E premte, 19.04.2024, 07:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Shoqata ''Aleksandër Moisiu''

E premte, 04.04.2014, 07:09 PM


SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE "ALEKSANDËR MOISIU" NË AUSTRI-TË NJËZËSHËM NË PUNËN E TYRE

Shkruan: Shaban Cakolli

Në Austri sot ka shqiptarë thuajse në çdo qytet austriak,madje edhe në disa qytete të vogla ku më parë nuk mund të bëhej fjalë për këtë,raste të rralla para viteve të 90-ta,do të jenë vendosur këtu individ të shtyrë nga motivet ekonomike.Presioni  i pushtuesit sërb mbi shqiptarët me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Kosovë,në dobi të elementit sërb,mbyllja e të gjitha institucioneve kulturore e shkencore,pozita e vështirë ekonomike e sociale,mobilizimi i dhunshëm  në ushtrinë sërbe,bënë që në shumë shtete të  Evropës Përendimore të vendosen shumë shqiptarë të përndjekur nga regjimi pushtues sërb.Edhe  Austria është vendi ku nga vitet 90-ta janë vendosur shumë shqiptarë.E rëndësishme ishte dhe mbetet,se shqiptarët

e strehuar në Austri nuk ndejën duarkryq,ata kishin aftësitë e nevojshme,bindjet e drejta,vullnetin dhe guximin për të shtruar çështjen shqiptare para popullit mik austriak,madje duke ngritur lart vetitë e mira të karakterit të tyre,kulturës e traditës kombëtare shqiptare.Padyshim çdo shqiptarë i strehuar atje ka bartur me vete një copë malli për atdheun e vet në të cilin kanë nisur rininë e tyre.Ky mall venitej gjithnjë e më shumë,andaj mërgimtarët tonë në Austri nuk e patën të lehtë të kalonin këtë piramidë dhimbjesh,për ta u desht një punë e mundimshme,vetdijësim i  gjeneratave të mërguara,vendosje e njerëzve të aftë e veprimtarë në krye të kësaj piramide,punë e rreshtur për organizim,internacionalizim të çështjes kombëtare

para popullit austriak,organizimin e  hapjeve të shkollave shqipe atje,mbrojtëjen e gjuhës,kulturës dhe traditës kombëtare,ndihmën e atdheut,etj...

Shqiptarët këtu e kuptuan me kohë se kishin vetëm dy rrugë;njëra ishte të punosh shumë punë krahu,i pa përfillur nga askush,pa liri e dinjitet,llustragji

i rrugëve të huaja,kurse rruga tjetër ishte e mundimshme por e drejtë,e kjo ishte aktivizimi i çdo shqiptari këtu për çështjen e vet kombëtare,një

organizim i fuqishëm me veprimtarë e intelegjent në krye të organizimit,pra këtë e zgjodhën shqiptarët e mërguar në Austri.Shqiptarët në Austri

dolën të pregaditur mirë,të organizuar nëpër dhjetëra klube e shoqata,duke mos kursyar mund as lek,sepse vetëm kështu mund të realizonin qëllimin

final.

Rreth këtyre Qendrave Kulturore  Shqiptare „A MOISIU“ në Austri edhe sot e kësaj dite me zell punojnë veprimtarë të dalluar, të cilët premtojnë se këto vatra kulturore te mërgimtarëve, e themeluar ndër të parat me përcaktim kombëtarë në diasporën shqiptare në Austri, do të vargoj suksese të mëtejshme në të gjitha sferat e veprimit. Vazhdimësia e traditës shumëvjeçare të punës ka rëndësi të veçantë edhe aktualisht, mbase numri i klubeve shqiptare jo vetëm në Austri po pakësohet,në vend të tyre po themelohen Qendra të ndryshme kulturore,Lidhje shkrimtaresh e artistesh,organizimetë fuqishme,me njerëz intelegjent veprimtarë e atdhetarë të shquar të kombit,të cilët pa hezitim i ndjek pas mërgata jonë.

Në Austri lindin nisma, dije, aksione e aktivitete nga më të ndryshmet dhe të rëndësishme kombëtare. Ndaj, me të drejtë thuhet se aktivitetet  këtu nuk kan të ndalur.

Në Vjene  dy vite më parë është themeluar shoqata kulturore „Aleksander Moisiu“. Anëtaret e shoqatës vijnë nga treva të ndryshme shqiptare si: Kosova, Shqiperia e Maqedonia. Kryetar i saj u zgjodh Besim Xhelili.

Qëllimi i formimit të kësaj shoqate, sipas anëtarëve të kryesisë, është promovimi i kulturës shqiptare në Austri si dhe bashkimi i krijuesve të

 rinjë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin Vienez.E kujtoj kur kjo Shoqatë me veprimtarë të zgjedhur shprehu dëshira për të bashkëpunuar me mërgimtarët shqiptarë kudo në Evropë dhe më gjërë,ku bashkëpunimin e parë e nisi me ne Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nëGjermani(LSHAKSH)

Ishte një moment gëzimi e kënaqësie kur u takuam dhe u njohëm me ta,mbase ajo çka zgjoi interesimin tonë ishte se kjo shoqatë e sapo krijuar kishte realizuar një mori aksione e aktivitete me rëndësi kombëtare.Takuam burra  të mençur e veprimtarë të cilët për punën e tyre i njihnim si emra,por

nuk i kishim njohur për së afërmi si:Hazir  Mehmetin një mësues  i shkollës shqipe në Austri,gazetar i cili na njihte në faqet e shtypit rregullisht

rreth aktiviteteve të mërgimtarëve tanë në austri,Anton Markun,një njeri i ngrohët,intelektual e veprimtarë,poet,Besim Xhelilin,Dan Kosumin,Ragip

Dragushen,e shumë të tjerë.Edhe sot pas dy vjetësh njohëje me ta,ndajë mendimin se në asnjë qytet tjetër atje nuk mund të gjejmë shqiptarë më të

organizuar,më të bashkuar ,më të njëzëshëm në punën e tyre se kjo Lidhje Shkrimtaresh"Aleksandër Moisiu".Aleksander Moisiu,aktori i madh shqiptarë i cili ngriti lartë vetitë më të mira të karakterit,traditës e kulturës shqiptare para botës,sikur dëshmohet me sukseset dhe organizimet e këtyre

veprimtarëve atje,të cilët lidhjen e tyre e pagëzuan"A.Moisiu".Një veprimtari e tyre mjaft e frytshme e me ndikim,ka kontribuar që shqiptarët të kenë imazh të mirë tek autoritetet austriake.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu" (LSHKSHA) , po arrin suksese të vazhdueshme në afirmimin e krijimtarisë artistike e letrare. Fryti kulmor ishte antologjia "Illiricum" e cila u promovua me sukses me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, duke krijuar një interesim tek vendorët dhe shoqatat kulturore të kombeve tjera. Kjo solli aktivitet e shumta në kontaktet dhe leximet letrare në disa qytete në Austri dhe jashtë saj. Njëra nga sukseset e fundit ishte kontakti me Shoqatën e Shkrimtarëve P.E.N-Club me seli në Vjenë.

Në fakt, kjo shoqatë e mirënjohur në Austri dhe jashtë saj në ruajtjen, mbështetjen dhe afirmimin e krijuesve nga popujt e mundësoj promovimin e "Illiricum"-it i përkthyer në gjuhën gjermane. Ishte hera e parë që krijuesit shqiptarë po mbanin promovim dhe lexim në lokalet e P.E.N-Club-it. Kryetari i saj, shkrimtari i njohur në botë z. Helmuth A. Niederle e hapi mbrëmjen. "Është kënaqësi që po hapim sonte një mbrëmje promovimi të krijuesve shqiptar këtu në Austri. Ne do jemi të gatshëm në përkrahjen e aktiviteteve dhe pjesëmarrjen në shfaqjet në vazhdimësi".              

Illyricum - gjermanisht         -shqip.Padyshim gjuha dhe kultura  kombëtare,janë ura që lidhin shqiptarët me kultura të popujve tjerë,andaj botimi të cilin bëjnë shqiptarët atje në gjuhën gjermane është shumë i rëndësishëm për kulturën tonë.     

Kryetari i Lidhjes... "Aleksander Moisiu" në Austri z.Besim Xhelili ,në një takim me LSHAKSH;falemnderoi për pritjen dhe përkrahjen në

aktivitetet e përbashkëta. Ai foli edhe mbi historikun e Lidhjes "Aleksandër Moisiu". "Lidhja e jonë ka një histori të shkurtër, më pak se dy vjet, por kemi bërë hapa të mirë në bashkimin e krijuesve nga shumë lëmë krijimi dhe nga disa qytete të Austrisë. Para pak muajsh ishim 18 anëtarë të rregullt tani në "Illiricumi" në gjermanisht jemi 26 anëtarë. Shpresojmë se Lidhjes sonë do i bashkëngjitën edhe krijuesit tjerë nga gjithë Austria.

Ne jemi të hapur edhe për krijuesit shqiptarë, e të tjerë, nga shtetet tjera." Rreth botimit në gjermanisht foli z.Anton Marku, duke i

 falënderuar të gjithë krijuesit dhe donatoret, në veçanti përkthyesin. Z. Kurt Gostenschnigg, përkthyes, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë

që ndihmon në ofrimin e lexuesve austriak një antologjie të krijuesve shqiptarë në Austri. Ne jemi të hapur edhe për krijuesit shqiptarë, e të tjerë, nga shtetet tjera."kështu pat thënë kryetari i LSHKSHA,z.Besim

Xhelili një vit më parë në mesin e LSHAKSH në Gjermani,e cila tani gjashtë muaj më parë është bërë realitet.Më 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të

Gjermanisë me nismën e LSHAKSH e cila bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë të mërguar kudo në botë,organizoi kuvendin themelues të krijuesve shqiptarë në mërgatë,ku si rezultat i këtij kuvendi

doli LKSHM.Ne mërgimtarët kudo që jemi të strehuar këtë themelim të LKSHM e kemi pritur me shumë gëzim,sepse koha na kërkon më të bashkuar,më të dijshëm,më të fuqishëm,nga se intelektualët shqiptarë,krijuesit tanë sidomos në mërgatë duhet të jenë vetëm në shërbim të kombit,intelegjenca jonë thërret gjallëri e shpërthim ,jo vetëm

të krijuesve që tani kanë bërë emër,por nevojë urgjente është në gjirin tonë të i bashkoj të rinjët e mërguar,të i aftësojmë ata,të i afirmojmë,

pregadisim dhe shpëtojmë nga asimilimi.Të presish kohë më të mira se tani për të bashkuar zërin dhe dijen,mund të vonohemi.Duhet të bashkohemi

sado më shumë që është e mundshme të përfaqesohemi para botës ku jemi strehuar si shqiptarë të dijshëm,të përfaqësojmë çështjen tonë,kulturën tonë,duke punuar me përkushtim të madh  me rininë

tonë,e cila është e ardhmja jonë.Rinia jonë e mërguar është si pema me rrënjë të dobëta,për të cilën po nuk u përkujdesëm ashtu si duhet,nuk do jep fruta.Mos vetdijësimi i rinisë,sjell deri te

asimilimi,i cili vite më vonë do të bëjë të vetën,kohën kur asimilimi do të mbisundonte kjo nuk do të jetë vetëm klithmë e rinisë sonë,do të jetë

klithma e vet kombit,urojmë që rininë tonë të e mbajmë sa më larg asimilimit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora