhe nderoni veprën e Neki Lulajt! Këtë kënaqësi e ndjen ndaj jush edhe vetë njeriu për të cilin shkruajmë, edhe né që ju njohim! Kritika letrare ka vërejtur se poeti ruan koloraturën lokale dhe kombëtare përmes artikulimit të shenjave poetike autoktone si: Dukagjini, Shtjefën Gjeçovi, Hasi e Gjakova, Drenica e Tetova, Tropoja, Tepelena, Kalabria, Manastiri, Janina e Çamëria. Librave të zotit Lulaj ia shtojnë vlerën edhe qëndrime dhe regjistra shumë të pasura me ndjenja, si një poezi autorefleksive ku heroi lirik i drejtohet mëkatit, mallkimit, faljes. T’i lexosh me vëmendje të madhe shkrimet, analizat, komentet, recenzionet, esetë, reportazhet, komentet e profesorit, shkrimtarit dhe poetit Neki Lulaj, është një kënaqësi e pakrahasueshme. Nekiu  është një shembull i joshjes së jashtëzakonshme, sepse  shkrimet e tij e shoqërojnë lexuesin brenda botës intime, zakoneve, laboratorit, mendimeve, atdhetarizmit dhe historisë sonë të bujshme kombëtare.

Një zë i respektuar i letrave shqipe

Poezitë dhe publicistika e Neki Lulajt burojnë nga dhembja, nga malli ndaj vendlindjes, nga mungesa e lirisë. Këto janë shprehje letrare që burojnë nga  thellësitë e shpirtit. Shkrimtari ynë që e kemi zgjedhur për analizë kritike, shëmbëllen me shumë krijues dhe veprimtarë tjerë që kanë lindur dhe janë ritur nën regjimin kriminel e barbar të Kasapit të Ballkanit (S. M.), që kanë përjetuar pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë vrastare sllave, por me pushkë e  penë dhe mençuri e aftësi organizative, shqiptarët në Kosovë e diasporës, me vendosmëri, shëmbëlltyrë e përkushtim, nuk pushuan aktivitetin e tyre për çlirim nga fara e egër pushtuese. Ishin ato kohë të vështira kur duhej të farkohej ndjenja kombëtare kur duhej të ndërlidhesh me veprimtarë kombëtarë, me krijues, poetë, gazetarë, parti dhe aktivistë politikë. Të bëhesh poet atë kohë të egër, duheshte të kalosh nëpër thepa plot gjemba, të hulumtosh rrugëdalje, të kërkosh formulime të ndryshme që nxjerrin në shprehje gjendjen tënde shpirtërore, pikëpamjet ndaj jetës, ndaj botës, qoftë përballë gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë sfidave të kohës. Neki Lulaj ka nisur këtë rrugëtim të poezisë e prozës si i ri. Kur lexoja disa poezi të tij, zemra më bëhej mal. Ky kosovar i bekuar, përmes vargjeve me guxim dhe përkushtim, shtrydhte padrejtësitë e asaj kohe. Asnjëherë më mirë se tani nuk e kam njohur veprimtarinë e poezinë e tijë domethënëse, sidomos në këto çaste kur i shfletoj në tavolinën e punës, librat e tij me një përmbajtje të kompletuar.

Neki Lulaj është një zë i njohur i letrave shqipe. Ai zen vend nderi ne fjalën e shkruar shqipe ne disa zhanre letrare, si poezi, prozë, publicistikë. Të bëhesh poet nuk është diçka e lehtë. Duhet të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar me përkushtim për kapjen e detajeve dhe mendimeve të shpejta të të tjerëve, për t’u shprehur dhe për t’u thënë të tjerëve atë që e ndjejnë ndryshe nga ata. Të dishë të vargërosh don të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të shprehur  gëzimet, hidhërimet, dashuritë, vuajtjet. Të shtrydhësh të keqen nga vetja, për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve, të protestosh kundër të keqes, të shëmtuarës, edhepse fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekullira, por ajo është një dhunti e shenjtë që nxitë dashuri, frymëzon njerëzit për atdhedashuri dhe jo vetëm aq! Të jeshë poet duhet të jesh atdhedashës, guximtar, i vendosur për implementimin e këtyre dhuntive kombëtare. Mësuesi, gazetari, publicisti, eseisti dhe shkrimtari Neki Lulaj, këto prirje i ka trashëguar nga të parët tanë dhe i ka admiruar që nga rinia a tij e bujshme. Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare, për pregaditjen teorike, për aftësitë organizative, për shëmbëlltyrën, përkushtimin dhe guximin e Neki Lulajt, do të duhej shumë kohë dhe hapësirë.

Autorin e përgëzojmë për kontributin që ka dhënë deri më tani si poet, analist, arsimtar dhe shkrimtar që ka që na e ka ushqyer shpirtin me poezi motivesh të ndryshme. Ai vjen si një dritë e re në letërsinë tone. Po citojmë disa komente apo mendime të poeteve, shkrimtarëve që dhanë për kritikun  letrar, poetin, profesorin, shkrimtarin e madh  të diasporës sonë zz. Neki Lulaj. Unë kam thënë dikurë se kontributi i këtij poeti, analisti, atdhetarit e veprimtarit, është i madh dhe luan një rol  të rëndësishëm historik për zhvillimin e kulturës në  diasporë e më gjerë, e me theks të veçantë në fushë të krijimtarisë letrare”. Nekiu dëshmon për frymën kombëtare, përmbajtësore e demokratike. Ngacmon ndërgjegjen e lexuesit jo thjesht si njohje, por si trysni për vetëdije qytetare. Dhe më tej kam theksuar: Poeti Neki Lulaj, tani e ka konsoliduar personalitetin e tij si krijues dhe publicist. Poezia ka qenë dhe mbetet hobi i tij artistik. Sipas Baki Ymerit, në krijimet e poetit Neki Lulajt zotërojnë temat historike, përkatësisht personazhet që kanë hyrë në historinë tonë më të re. Shkroi dhe çka nuk shkroi! Shkroi edhe për kriminelët, bajraktaristët, karieristët, tradhtarët, gënjeshtarët, kuislingët. Poeti Neki Lulaj e vizitoi Amerikën, Italinë, Suedinë, Austrinë etj, dhe për së afërmi u njoh me jeten dhe kushtet në të cilat jetojnë mërgimtarët tanë. Dhe pasë çdo vizite shkroi nga një libër me poezi. Shkroi edhe për krimin, dhunën, korrupcionin, helmimet, vrasjet. Por nuk harroi të shkruajë edhe për anët pozitive dhe sukseset e Ushtrisë  Çlirimtare  të Kosovës që na e solli lirinë, duke dhënë kontribut për çlirimin dhe ndërtimin e konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora