E premte, 29.03.2024, 11:04 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Ikona e shqiptarizmit në diasporë

E hene, 31.03.2014, 06:59 PM


IKONA E GJALLË E SHQIPTARIZMIT NË DIASPORË

(Xhelku Maksuti dhe vepra e tij, Albanezul, Bukuresht 2014)

Kërçovari i Bukureshtit u lind para 83 vitesh në zodiakun e peshkut. Peshqit janë personalitetete të mençura, të guximshëm dhe gjithmonë të etshëm për njohuri të reja. Janë shpirtëra të ndjeshëm, stabilë e me rregulla të qarta për të ndihmuar familjen, kombin dhe atdheun. I këtillë është edhe lideri historik i komunitetit shqiptar të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti, simbol i ringjalljes së ndjenjës kombëtare në veri të Danubit. Ai nuk është tjetër veçse Nikolla Naço i ditëve tona, një ikonë e gjallë e shqiptarizmi që e meriton nga një bust prej bronzi në Tiranë, Kërçovë dhe Bukuresht.

Nga Baki Ymeri

Diaspora shqiptare paraqet një mozaik vlerash e personalitetesh që meritojnë kujdes, respekt dhe mirënjohje. Veprimi kombëtar i shqiptarëve të Rumanisë me kryeqendër Bukureshtin, është një kapitull i veçantë i diasporës sonë në botë. Falë ministrit Ibrahim Makolli, këto ditë e pa dritën e botimit libri „Xhelku Maksuti dhe vepra e tij”. Para nesh kemi një monografi dhe kontribut modest kushtuar liderit historik dhe kryeveteranit të komunitetit shqiptar të Rumanisë. Në këtë kontekst defilojnë disa mendime të gërshetuara me elemente bibliografike dhe me një lëndë të pasur foto-dokumentare. Ky është kontributi i parë editorial që del për këtë dijetar në gjuhën shqipe, falë inisiativës së Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Rumani „Dora d’Istria” dhe përkrahjes materiale të Ministrisë së Diasporës. Libri u lansua në Bukuresht, me rastin e Ditëve të Kulturës Kosovare në Rumani, rast me të cilin u përmend edhe Dekorata për Merita që ia ka ndarë presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Ideja për një vepër më të pasur se kjo është e kahershme, dhe kjo ide do të realizohet përmes librit të tij të dytë në rumune „Shqiptarët e Rumanisë” (Albanezii din Romania).  Në fillim të viteve 90-të, Rinush Idrizi lajmëron shtypin se janë qindra dokumente me vlerë kombëtare që bashkatdhetarët tanë me banim jashtë Shqipërisë i kanë dorëzuar Arkivit Qendror të Tiranës. Njëri ndër ta është edhe Dr. Xhelku Maksuti. Zt. Maksuti ia ka kushtuar një jetë të tërë kauzës sonë kombëtare. Ai shkruan për shqiptarët e Rumanisë dhe hallet e tyre, për bashkatdhetarët e tij nga Kërçova, për Gjergj Kastriotin, Fan Nolin Ibrahim Temon etj. Në kuadrin e këtij  kontributi modest defilojnë mendime mbi Kosovën, mbi relacionet historike rumuno-shqiptare dhe ekzistencën bimilenare të bashkatdhetarëve tanë në veri të Danubit.

Kërçovari i Bukureshtit u lind në mars të vitit 1931, në zodiakun e peshkut. Peshqit janë personalitetete të mençura, të guximshëm dhe gjithmonë të etshëm për njohuri të reja. Janë shpirtëra të ndjeshëm, stabilë e me rregulla të qarta për të ndihmuar familjen, kombin dhe atdheun. I këtillë është edhe lideri historik i komunitetit shqiptar të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti. Zoti Maksuti është simbol i ringjalljes së ndjenjës kombëtare në veri të Danubit. Ai nuk është tjetër veçse Dalai Lama i komunitetit të këtushëm shqiptar, apo Nikolla Naço i ditëve tona, i respektuar edhe nga ambasadori aktual të Shqipërisë, zt. Sami Shiba, si dhe ambasadorët paraprakë, Fran Zef Çukaj, Marko Bello, Leonidha Mërtiri. Përveç tij, Tirana zyrtare e  ka edhe një vlerë tjetër të lartë në këtë vend, albanalogun Grigore Brënkush i cili mbi 60 vjet të plota ka ligjëruar para mijëra studentëve të Universitetit të Bukureshtit mbi rëndësinë e gjuhës shqipe dhe lashtësinë e saj. Edhe njëri, edhe tjetri e meritojnë nga një bust prej bronzi në Tiranë dhe Bukuresht.

Pas disa librave të botuar, përveç 800 artikujve shkencorë, mbi një mijë artikuj publicistikë me subjekt relacionet rumuno-shqiptare, në maj të vitit 1900, fill pas Revolucionit Antikomunist të Dhjetorit (1989), kërçovari i Bukureshtit themelon Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Tre vjet më vonë (gusht 1993) boton serinë e re të revistës Shqiptari. Më 1995 (13-14 maj), konvokon simpoziumin ndërkombëtar kushtuar 400 vjetorit të ekzistencës shqiptare në Rumani (1595), me një pjesëmarrje të gjerë shkrimtarësh, dijetarësh dhe albanologësh nga të gjitha trojet shqiptare dhe vendet fqinje. Në vitin 2005, Dr. Maksuti organizon në Muzeun Nacional të Historisë së Rumanisë simpoziumin “Skënderbeu në 600 vjetorin e lindjes”. Përveç dorëshkrimeve të panumërta, në arkivin e tij deshifrojmë fotokopje ballinash të disa veprave të autorëve të huaj kushtuar Skënderbeut etj.

Më vonë organizon dhe përuron një pllakë memoriale në godinën ku ka banuar shkrimtari i famshëm rumun me origjinë shqiptare, Viktor Eftimiu (Këtu ka banuar ndërmjet viteve 1935-1972 shkrimtari Viktor Eftimiu, anëtar i Akademisë Rumune, i lindur në Shqipëri më 1889. Vdiq më 1972. Në memrojen e tij në 110 vjetorin e lindjes, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë).  Përveç Eftimiut, gjatë jetës së tij ka njohur veteranë të komunitetit shqiptar të Rumanisë, si Nik Pema, Dhimitër Kristo Rëmbeci, Rexhep Asllani, Nikollaq Zoi, Dhimitër Polena, Nikolla Xhamo, të mbesat e Asdrenit (Olimpia dhe Elena Dragoni), shqiptarë të famshëm, si Ismail Kadareja, Eqrem Çabej, Thoma Kacori, Ali Hadri, Rexhep Ismajli, Ymer Jaka, Antonio Bellusçi, Fadil Sulejmani, Shefqet Sejdiu, Papa Gjon Pali i Dytë, presidentë shtetesh si, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Aleksandër Mojsiu, Ion Iliescu, intelektualë tjerë, si Aleksandër Stipçeviq, Sali Bashota, Basri Çapriqi, Fehmi Kelmendi, Pleurat Sejdiu, Kurtesh Devaja, Jeton Kelmendi, Florin Ramadani…

 

DISA BURIME BIBLIOGRAFIKE

 

Dr. Xhelku Maksuti u lind në Plojesht, më 8 mars 1923, nga një baba shqiptar dhe një nënë rumune. Shkollimin fillestar, sekondar dhe special në fushë të teknologjisë së naftës dhe gazeve, i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Historisë në Universitetin e Bukureshtit (1956). Në vitin 1948, mban kumtesën e parë mbi Ditën e Flamurit shqiptar në Bukuresht. Në vitin 1980, mbron në Bukuresht tezën e doktoratës me titull “Lëvizja e rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, rast me të cilin iu dha titulli  “Doktor në Shkencat e Historisë”. Vlen të përkujtohen dhjetëra manifestime masive që organizoi në Bukuresht, Konstancë e qendra tjera, në funksion të afirmimit të diasporës dhe lidhjeve shqiptare me botën rumune.

I konsideruar nga ata që e kanë njohur si një ikonë e kulturës shqiptare në mërgim, profesor Maksuti gjatë jetës së tij ka ndjekur shembujt e shenjtë të rilindësve tanë, duke e afruar, bashkuar dhe afirmuar komunitetin shqiptar, duke e përforcuar miqësinë konkrete ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë, duke botuar në Rumani, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, qindra studime dhe artikuj shkencorë mbi lidhjet rumuno-shqiptare.

Shquhet si autor kontributesh shkencore të historisë moderne rumune dhe universale. Disa nga studimet e tij e kanë parë dritën e botimit në revistat prestigjioze Magazin istoric, Studime historike, Gjurmime albanologjike dhe Historia. Është koautor i vëllimeve Rezistenca evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, vëll. I (1973), Afirmimi i shteteve te pavarura e të bashkuara kombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore, 1821-1923 (1979). Në maj të vitit 1990, themeloi me një grup veteranësh shoqatën Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR), me një numër të panumërt aktivitetesh dhe botimesh. Në gusht të vitit 1993, themelon dhe boton serinë e re të revistës Albanezul / Shqiptari, duke dhënë kontribute konkrete për botimin 100 numrave e dhjetra veprave shkencore dhe letrare autorësh shqiptarë dhe rumunë, në kuadrin e BKSHR-së.

Vlen të ripërkujtojmë faktin se në vitin 1995, profesor Xhelku Maksuti organizoi simpoziumin mbi 400 vjetorin e ardhjes masive të 15 mijë shqiptarëve në veri të Danubit (1595). Në vitin 1999 dha kontribut të denjë për organizimin e një manifestimi dinjitoz në shenjë solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (31 mars). Fati i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë filloi të „shuhet” që nga viti 2001, sepse një vit më parë doli në skenë një organizatë fantasmagorike, e udhëhequr nga një deputete antikosovare (Oana Manolescu), e cila manipuloi mbi dhjetë vjet me buxhetin qeveritar në emër të interesave personale dhe merkanteliste.

Në ndërkohë, profesor Maksuti botoi mijëra ekzemplarë të vjetarit Albanezul, me vlera të larta albanologjike, historike dhe letrare, si dhe këto vepra: Historia e Komunitetit Shqiptar të Rumanisë (Kriterion, Bukuresht, 1992), Mbi shqiptarët dhe Shqipërinë (Ararat, Bukuresht, 1995), Nën shenjën e shqiponjës (Ararat, 2001), Historia e Shqiptarëve të Rumanisë (Kriterion, 2003). Nga projektet e parapara për botim: një vepër për Skënderbeun në gjuhën rumune, një libër për Kosovën etj.



(Vota: 16 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora