E marte, 23.04.2024, 04:23 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Një ditë tjetër

E shtune, 14.06.2008, 12:49 PM


Engjëll Koliqi
Një ditë tjetër

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Edhepse nuk i kisha mbaruar të gjitha detyrat që i kisha marrë për dje, mbrëmë – pa pritur orët e vona të natës, shkova dhe u futa në shtrat. Mbas lodhjes së pakuptueshme, papritmas, më kishte ftuar gjumi, të cilit edhe iu dorëzova, sapo u futa nën mbulojë. Dhe, njëpasnjë filluan të më vijnë ëndërrat, nga më të ndryshmet. Herë më vinin ëndërrbardha shumë të këndshme, herë më vinin ëndërra me storje të rrezikshme që më mbushnin me frikë, herë më vinin ëndërra krejtësisht të pakuptueshme, madje edhe të pakuptimta. Ëndërrbardhat më joshnin, prandaj dëshiroja që të tilla të më vijnë sa më shumë dhe të zgjasin sa më shumë në kohë. Asnjëherë nuk më shkonte mendja se ëndërra është një proces, që nuk mund të ketë më shumë se një përftim 1-3 sekondash në trurin e njeriut, derisa ne jemi në gjumë. Ndërkaq, kur më vinin ëndërra të frikësueshme, madje edhe të tmerrshme, më dukej se po zgjasin shumë dhe në mbarim të tyre ndjehesha skajshmërisht i lodhur. Ato ëndërrat e pakuptueshme, edhe nuk i regjistroja të gjitha në memorjen time, ndërkaq që ato të pakuptimtat doja t'i harroja sa më parë që është e mundur. Kështu – nata e kaluar, në mua ishte shumë-shumë e gjatë.

Pra, kuptohet që në mëngjesin e sotëm jam zgjuar dhe jam çuar më ndryshe se në ditët tjera. Shumë i lodhur, për të mos thënë edhe i rraskapitur nga vargu i ëndërrave nga më të ndryshmet që dukej i pambaruar, e nisa ditën e sotme. E nisa këtë ditë me lodhje, duke u munduar t'i regjistroj ëndërrat që gjatë natës së fundit – shumë të gjatë – ishin të shumta. Sidomos, nuk doja të harroja asnjë nga ëndërrbardhat e mia të kësaj nate. Njëkohësisht mundohesha ta gjej një formulë të lehtë dhe të përshtatshme të harrimit të ëndërrave të tmerrshme që më kanë futur shumë frikë në shpirt, sikur edhe të ëndërrave të pakuptueshme dhe të pakumptimta. Më bëhej që shtypja e gjakut më ishte ngritur shumë, duke kaluar shumë shifra mbi ato që janë normale.

Mirëpo, sidoqoftë, sot nisa një ditë historike – një ditë të madhe. Sot – përfundimisht nisa një ditë tjetër nga ditët e vështira që kanë rënduar mbi kurrizin tim dhe të popullit tim. Sot fillova një tjetër ditë – fillova ditën që hapë epokën e mrekullive, që do të ndërrojë botën me dashuri.

Siç thash – u zgjova i stërlodhur. Por, mbas këndelljes nga ëndërrat e shumta të natës së kaluar, që nuk kishte shumë orë, por ishte shumë e gjatë, mora udhën e ditës së re. Mora udhën e një dite tjetër nga ditët e zakonshme të një një njeriu të shtypur e të vuajtur. Mora udhën e ditës së mrekullive që ndërrojnë botën me dashuri. Mora udhën e ditës së madhe të epokës së re, që në historinë tonë po hyn me emrin e dashurisë. Mora udhën dhe mbërrijta te shenjti i mrekullive – te Shën Ndou (Sh'na Ndou), për ta falënderuar që në Ditën e Tij na dhuroi epokën e re të dashurisë dhe për ta lutur që të mos na mungojë me mrekullitë e tij të pandalshme, që janë shumë të nevojshme për ne dhe për këtë botë që do të ndërrojë me dashuri, falë fuqisë së këtyre mrekullive. Pra – përnjëherësh e falënderova dhe e luta Shën Ndoun, i cili më siguroi ndihmën e Tij të pambaruar, në çdo hap të veprimtarive, në ndërrimin e botës me dashuri. Edhe unë i premtova Shenjtit dhe e sigurova se angazhimi ynë nuk do të mungojë në asnjë çast, dhe se nuk do të ndalojmë kurrë, derisa përfundimisht ta ndërrojmë këtë botë. E sigurova Shenjtin, se të gjitha ndërrimet do të bëhen sipas porosisë së Tij – me dashuri dhe vetëm me dashuri.

Kështu pra, bujshëm e fillova ditën e madhe që është pikënisja e epokës së ndritur të dashurisë. E fillova një ditë tjetër, që kësaj bote po i dhuron një histori tjetër – një histori me emrin e dashurisë. E fillova një ditë tjetër, që nuk do i lerë më hapsirë natëzezës, as ëndërrave  të tmerrshme e të pakuptimta. E fillova një ditë tjetër, që – jashtë gjumit – do na sjellë shumë ëndërrbardha, që në logun e mrekullisë do të zhgëndërrsohen me një dashuri shembullore – me dashurinë tipike iliro-dardane, që i ka dhënë dhe do i jep shumë vlera e kuptim historisë njerëzore. Këtu, në shenjtoren e Shenjtit të Mrekullive, nisa udhën e amshuar të epokës së dashurisë, për të depërtuar anekënd botës dhe në mbarë gjithësinë. Nga kjo shenjtore e mrekullueshme ftoj të gjithë njerëzit vullnetmirë, të bashkohenn në veprimtaritë e filluara, në procesin e ndërrimit të botës me dashuri. Eni të gjithë – të bashkëveprojmë aty ku na thërret dashuria, aty ku na pret mrekullia. Eni se bota po pret ndryshimet. Bota jonë po pret ndryshimet e premtuara me rregulla dashurie. Eni – mos hezitoni, sepse sukseset i kemi të garantuara. Eni, sepse kemi rastin e papërsëritshëm që të hyjmë në histori, si protagonistë të vërtetë të epokës së dashurisë. Eni, sepse mrekullia na garanton një qetësi dhe një kënaqësi shpirtërore, që mund të përjetohet vetëm në akte dashurie dhe vetëm në rrethanat e ditës së re, që është krejtësisht tjetër nga ditët e historisë së tmerrshme të luftërave e të intereseve të dyshimta. Eni, sepse po na buzëqesh fati që të jemi aktorë dhe dëshmitarë të parë në fronin e dashurisë, që do e komandojë dhe qeveris njerëzimin, në mbarë historinë – deri në amshim! Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora