E diele, 22.09.2019, 11:43 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Presidenti musliman''

E enjte, 03.04.2014, 08:01 PM


“PRESIDENTI MUSLIMAN”

NGA KALOSH ÇELIKU

Sapuni është “lodra” e parë e fëmijëve me të cilin ballafoqohet hutaçi që ditën e parë të lindjes, kur vjen duke qarë në jetë. Gëzohet familja, katundi, dhe e gjithë shoqëria. Shqiptarëve, këtë dhuratë hyjnore nga qielli ua ka sjellë lejleku. Ju, si lexuesë të mi besnik do të pyesni: pse lejleku, e jo qyqja e lagur në shi pa fole?! Përgjigje e lehtë: Shqiptarët, vetëm lejlekut i kanë ndërtuar çerdhe mbi oxhak, lisin e madh pranë Shtëpisë e jo qyqes e cila na i ka lënë vetë nëpër çerdhet e huaja, t’i sjukin sorrat e zeza. Tjetër punë është ajo se, ai kur rritet burrë me mustaqe vesh më vesh, ikë “i lumtur” me këngë vaji nga Shtëpia. Babai këtë produkt natyror origjinal, pastrues të trupit dhe shpirtit, nevojë e asaj kohe që na mungonte me të madhe, kur na cofte ndonjë kafshë shtëpiake e bënte vetë sapun, në mes të Lëmës.

Gëzim i madh për familjen e Katundin, gjithë vitin kishim sapun. I lanim sytë me të dyja duart për çdo mëngjes. Fytyrën, këmbët dhe duart. Edhe trupin dy-tri herë në javë. Problem kishim ne fëmijët, sa herë që Nëna kur na fuste me zor në govatë, nuk e donim ujin e pusit nën hijen e ftonit. Zëri na shkonte për qielli nga shkuma e sapunit që na i digjte sytë. Marrëzisht, tek tashti fillonim ta duam ujin. Shkaku kryesor, ky që në atë kohë e urrenim sapunin dhe e çuditnim Katundin, kur na fusnin me zor në govatë.

Megjithatë, pas larjes e bukur ishte ajo ninulla e nënës që na e këndonte tek posa na fuste në djep mbi kokë: Nina nana, more bir/ flej se gjumi të ban mirë/ Të ban mirë e po të rehaton në djep druri/ bashkë me vëllain e motrën të përkundi/ nana ty do të të baj Plak katundi! Titulli më i lartë dhe posti i asaj kohe të cilin na e këndonte Nëna plot gëzim, ishte: Plak Katundi. Post të cilin disa partizanë të partive politike edhe sot e dëshirojnë dhe e mbajnë plot krenari. Partitë Politike “demokratike” shqiptare të sotshme, nateditë para zgjedhjeve lokale, presidenciale e parlamentare na këndojnë ninulla të thata patetike: “Tani gjendemi para shtëpisë së kryetares së Tetovës Teuta Arifi, edhe pse ajo tanimë nuk jeton në këtë shtëpi, sepse ka katër banesa në Shkup dhe një banesë në Tetovë, prandaj nuk e dimë saktë se ku jeton. Se zonja Arifi gënjen dhe mashtron, kjo nuk paraqet lajm, por lajmi është se ajo rri në xhami (siç shihet në foto) pa mbulesë shami dhe me frizurë, gjë me të cilën i shkelë parimet themelore të fesë islame", ka akuzuar sekretari i forumit rinor të PDSH-së dhe njëherësh kandidat për deputet në Njësinë numër 6, Bujar Afrimi. Punemadhe për deputetin e popullit, që “xhemati” në xhami hyn pa kësulën e bardhë në kokë. “Myslimani” më i madh, pas Muahmedit a. s. i thirrë hoxhallarët ta ftojë “xhematin” të votojnë për kandidatin e parë “musliman” për president, Iljaz Halimin. “Xhahilët” të cilët nuk do ta votojnë kandidatin e vetëm “musliman” për president, nëse fitojmë ne në këto zgjedhje, të gjithëve me rend do t’ju vë nga një kryq në ballë. Plotësimi im: E, kur hyri Teuta Arifi në xhami me shami e me “papuçe me take” në diasporë, çka thatë për këtë dukuri politike-fetare?! Asgjë, përveç duartrokitjeve frenetike. Atëherë, do të prisni “gropat që ua shënoi para një viti” t’ua mbulojë nesërmëngjes me “lule xheneti për Bajram”, përpara shtëpisë moti të braktisur në Tetovë?! Pse jo, edhe me ndonjë “ilahi” në prag të zgjedhjeve “demokratike, në xhaminë e madhe mes Sheshit të Tetovës, të cilën ua premtuan “vëllezërit” si kompenzim në vend të Burmali Xhamisë krah për krahu me Nënën Parti.

Që ato ditë të fëmijërisë, nuk e di pse edhe sot e kësaj dite kur dalin politikanët tanë në ekranin televiziv me “Din e Iman” në gojë, mua më duken si sapunë të Babait. Fjalimet e tyre të “zjarrta” patetike para zgjedhjeve. Sharjet dhe kacafytjet e Dy gjelave me një gardh thuprash në mes të Lëmës, matanë Oborrit. Rrenat e pabesueshme me të cilat duan të më fusin në govatën plot me ujë. Përjashtim, këtu bën Zijadin Sela me shokë, kur është në pyetje Çështja e pazgjidhur shqiptare. Burri i botës, ashtu siç e bëri bashkë Strugën pa ndarje të partive politike gjatë zgjedhjeve lokale, edhe kësaj radhe e ngriti zërin e politikanit: shqiptarët gjithmonë duhet të jenë bashkë për punë të mbara kombëtare historike. Punemadhe, që “presidenti musliman” (Iljaz Halimi) në këto zgjedhje presidenciale i thirrë në ndihmë edhe mysliamnët turq, romë e torbeshë. Publikisht e deklaron haptas veten si president “kosencual”. Gabim politik i Partisë më të madhe shqiptare (BDI) në pushtet, që nuk e pranon për kandidat “konsensual” presidentin e vetëm “musliman”. Vite me radhë në jetën politike, nuk i pastroi institucionet e “përbashkëta” të shtetit nga mbeturinat e harruara partiake nëpër zyra e kabinete, që edhe sot e kësaj dite nuk na lënë të ngrejmë krye si shqiptarë. Presidenti i parë “musliman”, ashtu edhe ashtu, kurrë nuk do të bëhet president i Shtetit të “përbashkët” pa Kryqin e madh të Gruevskit në Vodno. Krah për krahu me Metropilitët e Beogradit në breg të Vardarit. Car Dushanit, që gjatë natës u ngritë lugat dhe me çekiç përpak para kamerave televizive ia ngritëm këmbët në lumë ta përcjellim për në Greqi. Frikë kam se, përsëri Nëna me zor do të më shti jo në govatë, po në “banjon publike”. Shkumojë mirë sytë me sapun t’i shoh “patriotët kuqezi”. Zëri të më shkojë për qielli.

Ditën e sotshme, qesh vetmevete me sapunin e Babait dhe atë të Partive Politike Shqiptare. Mjetin pastrues, që m’i përkujtojnë padashtas politikanët e dalldisur të partive politike shqiptare. Vallë, si nuk janë sapun edhe këta burra mejdani, nuk u harxhuan më për kaq vite një ditë, në skenën politike: nga “fitorja në “fitore”. Ose, të lodhen nga puna “patriotike”, popullin shqiptar të mos e marrin si dhenë. Fjalimi i Menduh Thaçit në një fushatë parazgjedhore: 5.000 delet e Ali Ahmetit, varfëruan Tetovën. Plotësimi im: E kullotën gjithë Sharrin Plak. O burra, binu deleve të Ali Ahmetit, t’i fusim në vathë! Thikën t’ua vëmë në qafë, therim përgjatë fushatës zgjedhore. “Vëllezërit” të kenë meze për të ngritur dolli pas fitoreve presidenciale. Edhe deshëve me brirë rreth veshëve me nga një këmbonë përqafe! Fije bari nuk na lanë nëpër “livadhet” e Tetovës. Këlyshët me zgjebe nuk kanë ku të përjagen, e mos të flasim për qentë e Sharrit?! Vazhdimi i Menduh Thaçit me mikrofon në dorë në mesin e shqiptarëve: “Fukarallëk, që i serviret Tetovës, ka një përgjegjës, këto gropa, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e investimeve në infrastruktrën e shqiptarëve, ka një çmim, "e çmimi është dhentë (delet) e Ali Ahmetit, 5000 dhenë (dele)", e kjo do të thotë, 5000 ndihma sociale më pak për shqiptarët. Delet e Naim Frashërit te “Bagëti e Bujqësia” t’i therim sot, që na japin tambëlin, qengjin, djathin dhe leshin për ta veshur veten për Dimër?! Studentët e dy Universiteteve, në Tetovë t’i lëmë sot e mot me gishta në gojë. Kurrë, mos e thashtë dhe dhëntë Zoti! PDSH – ja do ta çojë në hava Car Dushanin”?! Jo, o Menduh Thaçi! Frikë kam se, përsëri folë jerm në gjumë, pasmesnate. Shqiptarët Car Dushanin nuk e çojnë në “hava” me këtë kapacitet politik shqiptar, po kryengritësit shqiptar nesër do t’ia vëndojnë dy brirët e përkrenares të Skënderbeut në kokë dhe do ta zbresin në tokë.

Problemi shqiptar: nuk është Car Dushani për ta çuar në “hava”, por si me e hipë Car Dushanin para kalit me shalë, në prehër të Skënderbeut në Bit-Pazar?! Fatkeqësia kombëtare: me Menduh Thaçin dhe kandidatin “musliman” Iljaz Halimin, kurrë nuk hipet Car Dushani para kalit të Skënderbeut! Shkaku, se: “patriotëve kuqezi”, moti u ka ikur treni. E, Ali Ahmeti me shokë, Ditën e sotshme i kanë hipur vagonit të fundit të trenit në stacionin hekurudhor të cilin dikur moti mezi na e ndërtoi shoku Tito. Lokomotiva është nisur plotë fishkëllimë (pordhë e piskamë) përmes fushës të Pollogut. Punë tjetër është ajo, se: a, është nisur binareve për në Beograd, apo për në Tiranë?!

Përsëri, ndërhyrja ime: E gjithë kjo bëhet në “Kryeqytetin e Shqiptarisë” të Iljaz Halimit me dy Universitete?! E, ku i ka qentë e Sharrit Menduh Thaçi (“Sharr pllaninskit”), së paku të shpëtojë ndonjë copë lëndine, dele rudë?! Qëngji të butë lara-lara me një zile në qafë varë. Bariu të mos i ndjellë sot pas kripës te Kasapi, po kullosave andej nga “Sytë e Sharrit”. Mrizojnë nën hije të dardhave gorrice me fyellin e Bariut. Qentë e Sharrit si roje, mos t’u bie natën Ujku Nateditë, para zgjedhjeve njëri-tjetrit mos ia nxjerrin sytë dhe të palarat politike. Votave “demokratike” sot u ka rënë çmimi. Përderisa, dikur një votë shiteshte 50 – 100 euro, sot shitet gati pa pare: një çaj rusi, një kafe turke, një thes miell, një litër vaj, 1 kg. sheqer,  një kg. kripë. Turpi Zotit! Çmimin gjatë këtyre viteve na e keni ulur te pala politike maqedonase. Imzot, si nuk është ende Nëna ime gjallë, t’i marrë kopilat shti me zor me gjithë tesha t’i lajë në govatë. Sapunojë mirë e mirë me sapunin e Babait. Mjaftë i lamë sytë, duart, fytyrën dhe këmbët. Koha është, pak ta lajmë edhe kokën. Trurin.

Fatkeqësi kombëtare, që Babai ende nuk është gjallë, kafsha që na ka cofur në mes të Lëmës, mos na shkojë kotë në Ditën e sotshme parazgjedhore të “presidentit musliman”, brenda një dite ta bëjë sapun. Dhe, lajë politikanët e arratisur dhe të shashtrisur “kuqezi” nga pisllëku me ujë në govatë, që llomi dhe harami ua ka mbuluar sytë. Shtatë sahat larg u vjen era. Qelben…



(Vota: 82 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT