E premte, 19.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Simë Dobreci: ''Identiteti Etnolinguistik dhe Kulturor...''

E diele, 06.04.2014, 05:33 PM


Doli nga shtypi libri  “ IDENTITETI  ETNOLINGUISTIK DHE  KULTUROR  I  SHQIPTARËVE ,  nga Gjekë Gjonaj

Shkruan: Prof.dr. Simë Gjon Dobreci

Gazetari dhe publicisti Gjekë Gjonaj u prezentohet lexuesve shqiptarë edhe me një vepër të re.  Ai  botoi , nën firmën e Shtëpisë Botuese “ Gjeregj Fishta”  në Lezhë,    librin me titull    “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve”, i cili u financua me mjetet financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Përzgjedhja e veprave  letrare dhe shkencore të autorëve të njohur shqiptarë  të cilat zënë vend në këtë libër   janë me rëndësi   për kombin tonë.

Autori, me analizat bindëse që u bënë këtyre veprave monumentale për shqiptarët, shpreh pikëpamje, vlerësime dhe qëndrime vetjake me të cilat  na njeh me  historinë, trashëgiminë kulturore, traditën, etnogjenezën, lashtësinë shqiptare kulturën gjuhësore, kulturën materiale dhe shpirtërore, të cilat do t’i shërbejnë lexuesit në ngritjen  e zgjerimit të njohurive të tij për popullin shqiptar   dhe nivelit  të tij kulturor e  intelektual.

Andaj konsideroj  se duhet t’i jemi mirënjohës  publicistit Gjekë Gjonaj për këtë vepër  koncize, të plotë dhe të detajuar, e cila do të plotësojë literaturën e deritashme letrare dhe shkencore për shqiptarët, dhe e cila do t’u shërbejë të gjithë dashamirëve të librit dhe të gjithë institucioneve, duke filluar nga arsimi fillor e deri tek ai unevrsitar .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora