E premte, 19.04.2024, 07:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Dibrani: Piktori dhe poeti Dan Gashi

E diele, 06.04.2014, 05:07 PM


DAN GASHI: PIKTOR  DHE  POET  SHQIPTAR  NE  MESIN  E  KRIJUSEVE  GJERMAN!

Nga Asllan Dibrani

Te flasësh për njerëzit e artit kulturës dhe veprimtarisë gjithmonë njeriun ndien privilegje ,shpirtërore të publikimit mbi vlerat e tyre. Kjo që thamë lart është e dyfishtë kur shkruajmë për krijuesit jashtë atdheut.

Ta kujtojmë rëndësinë e rilindësve dhe veprimtarëve që s’pushuan kurrë deri sa realizuan pavarësinë e Shqipërisë. Nga ata u dëgjuar zëri ,vaj kënga poezia ,por edhe kushtrimi për shtjen kombëtare...

Kur Shqipërinë e okupua me dhunë nga okupator të ndryshëm, por edhe Kosova dhe trojet tjera që akoma janë një pjesë e trungut shqiptar nën sundimin e egër të grabitqarëve fqinjnë...

Rast të tillë kemi edhe Dan Gashin, piktor dhe poet kosovar,qe nga viti 1969 u largua nga vendlindja dhe jeton e vepron mbi katër dekada ne atdheun e ri në Gjermani.

Para se t ?largohet nga vendlindja për mallin dhe dashurin se kishte, shkruan këtë poezi poeti dhe piktori ynë z.Gashi:

 

LARGIMI NGA VENDLINDJA

 

Dielli mëngjesit sa kish lindur.

Mars. Pranvera kish filluar,

Në odë të kullës, sofra shtruar,

Kush s ? afrohet si më parë,

Nënës i dridhen zemër e duar,

Baba ulur rrinë mënjanë,

Thith duhan e s ?thotë një fjalë.

Oxhaku i kullës nxirrte tym,

Mjegulla fushës që bërë jorgan

Heshtte Bali, qanushi im

Heshtnin muret e shtëpisë...

Në trojet të vjetra të Dardanisë.

Ujz, Gjakovë, Mars , 1969

 

Autori në   vendin e ri   në fillim qëndrimit larg atdheut filloj  mallin për atdheun me këto vargje:

 

MERGIMI

 

Shikoj rreth e rrotull,

Një dhomë të panjohur,

Një dritare e vogël

Dera karshi saj...

Pranë dritares zogjtë,

Këndojnë pa pushuar

Ciu ciu e ikin

Duke fluturuar.

Vallë a mos më njohin,

Se këtu jam i huaj...

Prill 1969


Përheq poezive, ai punoj me përkushtime edhe me brushë peizazhe, portrete dhe artin modern,bukuritë e natyrës dhe vlerat nga atje ku kishte lindur në Ujz-Gjakove, Tek "Ura e Fshejte",buze Drinit të bardhe, se udhëton e lidhe rrafshin e Dukagjinit dhe trojet e artit kombëtar e njerëzor...Qe Projektoi,lexoj,pikturoi në botën e vete...Me sy e dashuri në vegjëlinë e hershme...Danin e preken dallgët e kurbetit ndër gjeneratat e para tani mbi  katër dekada vepron e jeton në mërgim.

Dan Gashi lindi me 1947 në Ujz-Gjakovë. Pasi i kreu mësimet fillore dhe të mesmen në vendlindje, i detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, në Mars të vitit 1969 emigron në Erlangen të Gjermanisë,Punoj fillimisht në Erba-Erlangen, dhe pastaj në ndërmarrjen botues, "Pestalozzi Verlag", në Erlangen, gjë qe e afron më shumë me letërsinë dhe artin. Ndjek nga afër veprimtaritë e tyre, sidomos ato kulturore e sportive, dhe merr pjesë gjallërisht në to, duke krijuar miqësi edhe me shumë veprimtare te kulturës dhe artit gjerman. Me 1973 nis të merret seriozisht me pikturë dhe poezi. Dorëshkrimet e shumta që i ruan me kujdes, janë dëshmi  e gjallë e punës  krijese.

Po në atë vit vendoset ne Baden-Baden të Gjermanisë. Shkurt 1973, fillon punë në Daimler-Benz Getribe Werk Gaggenau. Gjatë viteve 70-80, aktivizohet edhe në grupe folklorike me karakter kombëtare, në disa qendra të Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës. Në vitet, 80-90 i përkushtohet më shumë çështjes kombëtare,duke ndihmuar drejtpërsëdrejti në të mirën e Kosovës se okupuar  nga  terrori i egër serb.

Talentin e tij e zbuluan ujërat e Drinit  të Bardhë ,malet peizazhet ,  kullat po edhe figurat kombëtare nga e cila vite mbas vitesh pa ju ndarë tani ma ka bërë emër edhe në Gjermani.

Preokupimet me artin ishin që nga fëmijëria nga të cilat ato qe mbeti pa i thëne atje nga koha e regjimit te egër jugosllavo-komunist, kundër artit shqiptar në Kosovë, Dani i përmblodhi në librat e tij po edhe në pikturë këtu në Gjermani. Bota e mërgimit, autorin e mundonte padrejtësia dhe  fjala e lire se ishte ne atë kohe e okupuar nga dhuna dhe terrori kundër njerëzimit...Në këtë shtegtime  jete,z. Gashi,punoj me përkushtime,me sport,art e kulturë dhe mblodhi shënime kujtimesh nga rruga jo e lehtë, për te dhe popullin qe ishte i okupuar me dhunë,  e ndiente edhe mungesën dhe lirinë e fjalës...

Artisti ynë Dan Gashi, pati fatin që të jetë qytetar i Baden-Baden të Gjermanisë, në Republikën e Baden-Württenbergut, që jeton,krijon dhe prezanton artin kombëtar e kulturor...Në një qytet të bukur-turistik. Qytet, se ka art,kulturë,tradite  dhe posedon universin tradicional...Qytet-Urlidhëse,se lidhe Francën e Gurmaninë,bashkon ekonominë evropiane,dashurin dhe paqen e artit universale...

Autori i përkushton   disa vargje si ma poshtë  këtij qyteti të bukur:

 

LULJA E BADEN-WÜRTTEMBERGUT

 

Baden-Baden, qytet i bukur,

Ngjyra-ngjyra sikur flutur.

Lumi "Rain" , uji mirësisë,

Në mes Francës e Gjermanisë.

Këtu afër Strasburgu,

Parlamenti Europian

Nuk ka më mur Berlini,

Që ndan vëllain me vëllanë.

Baden-Baden Lule në Baden-Württemberg.

 

Mbas mbarimit të luftës në Kosovë ai e vizitoj Kosovën po edhe Shqipërinë. Takimet me miq dhe krijues i sugjeruan që vargjet e veta t'i botoj në ndonjë përmbledhje,por edhe pikturat ti publikoj përmes ekspozitave sa ma parë .Kuraja dhe përkrahjen e përfituar autorin shpejt e gjet me botimin e përmbledhjes së librit nën titullin "Atje ku më njohin zogjtë” Shqip dhe Gjermanisht,ne çdo mes të hapur vihet një pikturë, ose një poezi.

Biseda jonë që patëm tek zoti D.Gashi, ai shprehet se në krijimtarinë e tij, vendlindja dhe natyra e origjinës janë motivet thelbësore që i derdh në pëlhurën ,pra në Ujz të Gjakovës, me çka e prek realitetin me një botën e  lirë, ligjore dhe demokratike, pra në Gjermaninë perëndimore, sepse thotë mu dha mundësia të shpreh atë që më tingëllonte në shpirt. Zoti Gashi lëne të kuptojmë se gërsheton poezinë mbi dashurinë dhe mallin për atdheun , por edhe me brushë peizazhin mbi bukuritë e natyrës dhe vlerat nga atje qe i shijoj me sy në vegjëlinë e hershme. .Përveçse merret me poezi e pikturë,Dani ushtroj suksesshëm edhe artin e sportit të karate-së, ku viteve të tetëdhjeta fiton shkallën e par:(Dan)Karate-Shotokan.dhe Maisterdiplom, Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

D.Gashi është pjesëmarrës i mbi 60 Ekspozitave, nacionale dhe internacionale

në pikturë, si në Gjermani,Grancanaria-Spanjë, Kosovë, Shqipëri, Egjipt dhe Rusi...është anëtar i kryesisë së dy shoqatave të arteve në Gjermani."ZEITKUNST" dhe "ARTIST FOR FREEDOM e.V.Gjermani...

Krijuesi me individualitet të spikatur, D.Gashi, krijoi një model të ri vjershërimi të pikturimit, në

modelin artistik të realizmit me mjeshtri, duke përbashkuar filozofinë krijuese popullore të traditës me atë moderne...Veprimtaria jetësore dhe krijimtaria e tij artistike na bëjnë të ndihemi me dinjitet përballë botës së civilizuar.

Dan Gashi në atileun e vet i stërmbushur me piktura të ndryshme të cilat shpesh e boshatis me ekspozimin e këtyre pikturave në pika të ndryshme !

Vizitën me këtë piktor dhe njeri të penës e përfunduam me një  përshtypje shumë të mirë artistike, nga e cila do të na mbetet për shumë kohë në  kujtesë takimi me një njeriun të kulturës artit dhe brushës nga e cila edhe ne e përgëzoj me suksese tjera në krijimtari.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora