E shtune, 20.04.2024, 08:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Rugova: Kur rrin me Zanën

E enjte, 03.04.2014, 07:13 PM


Kur rrin me Zanën

 

Nga Mustafë Rugova

 

Prape një Zanë mali m'del perballë:

-ku ke humb me thotë ti mor djalë?

 

Nguli kamte tash po i them vetit

e pranoj, m'dual vetja prej syretit

 

He m'thot Zana qite fjalen e burrit

E Mua më dridheshin leqet e gjunit!

 

As vet se dij qysh me erdhi fryma

e syte me shkrepnin si vetëtima

 

Syte e saj e te mijte u banë bashkë

…e muaren ngjyren e mendafshtë

 

I thash, (se s’mujta pa i thanë),

t'kam pa në anderr o moj Ti- Zanë

 

Dhe i thash… edhe do fjalë tjera

U zbut (e Mira) Zana, si perhera

 

Nje here zh’vleftersohet fjala mrekulli

Kur rrin me Zanën që shprazë dashuri.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora