E premte, 19.04.2024, 11:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Isak Ahmeti: Marjan S. Sopi - Flijimi Ngadhënjyes

E merkure, 02.04.2014, 07:33 PM


MARJAN S. SOPI: FLIJIMI NGADHNJYES, 2006...

Fragment vështrimi…

Nga Prof. Isak Ahmeti

Libiri: Flijimi Ngadhnjyes, i autorit Marjan S. Sopi, është një libër mjaft interesant dhe me vlerë, i një zhanri sui generis. Në këtë libër që ka 215 faqe, si një lloj i veçantë shkrimor i autorit në fjalë, që ka një bagazh të lakmueshem kulturor nga fusha e historisë, filozofisë, teologjisë etj., ka bërë përshkrim të bukur e real të ngjarjeve, të kohës, të vendit, të Binçës, të Kosovës, por edhe të Martireve të Karadakut.

Ndonëse i lidhur për karoce, autori i këtij libri, një veprimtar i dalluar kulturor, fetar e humanitar, është mbase njeriu që ka lëvizur me një shpejtësi marramendëse nëpër Kosovë, nëpër ngjarje, nëpër Evropë dhe jo rastësisht, prandaj, vepra e tij frymon me shpirtin e njeriut të sakrifices sublime, që gjithnjë është në lëvizje, gjithnjë në kërkim të së vërtetës, gjithnjë në paraqitje të kohës së Luftës së fundit në Kosovë (1999).

Në këtë vepër hasim në shumë figura e personalitete, siç është psh Dom Lush Gjergji që mbrojti pragun e Kishës së Binçës, mbrojti jo vetem besimtarët e vet por gjithë ata që kërkuan ndihmen e tij...

Në këtë libër që është në njëfarë mënyre libër kujtimesh, ngjarjesh, personalitetesh, historish, me plot elemente të letrarizuara, autori del ngadhnjyes, përmes flijimit, del ngadhnjyes me fjalen e tij, me veten e tij, me personazhet, dhe jo rastësisht edhe titulli Flijimi ngadhnjyes...

E veçanta e rrefimeve të Marjan S. Sopit, siç e ka vënë re në fjalën paraprake: FLIJIMI NGADHNJYES SI FAKT HISTORIK, Bardh Frangu, qëndron në faktin se ato ndërtohen si pamje në lëvizje. Prandaj këtë njeri, këtë autor, që premton shumë, Dom Lush Gjergji e ka cilësuar me të drejtë, ndonese i lidhur për karoce, si njeriun më të levizshëm të Kosovës!...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora