E merkure, 24.04.2024, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Krasniqi: Dëshmori Xhemail Fetahaj

E hene, 31.03.2014, 06:11 PM


AI QË NGJALLI DASHURINË, TRIMËRINË  PËR ATDHE

ISHTE DHE MBETI DËSHMORI I KOMBIT

XHEMAIL FETAHAJ

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Në librin e autorit, Ibish Nezirit, monografia për dëshmorin e kombit Xhemail Fetahaj, “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” shohim një përpjekje të përkushtuara në tërë dimensionin dhe thjeshtësinë e librit në fjalë. Autori,Ibish Neziri, përmes këtij libri ka vë në pah thjeshtësinë prej një mjeshtërit të artit të së shkruarit që imponohet para lexuesit të dal sa më origjinal, duke shfrytëzuar një mori faktesh të dokumentuara, qofshin ato përmes fotove, faksimileve, apo rikujtuesja e shokëve, familjarëve, luftëtarëve dhe të atyre ushtarëve që  patën fatin ta përjetojnë trimërinë dhe burrërinë, në luftë të përbashkët, me dëshmorin e Kombit Xhemail Fetahaj.

Mirëpo, ajo që e nxit dhe e prekë në palcë lexuesin, janë peripecitë e Xhemail Fetahaj të kaluara nëpër burgjet famëkëqija të ish-Jugosllavisë së titos, si dhe procesi gjykuese kundër tij dhe shokëve përmes neni famëkeq, që përcaktonte ndëshkimin kundër atyre që luftonin për të drejtën dhe lirin e vetëvendosjes, për të qenë i lirë. Në këtë monografi hasim edhe ato argumentet shtesë, siç janë proceset, torturat, greva e urisë etj, që i përjetonin ish- të burgosurit politikë shqiptar, me idealin, qëndresën e tyre stoike e të pathyeshëm për ku ishin nisur.  Lexuesi, përmes kësaj monografie sheh se, Xhemail Fetahaj nuk ishte një rrugëtar i rastësishëm, po një atdhetar i vendosur, që iu kishte pri shumë proceseve të rëndësishme të kësaj  periudhë historike.

Ndërsa përmes kësaj monografie “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” na del në pah atmosfera e mbyllur dhe e zinkuar nga pushtuesit, që nuk i linin hapësirë të lirshëm, në tokën e shqiponjave, të fluturonin pëllumbat e bardhë. Nga kjo urrejtje, kundër atyre që ia kishin zinkuar frymën atdheut të tij, shohim edhe ana tjetër të Xhemail Fetahaj, atë shpirtëroren, krijuesen dhe shtytjen e sinqertë, siç e thotë vetë dëshmori: Të guximshëm dhe të menduar mirë për të përçuar te të gjitha shtresat popullore idenë e lirisë dhe të bashkimit kombëtar”. Pra, përmes këtyre tri elementeve që e përbëjnë librin, autori për lexuesin na e ka sjell të kompletuar jetën dhe veprimtarinë e Xhemail Fetahaj që nga fëmijëria e deri te rrita e tij burrërore. Mbase vetë dëshmori e kishte kuptuar se burrëria nuk është vetëm për Oda, por ajo fillon tek sakrifica sublime për kombin. Nga kjo monografi shohim se si fëmijë Xhemail Fehtahaj kishte perceptime të dallueshme nga fëmijët tjerë, madje duke u rritur, e u formësuar e shohim si një djalosh, shkrues i parullave “Kosova Republikë”, më vonë si një ideolog, organizator dhe së fundit si ushtar i UÇK-së që edhe e kishte ëndërruar kaherë të jetë pjesëtar i saj.

Megjithatë, autori nuk ndalet vetëm te tri këto elemente, po në detaje na paraqet anën tjetër të medaljes së tij si; Ajo që i paraprinë luftës së UÇK-së, propagandimit si dhe vetëdijesimi i popullit për të mos u thyer nga ata shqipfolës që e frikësonin popullin se: Serbia është e “fuqishme”. Përballë kësaj oguri të këtyre ogurkeqeje shqipfolësve, Xhemail Fetahaj me një guxim, e mendjen e tij të prehur ka ngritur moralin e kombit duke përçuara porosi te të gjitha shtresat popullore se lufta e popullit shqiptar ishte dhe ka mbet një luftë e drejtë. Jo, nuk na frikësojnë tanket, e as pushtues i hekurt thoshte Xhemail Fetahaj. Me këto qëndrime dhe ndërgjegje të lartë kishte trokitur në ndërgjegjen e kancelarive botërore e asaj Evropiane, që kjo e fundit ishte edhe përgjegjës për copëtimin e trojeve shqiptare nga sllavizmi i Ballkanit, si ajo Serbe, Malazez, Maqedon dhe Grek se; Luftën e shenjtë nuk do ta ndalim deri në arritjen e fundit të vullnetit  popullor për Shqipërinë Etnike.

Të nderuar pjesëmarrës duke parë vlerën e këtij libri, sidomos përkushtimit për ta pasqyruar më denjësisht veprimtarin e dëshmorit, unë do të ndalem te pjesa shpirtërore, krijuese e Xhemail Fetahaj, sidomos te pjesa e theksuar të kapitullit “Nga fletorja e shënimeve”. Ne, në këtë monografi nuk e shohim  Xhemail Fetahaj vetëm si shkrues i parullave, ideolog, propagandues dhe së fundi si UÇK-së, po befas na del edhe si shkrues i fjalës artistike, që sipas dorëshkrimit që i hasim në këtë monografi, na lë të besojmë se kishte prirje për ta përçuar idealin tutje edhe përmes fjalës artistike, të cilat kanë një vlerë domethënëse e artistike në kontekstin e një krijimtarie të mirëfilltë. Te Xhemail Fetahaj shohim se si pasion kishte poezinë, që vargu i tij shpërthente më tepër nga uni i tij shpirtëror, që ngërthen në vete këto figura, si: malli,dashuria, zogu, liria, vendlindja etj. E siç na del te vargu i tij:

Sikur fushat më thoshin lamtumirë/ Sikur malet s’më bënin strehë.

Në tërë dorëshkrimin e tij, që na i ka ofruar autori përmes monografisë, hasim një ndjenjë malli për atdheun, ku përmes vargut shpërthyes, qoftë i drejtpërdrejtë, apo ai figurativ na del në pah ana e tij shpirtërore, sikur edhe thotë:

Lundra ime/ ecën qetë-qetë. Brigjet janë larg/ ... deti lëkundet nga stuhia/ hëna e yjtë sikur janë zhytur në thellësi/ sikur janë mbytur në det. Mbase edhe hidhërohej nga fati që ishte mërgimtar dhe thotë:... brigjet janë larg...

Poetin dëshmor, Xhemail Fetahaj e shohim kudo të zjarrtë nëpër tubime, beteja po ashtu të zjarrtë e shohim edhe te poezia. Ah, ky zëri i Shqipërisë. Kjo klithmë e tij nuk ishte vetëm një klithmë e rastit, po një klithë që e ndjente me shpirt, e për të ishte i përgatitur të sakrifikohej, e thoshte:

Sot nga malli që ndiej në zemër/ Sot nga vetmia që më mundon/ Pyet e kam një zogë në fluturim:/ More zog me krah të lehtë/ A e sheh se ç’jam duke hjekë/ A s’më i jep ata krah t’tu/ E të nisëm fluturim/ Që të shkoi prapë në atë vend/ ku dikur kisha folenë.

Përveç këtyre vargje shpërthyese, mallëngjyese, diku-diku edhe melankolike shohim një fuqi të madhe te kërkesa e tij, që përmes krahëve të zogut synon të jetë i pranishëm dhe të çmallet me atdheut, vendlindjen. Ndërsa te poezia tjetër “Një fjalë nëne” shohim se sa është i nënshtruar dashurisë për atdhe, që përmes dialogut, nga larg me nënën, na e paraqet tërë fuqinë shpirtërore përmes mallit, vendlindjen ku edhe thotë;

Kur u largova nga atdheu/ e pyeta për herë të parë në telefon/ në ish mërzitur shumë/ që iu largova nga vatra e lindjes/nga djepi i rritës/nga sofra e bukës.../Ajo ma ktheu/ shkurt e qartë:/jo djali im/ se unë nga ti/presë shumë!

Po ajo që të bënë të ndihesh i frymëzuar në vargun e tij është vendosja e qëndresës dhe lidhshmëria e tij me fatin dhe besën, sidomos atëherë kur i shkruan të fejuarës, Besës: “Të gjithëve iu kam lënë keq!/ Atdheun më së keqi, as ty jo diçka më mirë, më beso!”. Këtu hasim një krahasim të njëjtë, ndoshta jo me ato përmasa artistike sa te Agollit, kur thotë se: “ për tokën,gruan jap kokën”, por në thelb qëndron në ato përmasa artistike, ku lidhë dashurin me atdheun, ndonëse  me të drejtë hasim edhe vargje prekëse ku shpesh, dëshmori poet monologun, ku dhe thotë; “Malli çdo ditë zë vend në mua/aty gjej vetëm kujtimin/ ëndrrën ma plagosën/kurse unë grindem me vetveten/dhe pyes: do ketë për ne pranverë.

Për mes kësaj monografie “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë” shohim thjeshtësinë, çiltërsinë e dëshmorit-poet, që përmes këngëtimit, idealit, dashurisë, Besës dhënë besën; Përmes krahasimit, monologut, dialogimit, shpërthimit, mallit shohim edhe anën tjetër të qëndresës dhe komunikimin e tij me të afërmit nga bota e  kryqëzuar me hekura, çelit e burgut, ku edhe kishte kaluar për katër vite dëshmori-poet. Dëshmorin-poet, këto kryqëzime hekurash nuk e kishin thye, por vetëm sa e kishin idealizuar më tepër, e siç na del i pathyeshëm në letrën dërguar motrës, ku edhe thotë: “E dashura motër , e di që nëna nuk di të shkruaj, as të lexoi, të lutëm m’i shkruan ashtu siç fletë dhe thotë nëna pa asnjë përmirësim”. Kjo dashuri për nënë e lidh ngushtë, ashtu si e kishte lidhur fati i kombit, që pas lirimit nga burgu, Xhemail Fetahaj e shohim edhe në aksionin e pajtimit të gjaqeve.

Së fundi me të drejtë konstatoi se autorit Ibish Nezirit me një mjeshtri të dukshme para lexuesit ka dhënë fuqishëm nga vetja atë që duhej  për një monografi që shtjellon në detaje jetën dhe veprimtarin e dëshmorit, Xemail Fetahaj vetëm ashtu çfarë ishte, sepse çdo shtesë tjetër do të ishte e tepërt. Frika e autorit dhe thënia e  Gjenerali Kudus Lame  janë të arsyeshme, kur kesh para vetës një vepër të madhe, një rrugëtim që ishte dhe mbeti njëra ndër rrugëtimet me sublime, që edhe dolën vlerat kombëtare dhe së fundi UÇK-ja  me të vetmin amanetin e dëshmorëve të kombit: Ta bashkojmë mëmë Shqipëri!

Në fund  e përgëzoi autorin për këtë shkëlqim të tij që ka dhënë përmes monografisë për dëshmorin e kombit, Xhemail Fetahaj dhe uroi që penda e tij të mos ndalej kurrë. Autori me këto monografi na bënë që të ndihemi të nderuar, sepse qasja e tij në këtë zhanër krijuese është e frytshme sikur na del edhe te monografia tjetër,  për heroin e kombit, bacën tonë, Ahmet Haxhiun.

Krejt në fund mendoi se tregimet, rrëfimet, poezia, letrat etj. që i hasën në një pjesë të monografisë “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë”  e meritojnë të botohen në një përmbledhje të veçantë. Mendoi se brumi dhe vlera e poezisë i përmbush kriteret e një përmbledhjes së mirëfilltë. Meqë siç dihej poezia e ka pritur gdhendjen stilizimin, ngjyrimin nga vetë autori shkrues, por fati e deshi që poezia të mbetet jetim, pa dorën e fundit të vet autorit. Për këtë shohë të udhës që bashkë me autorin e monografisë, Ibish Nezirin, të merret një nismë për një përmbledhje të veçantë në atë krijuese artistike.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora