Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Demiri nga Ferizaj, sulm vetëvrasës në Irak

| E marte, 01.04.2014, 06:27 PM |


Blerim Demiri nga Ferizaj, kosovari i parë që kryen sulm vetëvrasës

Blerim Demiri nga Ferizaj, besohet se është kosovari i parë që ka kryer një sulm vetëvrasës.

Sulmin e ka kryer ndaj ushtrisë irakiane ku vrau 52 ushtarë. Lajmin e ka bërë të ditur organizata pjesë e të cilit ishte edhe Demiri, “ISIF” ndërkaq e transmeton emsioni “Interaktiv” i KTV’së.

Forumet myslimane në internet e kanë identifikuar këtë person si Blerim Demiri nga Ferizaj. Organizata pjesë e të cilit ishte vetë ai, thotë se Demiri ishte nga Kosova.

Demiri kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo”.


ZERI