Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Baladë për bacë Bajramin

| E shtune, 29.03.2014, 07:02 PM |


Qyteti me emrin e Bacës Bajram

BALADË PËR BACË BAJRAMIN

- Dragobi, fundmarsi, 1976 -

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Mallkonte nëna vehten,

Për fatin e zi,

Tek luftonte me jetën,

Atë nate që t’lindi Ty.

 

Të lindi në udhëtim,

Rrugës në karrocë,

Në vargun e mjerimit,

Që s’kishte të sosë.

 

Ah, moj nënë e dashur,

Me zemrën ngrir –borë,

Ta dije se ç’kreshnik,

Atë natë ti mbaje n’dorë!

 

Si shqipet krahëhapur,

Që në shkëmb bëjnë foletë,

Gjithnjë, në gji të popullit,

More krah dhe jetë.

 

Ti, s’pranove rrogat,

As kolltuqet e Turqisë,

E ndershme buka e popullit,

E butë postiq-ja e dhisë.

 

Prijës, në shumë luftëra,

Të njofti Shqipëria,

Janë shkruar me gjak,

Dëshmon historia.

 

Dhe ne, që jemi të rinj,

E kurrë s’të kemi parë,

Na duket se bashkë rrijmë,

Dhe s’kemi për t’u ndarë.

 

Çdo mars vijmë te Shpella,

Të shohim me kobure,

Dragua mbi këto male

Që kurrë su përkule.

 

Vepra jote, Bacë,

Nuk harrohet kurrë,

E ruan gjithë malësia,

Çdo lis e çdo gur .

 

Emri yt, mbeti,

Si simbol i burrit,

Ta ruan përjetsisht,

Qyteti i Bajram Currit!

-Nga libri “Hija e vendlindjes” faqe 28-29-