E enjte, 18.04.2024, 10:00 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kërkim falje irakianëve të pafajshëm

E enjte, 03.04.2014, 07:46 PM


“Ndalini sa nuk është vonë”!

Kërkim falje irakianëve të pafajshëm, viktima   të një të manipuluari shqiptar !

(Familja e kamikazit kosovar, Blerim Heta, i cili javës që shkoi vrau, në një sulm vetëvrasës në Bagdad, mbi 50 persona, thonë që atë e mashtruan. Ata thonë se atij ia shpërlanë trurin me ligjërata. ; gazetaexpress,01.04.14)

Nga Fahri Xharra

Që moti nuk jamë tronditur më shumë se me këtë shkrim ; nuk më tronditi as stili arab i vetëzhdukjes ,as hesapet e tyre që janë pashpresa , as ëndërrat e tyre të kota ; por mbeta i shtangur nga:“Vëllai ka filluar me fe kah prilli i vitit 2012 dhe tek pas një viti ia ka nisur që të na flas edhe neve në shtëpi për fe. Pas një viti, duke u shoqëruar me një shoqëri që ne nuk i dinim saktë se kush ishin, por e shihnim që ishin më ekstremistë se sa njerëzit që kishim parë kohë më parë duke shkuar në xhami, ai ndryshoi komplet, sa që u izolua. Nuk ia jepte dorën as çikave të axhës dhe as nuk na bashkohej nëpër festa familjare”, thotë Arjeta. Pse shqiptarët , mu pas pavarësisë ranë në kurthën e qoftlargëve?

Kush po del fitimtar , me kete shthuerrje kombëtare ?

Me habitë gjakftoftësia qeveritare ne te dy shtetet shqiptare,me habitë : "Ata thonë se atij ia shpërlanë trurin me ligjërata. Blerimi, konfirmojnë ata, ishte dëgjues i rregullt i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, por edhe i ligjëratave të Bekir Halimit e Omer Bajramit nga Maqedonia."

A jemi ata që mendojmë apo një dreq i madh na është futur në mes ?

“Ai ka qenë pothuajse e i rregullt në ligjëratat e Shefqet Krasniqit. Ka shkuar edhe në Maqedoni. Në fillim e kem ditur se po shkon me shoqëri për qejf, por më vonë e kemi marrë vesh se ai ka qenë në ligjërata të atyre hoxhallarëve si Bekri Halimi ose Bajrami e të tjerë që folin për xhihad. Edhe në internet i ka dëgjuar shumë ligjëratat e tyre”, thotë Arjeta për Express.

Po , kush na qenka ky Shefqet Krasniqi , ky Bekir Halimi apo ky Omer Bajrami ? Kush janë vallë këta që po na e helmojnë rininë , djelmërinë, vajzërinë ?

E meritojmë ne si shqiptar të futemi në listën e kombeve terrorriste të botës? Kush është kjo pjellë e dreqit , që ka lëshue shtat në tokat tona?

“Fenë po e perdorin mir po thua ti edhe unë po them ashtu shumë e vertetë se Fenë po e perdorin për qëllimet e tyre financiare e grupore e çka jo tjetër ;por e them hapur askund në asnjë Fe nuk shkruan të vritën njerëz të pa fajshëm,,, Kurani thote: Te marrësh një shpirt është sikur te vrasësh tërë njerëzimin ,thote SHpirt  e nuk permend asFe as komb por shpirt njeriu,,, ata le të dalin natëe ditë le te qjerren rrugëve duke bertitur se janë musliaman apo se feja thotë kështu ( sipas tyre) apo të bertasin Allahu Ekber -- kot e kanë ( Zyhdi Hazeri , Hoxhë në Pejë ) “

Më ngjalli dhëmbshuri për të mashtruarit : “Ai nuk flet gjatë, pos thotë se ka një mesazh për të gjithë ata prindër që i shohin fëmijët e tyre se po bëhen ekstremistë.“Ndalini sa nuk është vonë”, shprehet  Remzi .Heta.

Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.

Kemi shembuj ndër ne që feja shikohej ndryshe e jo si po e shohim sot:” Veprat kryesore që S. Najdeni (Hoxhë Voka i Dibres) i botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.”fxh. Kemi edhe brenga tjera. Jemi të ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”(At Gjergj Fishta )  Fol te drejten.. Pergjigju shqip

Më në fund po iu them troç : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ” Boll mo!



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora