E enjte, 16.07.2020, 05:59 PM (GMT+1)

Kulturë » Libra

Vangjush Saro: “Trumcaku ftillon ferrën”

E hene, 31.03.2014, 08:00 PM


“Trumcaku ftillon ferrën”, një libër i ri me fabula nga Vangjush Saro

Pas librit “Dhelpra shpërblen lepurin”, shkrimtari Vangjush Saro vjen sërish te lexuesit me një përmbledhje tjetër me fabula. “Trumcaku ftillon ferrën” titullohet libri i tij i ri, me rreth 30 fabula që iu drejtohen lexuesve të një spektri të gjerë. Autori e shikon këtë lloj si një mundësi ideale për të komunikuar me lexuesit në lidhje me deformimet që vërehen në jetën e përditshme. Fabulat e këtij libri flasin me lexuesin në një gjuhë jo thjesht e vetëm alegorike, por hera-herës edhe përmes një lirizmi që përkon me disa nga karakteristikat e stilit të tij letrar. Ndër veçanësitë e librit “Trumcaku ftillon ferrën”, është edhe përcjellja e fabulës përtej subjekteve e botës së kafshëve, tani edhe te sende e dukuri të ndryshme të jetës, që përmes vargjeve personalizohen duke hyrë në marrëdhënie varësie a sjelljeje me njëra-tjetrën. Libri është botuar dhe vënë në qarkullim nga ERIK Botime.

Vangjush Saro ka një përvojë të gjatë në zhanrin e satirës dhe humorit. Në vitet e fundit, krijimtaria e tij është pasuruar në mënyrë të dukshme; deri tani ai ka botuar rreth 15 tituj. Nga librat e tij me tregime satiro-humoristike, mund të veçohen “Dy orë dramaturg” dhe “Biri i ambasadorit”. V.Saro është gjithashtu autor i kinokomedisë “Shkëlqim i përkohshëm”; por ka shkruar edhe skenarë për filma dokumentarë dhe vizatimorë. Sidoqoftë, pjesa më e veçantë e krijimtarisë së tij, janë pikërisht fabulat dhe proza për të vegjëlit, tregimet dhe novelat gazmore. Në këtë fushë, janë të njohur sidomos librat “Një ditë pa mamin”, “Polic Këmbëvogli”, “Dy fëmijë në Kampionatin Botëror të Futbollit”, “Aventurat e Don Kishotit në Shqipëri” dhe “Rrëfime nga shkolla ime”.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora