E premte, 19.04.2024, 10:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Ndriçon si gur Xhevahiri!

E hene, 31.03.2014, 06:24 PM


Poet i vargut që ndriçon si gur Xhevahiri!

Skicë nga Xhevahir Cirongu

Ashtu, si petalet e luleve të pranverës, atë ditë mbi tavolinën e punës po shfletoja nga galeria e albumeve fotografitë e pozuara në vite.Një e nga një, ato kalonin nëpër duart e mija si gurë të çmuar.I shikoja dhe i rishikoja me kujdes.Sa më shumë që t’i vështroja ato,aq më shumë meditoja për vitet që kisha lënë pas.Ato më zgjonin kujtime.Në fotot gjeja veten, por edhe shokët e shoqet,miqtë e të afërm. Mendimet u rrokullisën si gurë që shkëputen nga mali shkëmbor e startojnë diku. Atje në ato fotokujtimesh lexova qartë dashamirsinë e njerzëve që ishin pozuar së bashku me mua.Ato kishin ngrohtësinë e diellit pranveror.Në fotot’’ pranvera’’ rri e çelur në çdo stinë.S’ka gjë se në brendësinë e tyre kohët janë të largëta apo të afërta.Fotografitë kanë magjinë e tyre. Tek ato, kujtimet flenë të qeta, por edhe flasin nga gjiri tyre me një zë të ëmbël fëmije,pavarsisht se ç’kohe i përkasin. Midis fotove të shumta që gjenden në fondin tim të albumeve,në dorë më vjen si një pëllumb që zbret nga mali i Tomorrit fotografia e pozuar me Xhevahir Spahiun. Aty, te ajo foto janë: Xhevahir Spahiu, Sako Rama dhe unë!Lexova shënimin e shkruar nga pas fotos.  Ajo mbante mbishkrimin 3 Gusht 2008.Vitet dalngadalë shkundin gjethet nga pema e jetës sonë.

 

Gusht 2008.Nga e majta në të djathtë:Xhevahir Spahiu,Xhevahir Cirongu  dhe Sako Rama.

Atë vit ishim në dasmën e një  mikut tonë në Tiranë. Edhe Xhevahiri, si dashamirës i këngës popullore, e sidomas i trevës së skraparit, këndoi e hodhi vallen si një shqiponjë tomorri.Vallja e ‘’Pianecit’’që e shoqëroi aq bukur Asim Veçani nga fshati Skënderbegas të rrethit Gramsh, ndezi edhe më shumë atmosferën e dasmës. Të gjithë pjesmarrsit duartrokitën fortë, sepse poeti me zërin dhe fjalën e tij ndriçuan si gur xehori.Por, ai recitoi edhe poezinë ‘’Fleta e lisit’’.

‘’    dorën time

një gjethe diçka  pëshpërit.

Jeta

si fleta?

Si fleta e lisit

do të iki dhe unë

një ditë. ‘

-Sa bukur!,- thash me vete.Kënga e vallja e asaj nate, me siguri do ta ketë dëgjuar edhe mali i Tomorrit! Por…sot poeti s’mund të flasi rrjedhshëm si një burim mali,të këndojë e vallzojë si atë natgushti të vitit 2008,të cilët yjet e hëna mbajtën ison e këngës e vallzuan me poetin Xhevahir Spahiu. Yjet me hëna ndjejnë keqardhjen sot,  dhe i ‘’thonë’’ ëmbël poetit ’’Eja të vallzojmë Xhevo!’’ Dikush më telefonoi ditën e 7 Marsit 2014.

–Alo!, jam Agimi, më tha.Flas nga Tirana.Jemi te nëntë katshet. Po pimë kafe me disa kolegë.Njëri nga kolegët kërkon të flas me ju!Në këtë kohë isha në qëndër të Durrësit, atje te pallati i kulturës.

-Me gjithë qejf, pse jo.Kam kënaqësi të bisedoj, por unë nuk e dija se me kë do flisja.Pastaj dikush fliste në anën tjetër të telefonit,por jo rrjedhshëm. Alo,o o o!

E njoha nga zëri. Ishte poeti ynë kombëtar akademiku Xhevahir Spahiu.Ishte një telefonat e papritur,por ja poetët kujtohen për poetët.Nuk vonova dhe e urova për 7 Marsin, festën e mësuesit.Me gjysëm fjale, por që dilnin nga shpirti më falnderoi edhe ai. Unë u entuziazmova, por ndjeva e dhimbje, sepse Xhevua s’mund të fliste si dikur.  Vështrova edhe një herë foton që mbaja në dorë. Aty ‘’dëgjova’’ zërin e këngës e të valles, por edhe vargjet që recitoi poet Xhevua në vitin 2008.

Pastaj meditova me veten time: Sëmundja e tradhëtoi Xhevahir Spahiun duke i merrë  zërin,por vargun e poezisë që gugëllon nga shpirti s’mund t’ja  ndali dot,  sepse ajo ka forcën e Baba Tomorrit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora