E enjte, 25.04.2024, 11:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Zot ''mos na merr pa virtyte''

E hene, 31.03.2014, 07:26 PM


ZOT! “ MOS  NA MERR    PA  V I R T Y T E “

NGA KSENOFON M. DILO

“Te verteten ja kemi borxh vetes dhe pastaj te tjereve.

Armiqte do te na luftojne,hipokritet do te na paragjykojne,

miqte e rreme do te na braktisin,kurse ata,

qe vertet na duan dhe na vleresojne,do te vazhdojne

te na duan per te verteten qe jeton brenda nesh.”

Asgje pèr tu habitur ! JORGO TELO diametralisht i kundert me te vdekurit.., me tè vdekurit e te pakallurit !  Ai i shikoi gjerat qe , te vdekurit e drejtesise nuk “mund” ti shikojne … E tregoi kete me i miri zagorit , mè i miri njerezve,virtuozi qe pruri brenda fjales se sinqerte ,dhe aq shume te ndersheme  : shprehu me qartesi disponimin dhe shpirtin e popullit me zerin e se vertetes , deshire e nje populli tè kapitur nga pesha e fatit te  rende - Genocid !   Kthen besimin ne Demokraci , né vendosmèrinè e vitalitetin te njeriut-Njeri, ne Drejtesi qe nuk vret Drejtesine, se sot  me te afert nga  grua e femijè , kane kriminele qè  bredhin tè lire!!

Pa shume fjale ja ç'shkruan per KALIOPI DILO-n,gruan e djalit(MALES) te ILA DILO SHEPERIT kunate e Dr.JANI DILO-s per krimin e pa pare e degjuar, i paharruari dinjitoz .JORGO TELO..."Tek unë ajo grua butake, por me shumë brenga në shpirt, përfaqësonte gruan tipike zagorite me tërë gamën e virtyteve brilante që përmbante në vetvete. Te trupi, fytyra dhe shpirti i të ndjerës Kaliopi koncentroheshin cilësitë më të vyera të një gruaje, gjysheje, nëne të denjë si smbolikë e sheperiotes plot mençuri i sqimë, plot bujari e punëdashëse. E dalluar si amvisë, si bahçevane, si gojëmjaltë, si pastërtore e grua me gusto të lartë në veshje,në fjalor e në komunikim me të tjerët, ajo ishte vetvetja e papërsëritshme dhe e pazëvendësueshme për familjen e fisin…

Sa mora vesh për ndodhinë ato ditë janari të vitit 1991, u nisa me ngut drejt Sheperit. Isha tok Me Arqile Puravelin nga Ndërani e të tjerë konciotë, nivaniotë e sheperiotë.

Më shfaqen pamjet makabre si tani e po më rrënqethet trupi, teksa po e kujtoj:

Të ndjerën Kaliopi të mbuluar me një rrobë mu përpara derës krysore të shtëpisë në oborrin e shtruar me kapakë guri, më ngjan se në ngjyrën gri.

Pupu, ç'pamje vrastare, more Edi! Acidi i kish lënë vetëm kafkën, që edhe pse pa mish e lëkurë, pa shaminë e zezë karakteristike, prapë tregonte se ishte një kafkë e formatuar bukur nga mëma natyrë. Mjerisht kishim përballë syve një kufomë të pajetë, qe ish torturuar më ligsht se në inkuizicionet mesjetare. Se nga mbinë ato hijena vampire, vetëm katilët e rregjur mund ta dinë. Nuk do vonoje e ndëshkimi i Zotit do bjerë mbi ata Antijetë. Si guxuan të vinin dorë me medota drastike mbi një grua-engjëll?! Duke kërkuar shenja e mjete krimi unë e disa të tjerë, te përroi më tej gjetëm dhe një si dru-kopaçe, me të cilën, sipas gjykimit tonë, konkluduam se ishte bërë goditja e parë e gruas së gjorë në kokë pabesisht e shtazërisht. Atë dajak, e morën si mjet prove të ardhurit nga Gjirokastra, si ekspertë, sishte e ngjyer me gjakun e saj me fije floku...

Kur u rikthuyem pranë kufomës, që e fotografonin ekspertët, rastësisht sytë mua dhe Aqrqilesë na vanë brenda një gardhi ndanë oborrit, ku gjendeshin protezat e së ndjerës. U drithëruam gjer në palcë nga ajo pamje.

Më fal, Edi, për dhimbjen që po të shkaktoj këto çaste...!

Ishte një akt mjaft i dhimbshëm rrallë i ndodhur në krahinën tonë më parë…. por jo ne fund te shekullit XX, si ky rast absurd e paradoksal ne Sheperin e traditave te pasura njerezore…!

Dhimbjen tek i madh e tek i vogël e shumëfishonte një faktor mjaft domethënës: I ishte shkaktuar vdekje e dhunshme një njeriu të pafajshëm e pa kurrfarë motivesh të shpjegueshme. Për para e florinj? Rezultoi se e ndjera vetëm 2-3- mijë lekë kishte prapa një kornize fotografish në mur. Atëherë ç'kërkonin maskarenjtë e pashpirt?

Ç'u bëri ajo grua e urtë? Kë kish trazuar ajo ndonjëherë? Askënd. Kush nuk ekish dëgjuar një fjalë të ëmbël prej saj? Gjithkush.

Nuk mjaftoi vetëm ngjarja dhe humbja, por hajde të duroje ato muaj e vite edhe heshtjen e zgjatur të kapsodrejtësisë shqiptare. Cili ishte rezultati? Nuk morëm gjë vesh sakllam, se koha bën të vetën e synon t'i kalojë gjërat në harresë.

Por ja që nuk harrohet lehtë një dhimbje e madhe. E këtë dhimbje, pas halleve të mia shëndetësore e pashë dhe e shoh të sintetizuar tek ajo strofë brilante në ballinën e atij lapidari përkujtimor poshtë shtëpisë, nën hijen e arrës…

Fajtorët meritonin dënimin sipas ligjit Amerikan e jo siç mund të jenë dënuar osë siç manovruan kriminelët e asaj bande, që njollosi një fshat e një krahinë të tërë.

E vërteta nuk fashitet përgjithmonë dhe "Fjala e fundit i takon popullit" – ka thënë Orakulli i Delfit.

I paharruar qoftë kujtimi i Kaliopi Dilos! U prehtë qetesisht larg botes se maskarenjve shpirti i saj në Parajsë!

Në ferr e ne ziftin e zjarrte përfundofshin banditët !..."

Shembelltyre madheshtore kjo Deshmi  shkrimi ne kete letèr te Tij dt.8 /5/08.Virtyti  e ben te pavdekshem pèr gjitheçka  qe tregon dhe pèr shpirtin e  nje populli  te shqetesuar , sè èshtè shprehja e vlerave pèr te cilat JORGO TELUA rron,shprehje e virtutit te Tij ne qenien ekzistenciale dhe historike.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora