E enjte, 28.03.2024, 04:06 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 2 Prill 1991 – 2014...

E merkure, 02.04.2014, 07:37 PM


2 PRILL  1991 – 2014...

KËSHTU  THA…  RAMIZ  ALIA:

“VETËM N’ FUTA E DEGERMIA...

ZBUKUROHET SHQIPËRIA !”

Nga Fritz RADOVANI

Plot 23 vjet…Si sot kujtoj shkrehjet e armëve gjakatare të terroristëve komunistë, që para se me ngordhë, dita e ditës, po vajiseshin me gjak Rinije Shqiptare të pafajshme… Ishte një kujtesë për të gjithë “ata” që kishin “harrue” shprazjet e automatikëve në mëngjez heret në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder…Ai mëngjez i bukur prilli, me atë diell aq të kandshëm, që porsa kishte fillue me ndriçue godinat e vjetra të Shkodrës, për pak minuta u terratis tue mbulue kokat e pesë Nanave Shkodrane përjetsisht me shejin e zisë, “degermijat” e mnershme, që për mbi 47 vjet mbulonin edhe muret e Rozafës...

Një turmë e madhe qytetarësh shkodranë piskatnin në Fushën e Çelës të zemruem  n’ atë mbasdreke të 1 Prillit 1991: “Komunistët hajdutë na kanë vjedhë votat!”... E pa u errë ende, u nisën nga qendra e gjaksorëve, ku kurdiseshin arrestimet, vrasjet, torturat, e ku nuk pushonin një minut thurjet e tragjedive, që kishin mbizotnue psikologjinë e çdo njeriu që mund të harronte për një çast fjalën  marksist – leniniste të diktatorëve tanë: “Frikë”, të shkrueme që nga data 29 nandor 1944 ndër majat e maleve, ndër fushat e kooperativat bujqësore, ndër fermat e t’ interrnuemëve, ndër hymjet e fabrikave e deri tek dyert e të gjitha maternitetëve tona, ku çdo fëmijë, edhe para se të lindte, duhej të dridhej në barkun e nanës kur të ndigjonte fjalën “komunist”! Komiteti i PPSh ishte çerdhja e tyne!...

Në orët e vona aty shkoi edhe Kryetari i BSPSh së Shkodres Ferdinand Temali, e mbas pak kohe demostruesit u shpërndanë tue i urue njenitjetrit “natën e mirë!”...

Kur kemi shkue bashkë me Arben Borshin nga ora 21.30 nuk kemi gjetë njeri. Aty dukej sikur ka ra “heshtje”..., po e nesërmja në mëngjes tregoi se aty ishin sajue edhe vrasje të shëmtueme, që do të brengosnin Nanat Shqiptare... Në mbramje kishte ardhë nga Tirana edhe zv. Ministri i punëve të mbrendshme...dhe, bashkë me kryetarin e degës së mbrendshme të Shkodres Çapajev Taçin, shefin e policisë Dilaver Paparen dhe policin vrasës Gjekë Celin, kishin projektue mënyren e “sigurimit të komitetit PPSh”, me vendosje të forcave të rendit, snajpërve ndër godinat përrreth, sambistëve të droguem në të gjitha ato godina ku mendohej me krijue trazime dhe ku punohej për me realizue vrasje dhe terror.

Pikërisht në apartamentin mbas poliklinikës ishte edhe gjuejtësi i djaloshit të zgjedhun për “kurban”, studenti Arben Broci, që vetë Presidenti gjakatarë Ramiz Alia në takimin e organizuem me studentë në Pallatin e Brigadave i kishte vue shenjën e vrasjes.

Kur studentët e shkollës së mesme “Jordan Misja” ishin të ulun karrshi komitetit, në barin e lulishtës, dhe posa Arbeni, ka arrijtë aty nga rruga e qendres së qytetit... pa u afrue mirë tek studentët, asht ndigjue krizma e snajperit që e ka goditë mu në krahun e majtë, mbi kerdhokël, tue i shkaktue vdekjen në çast... ramja e tij në asfalt ka dhanë sinjalin, mbas të cilit u vranë Nazmi Kryeziu, 38 vjeç, Besnik Ceka, 21 vjeç, Besnik Bishanaku 22 vjeç dhe u plagosen mbi 89 vetë, listen e të cilëve e kishte Ferdinand Temali. Dij se shpejtë ka vdekë edhe Artur Gila. Gjuejtja me snajper u ba nga godinat perreth sheshit...Dij se Arben Broci asht vra nga dritaria e apartamentit, pranë derës së Frano Preçit, që me ka tregue Ai vetë.

Frano, sa ka dëgjue të shtimet e para, ka dalë tek dera dhe ka gjetë 2 sampistë që gjuenin...

Kur urdhni i Presidentit ishte zbatue përpiknisht, dhe mbasi dhuna ishte prezent në çdo qoshe të qytetit, hipokriti i Shkodres, “bilbili i partisë”, kishte mendue me vue edhe maskën e tij si zakonisht veprojnë vrasësit, tue “nxi surratin në ikje mos me u njohë kush asht gjaksi” i dha flaken komitetit të partisë, tue u mundue me krijue idenë se “vrasjet erdhën pasojë e djegëjes së selisë së PPSh”...një trillim pa rezultat që u shue pa lindë... “tymi dhe bloza e arshivave të partisë komuniste nuk e mbuluen faqen e zezë të tij...derisa ngordhi!”.

Edhe pse u banë sa mbledhje në komitetin ekzekutiv të Shkodres, filluen greva, u ndalue puna e u mbyllen fabrika, erdhën nga Tirana hetuesë e prokurorë, jurist’ e spijunë, dhe u mendue me ua lanë “preshin” në dorë disa thasëve pa markë...Asnjëherë nuk asht arrijtë me u mendue “pafajsia” e organizatorëve të masakres së 2 Prillit 1991 në Shkodër!

Ajo ishte një veper tipike terroriste komuniste me të gjitha shfaqjet e mësheftësitë e veta që nga organizimi, realizimi dhe zvarrisja me zbulue të vërtetën, gja e cila nuk ka asnjë rasë që asht dënue në atë sistem përbindsh e tiran siç ishte komunizmi në Shqipni.

Të gjitha “misteret” janë vepra të diktaturës komuniste, të cilat mbulohen për aq kohë sa ai sistem barbar të sundojë mbi popullin e pambrojtun, ashtu si asht Populli Shqiptar, përderisa vrasësit, torturuesit, kriminelët dhe tiranët, jo vetem nuk dënohen për krimet që kanë krye dhe vazhdojnë me ba çdo ditë, por edhe qiten e priten ndër shtete që krenohen për “demokracinë dhe arritjet e saja” në vendet e tyne. Përderisa të mos vihen në bankën e të akuzuemve, por të lihen të lirë vrasësit e kriminelët e diktaturës komuniste shqiptare, që asht një nga ma tipiket e atij sistemi në botë, të gjitha idetë e lirisë dhe të demokracisë, nëse nuk janë përmbysë ende, s’ asht e largët koha e ringjalljes së diktaturës së pashpirtë! Koha po tregon se “ringjallja” po nxitet dhe po afrohet me “ringjalljen e diktatorëve” të pashpirtë.

2 Prilli 1991 në Shkoder asht vazhdë e krimeve që komunistët kanë krye ditën për diell e natën për hanë për 47 vjet pa ndërpremje. Që nga viti 1944 krimet e tyne janë legale, të njohuna dhe të jashtaligjëshme ashtu si ishte vetë organi i sigurimit të shtetit që zbatonte jashta të gjitha normave njerzore e juridike vendimet e partisë komuniste. Kriminelet e diktaturës 47 vjeçare vazhdojnë me kenë “heronjë”...Kuvendi Popullor asht dakord!

Shteti Shqiptar nëse vazhdon mos me dënue kriminelët apo “meritat” e njohuna zyrtarisht nga organet e paligjshme të diktaturës, tue fillue nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije k...siç asht thirrë nga turma në vorrimin e 17 vjeçarit Pllumb Pllumbaj, i vramë në kufi në korrikun e vitit 1990, domethanë se jo vetëm që Shteti sot pajtohet me ato krime të shëmtueme të komunizmit gjakatar, por edhe asht pasues i vepres së tyne.

Populli Shqiptar nuk duhet të heshtin dhe as të mendojnë se “armët e diktaturës” ndryshken vetvetiu, përderisa, ai të jenë pre e atyne armëve që për 70 vjet vazhdojnë me vra Bijtë e Atij Populli, që asnjëherë nuk ka pushue luftën e vet për Liri e Demokraci!

Demokracia asnjëherë nuk mund të ndërtohet mbi rrenojat e krimit e barbarizmit!



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora