E premte, 19.04.2024, 09:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: ''Pavarësia 2014'' në Koblenz

E diele, 30.03.2014, 05:14 PM


  KOBLENZ    GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI  TRADICIONAL POETIKO-LETRAR "PAVARËSIA 2014"

Shkruan: Shaban Cakolli

Shqiptarët në jetën e tyre janë ballafaquar me sakrifica të mëdha poashtu edhe me ndryshime të mëdha.Dihet mirë dikur ishim të pllakosur rëndë

nga robëria e pushtuesëve,shtypjet,persekutimet,përndjekëjet,më pas  ndodhi lufta,e pas luftës tranzicioni për  ndërtimin e një  lloj demokracie.

Shqiptarët e përndjekur të viteve të 90-ta,vetëm emrin e tyre dhe shpresën e  morën me vete,duke ikur nga përndjekëjet e pushtuesit të egër u det

yruan  të kërkojnë strehim nëpër vendet e botës,vende të cilat kanë mundur të jenë djep i demokracisë.Komuniteti shqiptarë nëpër botë e kanë gjetur

vetën duke punuar shumë,duke ndërruar   profesione duke fituar eksperienca të larta,fatbardhësisht disa prej nesh këtë eksperiencë të tyre të

fituar e kanë bartur në vendin tonë.Veç këtyre mundimeve të mëdha,shqiptarët kishin para vetës një detyrë të vështirë,internacionalizimin e çështjes

sonë kombëtare para popujve të  botës ku ishin strehuar,ndihmat për atdheun,shkollat shqipe,për të varfërit të cilët mezi jetonin,e shumë ballafaqime tjera.

Pos  këtyre vështirësive shqiptarëve iu desh një trajnim i madh dhe i vështirë.për të u integruar në shoqërinë ku ishin strehuar,madje kusht qenësor ishte

që integrimin tonë me shoqëritë e botës ku jetonim,të e përfaqësojmë me një grup ideshë e krijimtarishë tona të cilat ishin kushte për të i njohur botën

me kulturën tonë  kombëtare,ku pena dhe letra ishin qenësore,me të cilat ne duhej pasqyruar  kulturën tonë kombëtare para  popujve tjerë.Kosova

është një rrëfim  i mundimshëm dhe i sukseshëm historik,origjinal djhe unikat i çlirimit dhe pavarësisë,vepër gjeniale e qëndrueshmërisë,vizionit dhe përcaktimit të

drejtë të qytetarëve të saj,ngjarëje e madhe historike e mbarë popullit në veçanti e mërgimtarëve të cilët të shkapërderdhur nëpër vendet e huaja,ndiheshin sikur

zogj me krahët e thyar,të cilët i mbante vetëm emri dhe shpresa.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH)në

shtatëvjetorin e themelimit të saj ka  ngjeshur në radhët e veta qindra aktivitete të frytshme  kulturore e kombëtare,por nga aktivitetet  që shquhen

të shejta për kombin,krenaria e mërgimtarëve është "Ora  letrare e Pavarësisë",e cila është  bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit në Koblenz të

Gjermanisë.Kësaj radhe këtë shënim të shejtë tradicional LSHAKSH e mbajti bashkarisht me LKSHM(Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë)e cila qe

themeluar me 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të Gjermanisë,e cila në gjirin e vet përfshinë të gjithë krijuesit shqiptarë ënë e kënd botës.Mërgimtarët tanë

kudo në Europë dhe botë pavarësinë e Kosovës e shohin ngjarëjen  më të rëndësishme historiko-kombëtare,një ëndërr e cila i ka ndjekur gjithmonë

dhe në fund u bë realitet,shqiptarët bënë shtetin e tyre,Kosovën e Pavarur,të cilën ne krijuesit e mërgatës e quajmë fitore dhe jemi shumë optimist.

Është detyrë e çdo krijuesi të jetë në shërbim të kombit,jo të politikave,andaj më e rëndësishmja për shqiptarët ka ndodhur,kthim prapa më nuk mund të ketë.

Populli shqiptarë po jeton i lirë,i pavarur,ne kemi një pavarësi,ndoshta jo aq sa duhej të ishte e ndërtuar,jo krejt ashtu si e duam ne,por jemi në ballë

të një akcioni,i cili kërkon punë e vizione,me punë e mençuri një ditë jo të largët do të kemi  Kosovën ashtu si ne duam të e kemi,ideja jonë shkon edhe

përtej  çlirimit të Kosovës bashkimi i shqiptarëve aty ku ishim dikur,në një trung.Sot ne shqiptarët kudo që jemi përulemi me rrespekt para jetës dhe veprës

së dëshmorëve të  lirisë kjo na jep energji dhe fuqi për të ardhmen,për shtetin tonë natyral që e njohin epokat dhe historia.Mërgimtarët janë krenarë se me

Pavarësinë e Kosovës,i humbet edhe kuptimi këtij emërtimi të vjetër  mërgimtarë,nga se shqiptarët më nuk ndihen mërgimtarë,ata me vendet e botës i lidhë puna,

eksperienca,por që mundësinë e kanë që kafen e mëngjezit të e pijnë në Europë,kurse të drekojnë  në Prishtinë,mundësi këto që nuk i kanë pasur kurrë më parë.

Për ne shqiptarët jashtë atdheut  nuk  ka vepër më madhështore se ajo e çlirimit të vendit,andaj Pavarësia e  Kosovës shënohet në Koblenz të Gjermanisë,me

krenari të madhe nga krijuesit tanë.Si çdo vit nga shpallja e Paavarësisë,tradicionalisht edhe dje krijuesit tanë nga gjitha vendet e botës ku janë të strehuar

me fytyra të buzëqeshura,në sytë e të cilëve  lexohej krenaria,u tubuan në Hotelin Continent në Koblenz  Gjermanisë,ku u mbajt Manifestimi Tradicional

Poetiko-letrar"PAVARËSIA2014"

Kësaj radhe ky manifestim tradicional po mbahej  nga LKSHM dhe LSHAKSH,ku hapja e manifestimit është bërë nga z.Mentor Thaçi,me me intonim të

hymneve kombëtare e shtetërore.Më pas është mbajtur fjala  hyrëse e kryetarit të LKSHM,z.Hasan Qyqalla,kurse në mungesë të ministrit të diasporës.

fjalën e ka mbajtur zëvendësi i tij,z.Zhinipotoku,kurse në emër të përfaqësive Diplomatike të Gjermanisë znj.Fatmire  Musliu..Më pas fjalën e ka pasur z.Pal Sokoli,

kryetar i  LSHAKSH në Gjermani,të gjithë përfaqësuesit e LKSHM nga Austria deri te  Zelanda e re,kurse përfaqësues të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesëmarrës

manifestimin e kanë përshëndetur me shkresa përmes postës elektronike.Fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryetari i Nderit të LSHAKSH-në Gjermani,z.Martin Çuni.

Udhëheqës i panelit ishte krijuesi Fran  Tanushi.Takimi tradicional kishte karakter garues,.ku kishin konkuruar me krijimtarinë e tyre dhjetëra poet,kurse organizatorët

kishin emëruar  jurinë prej Avni Aliut,Hazir Mehmetit dhe Muhamet  Lumaj,të cilët do të vlerësonin punimet e konkuruesëve.Në garën konkuruese kanë hyrë

poet,si:Hamzë Halabaku,Sylë Bajrami,Xhevat Muqaku,Sebahate Byci,Gonxhe Letmi-Begisholli,Sadije Bejtullahu-Kryeziu, Besim Xhelili,Ragip Dragusha,Ismajl Hadaj,Tonin Nikolli,Neki Lulaj,Fran Tanushi, Seveme  Fetiqi,Agim Gashi

Muhamet  Hoxha,Silva Tërnava,Drita Nikoliqi-Binaj,Sadik Krasniqi,kishte edhe nga ata që deklamuan jashtë konkurence si:Martin Çuni,Pal Sokoli,Hazir Mehmeti e Mentor Thaqi.Faruk Tasholli,etj....

Juria kishte përzgjedhur tre poetët më të mirë për vendin e parë,dytë dhe të tretë,kurse  nga publiku u përzgjodh poezia e krijuesit tanë të

njohur Tonin  Nikolli.Nuk po dua të ceku emër për emër,nga se të gjithë konkuruesit dhe ata jashtë konkurence u shpërblyan në një farë forme.Pos të përzgjedhurve  nga juria,edhe ata jashtë

konkurence,të gjithë ata që deklamuan punimet e tyre,nga Ministria e Diasporës u shpërblyan  me nga një plaketë të bukur e domethënëse,ku ishte e shtypur

Deklarata e Shpallëjes së Pavarësisë së Kosovës.Duhet cekur se  mjaft ngrohët  i priti publiku aktorët Ismajl Hodaj dhe  Ragip Dragusha.

Pjesa e dytë e manifestimit u mbajtë me  promovime titujsh të rinjë nga krijuesit tanë:

Anton  Marku,referoj për disa tituj të krijuesëve të SHKSH"Aleksandër Moisiu" në Austri

Për përmbledhjen  poetike"Vesa mbi gurë" të Neki Lulajt,(referoi  Sh.Cakolli)

Për veprën  e Seveme  Fetiqit"Një gllënjkë dashuri" referoj  Muhamet Luma

Për veprën"Buzëqeshje e trishtë" referoi  Avni Alija

Ky manifestim zgjati deri në orët e mesnatës,ku përfaqësuesit e LKSHM, bënë projekte për aktivitetet e tyre të  mëtejme,të cilat i miratuan  njëzeri.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora