E enjte, 25.04.2024, 06:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Baba Dimri me libra n’dorë

E premte, 04.04.2014, 06:16 PM


Demir KRASNIQI

 

BABA DIMRI  ME LIBRA N’ DORË (Parodi )

 

Nëpër shi e nëpër borë ,

Baba Dimri  me libra n’ dorë –

Ndalu pak , more  zotëri Ibër ,

Dua   ta dhuroj  një libër !

 

Kush po zdirgjet sheshit t’ qytetit –

Me i krah libra po vjen poeti !

Kush po zdirgjet sheshit t’ pazarit –

Me i krah libra po vjen shkrimtari !

 

Kush po zdirgjet sheshit t’ çarshisë ,

Me i valixhe t’ krijimtarisë ?

Vjen poeti me çantë në krah –

Tu çua rëndë , na shtien n’ gjynah !

 

Po i thërret nipit , mixha Kamber –

Dil , se po vjen një postier !

Kush po thërret te  “kapixhiku “ –

Dil , se po vjen  “porezniku “!

 

Nuk po mundemi  n’ qytet me dalë –

Dikush n’ rrugë për pa na ndalë !

-Ndalu burrë , se i kam dy fjalë –

Kam një libër me ta falë !

 

-Jam poet e jam shkrimtarë ,

Kam bërë emër legjendarë !

Shokët e mi ma kanë inat,

Se mua kush s’ m’ afrohet ngatë !

 

-Se unë jam mjeshtër për penë ,

M’ ka falë Zoti , rrush me men !

S’ na le t’ qetë me pi një kafe ,

Për një  libër – njëmijë llafe !...

 

Për këtë punë ka  bërë  përvojë –

Shokët e vet i merr për gojë !

-Nga inati për këto botime –

Nuk po m’ vinë në promovime !

 

-Gazetarët po m’ bëjnë  bishta –

Nuk po m’ marrin  n’ intervista !

Për këto libra me fletë të holla –

Do t’ mësojnë nxënësit nëpër shkolla !

-Lexojnë nxënësit ditë e natë –

Do t’ më bëjnë dhe referat !

Sa do t’ shkojë kohë , nuk e di –

Do t’ hy n’ Enciklopedi !

 

Gjilan, më 26.03.2014.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora