E enjte, 25.04.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Gjon Markokaj

E shtune, 29.03.2014, 06:42 PM


AMANETI  I  TË RËNËVE

 

Cikël poetik nga  Gjon Markokaj

 

Amanet jane fjalet e prinderve

Ato kryhen deri  ne piken e fundit

Amanet shume me i madhi

Eshtë ai në gojen e të rënëve.

 

Sejcili ne minutë të fundit

Amanet e kane  lënë:

-Grusht çelikut, rreth Flamurit

Shqipnine e Bashkueme"!

 

Jeta tashmë ka ague

Të qendrojmë të bashkuar

Me gjuhë  doke e zokone

Amaneti i të rënëve!

 

 

…SA NASTRADIN HOXHA

 

Mendoj per ndryshimin

Habitem me fjalet e Nastradinit

Per papajtueshmerine e tijë

Me pushtetaret e ati regjimit.

 

Ai kurre s' u pajtue me kaditë

Punonjesit e drejtësisë at’ jetë

Ai jetoi në Akshimir - Anadoll

Në shekullin e trembedhjetë.

 

Ai po të jetonte në Shqiperi

Gjysma e dytë shekulli i njizetë

Nuk shpetonte nga diktatura....,

Po denohej bash si dreqi vetë!

 

Sot që jemi te lirë nga diktaturat

Te ballafaqohem per padrejtesitë tona,

Të luftojmë e të nxjerrim të verteten

Të pakten…, sa Nastradin Hoxha !

 

 

RRIQNA NËN SQETULLË

 

Edhe sot, "qejt' ulurijnë”

Komshijtë e pa ngopun!

Nga trojet shqiptare:

Kërkojnë "grimca=kashata"!

 

Këto, s' jane gje tjeter

Veçse një shovinizëm i ri

Në Evropen e moderuar

Dhe të vjenë vertetë çudi!

 

Tregojuni njiherë e mirë

Derrave  të pa ngopur

(Ata s'kanë  ndryshuar fare)

Por do ndryshojnë, pa çare!

 

Sot ata, po ushqehen:

Si "rriqna nën sqetullë"

(Siç thote nje shprehje e vjeter)

Me gjakun tone në “kohë modern”

Por ndoshta…, jo më, kurr tjeter !

 

 

FAJSI  E DYTË

 

Europa e sotme

Pa "Bijtë e Shqipës",

Gjindet e mangët!

Pse ne t'fundit e rradhës?

 

Lutuam e derdhem gjak

- Për dinjitet e Komb

Po na sulmoni, " pa hak"

Jemi te vjetër ne Ballkan

 

Ne s' kemi të drejtë,

Prej "shovinizmit të ri"

Që s' po ngopen kurrë

E tekat po ua plotesoni.

 

Integrimin, në Europë

S' po na epni "dhuratë”

Na takon o ju të nderuar!

Dhe ne, ketu Zoti na ka falë.

 

Mos i ushqeni,

"Qejt' grabitqarë"....,

Të padrejtësisë tjeter,

...Se Evropës së vjetër!

 

Në fund të fundit

Vonesa në Integrim,

Eshtë: "fajësi e dyte"....,

Për shqipot e vendit tim.

 

 

TË BASHKOJMË FJALEN

 

Ooo lexueeesi iiim!

E di se ështe folur shumë

E po me "merret goooja"!

Veçese, diku due me dalë?

 

Eshtë e drejta e jonë:

Te bashkojmë fjalën

E gjithë elita, shqiptare:

Në mendime, kulturë e art.

 

Tradita , doke e zakone

I kemi te përbashkëta

Art, kulturë e Gjuhë Shqipe

- T' i ruajmë të pastra!

 

Asht amaneti i të rënëvet

Qe luftuen e derdhen gjak:

Për bashkimin e trojeve,

(Si sot dhe dikurë)

Atdhe = Komb = Flamur!

 

Mbetet aktuale:

- Faktori  i brëndshem

"Bashkësia Kombëtare"

- Te bindim faktorin e jashtem

Te gjykojnë ndryshe

Për Shqipërinë e Shqiptarët

 

Ata ta dinë se "Bijtë e Shqipes",

Shqiptaret janë:  "zotën"

Kudo të jene, në trojet e veta.....,

Të tjerët, t' mos u gëzohen!!

 

Vetem keshtu Kombi,

Forcohet per çdo ditë

Bashkësia etnike ecën

E nesermja vjen me dritë!

---------

(Nga Washington State, fund-Marsi 2014)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora