E enjte, 28.03.2024, 10:03 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Thika e dytë për TMK-në

E shtune, 14.06.2008, 12:45 PM


Skender Korça
Thika e dytë për TMK-në

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Pas luftës në Kosovë, për ish ushtarët e UÇK-së,as menjëherë u dha një kohë për të bërë procesin më të vështirë dhe më të rëndë politik, të demobilizimit të saj dhe emrimit të saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës- TMK. Si herën e parë si në të dytën rast tash që po promovon Parlamenti i Republikës së Kosovës, po bie numri dhe vullneti për të qenë në këtë forcë mbrojtëse, sepse ky mekanizëm i një rëndësie të veçant po përjeton goditje dhe thika pas shpine koëh pas kohe deri sa morali i të ashtuquajturit ushtar të bie nën zero.
Edhe kjo është pika e mbrojtjes së Kosovës me Planin e Ahtisarit. Kur organizata IOM mbajti në Kosovë testin “pranues” të ushtarëve të
TMK-së, aty u gjunjëzua për herë të parë si lufta, ashtu edhe ushtari i saj. Sepse përzunë me mijra ushtarë që për fat atë botë ishin tamam në TMK ata që ishin ushtar të zonave të luftës. Disa ikën në diasporë, shumë prej tyre u “rintegruan” në jetën cilvile me pak para të donacioneve ndërkombëtare, ca kaluan në partitë poltike dhe disa edhe në sigurime dhe trupëroje personale të politikanëve, kurse në rradhët e TMK-së thuaja se nuk mbetën asnjëri prej tyre që ishin ushtarë të luftës për dallim ca emrave që e ruajtën më respekt këtë mekanizëm. U krijua një sistem numerik interesant: disa aktiv dhe pjesa tjetër rezervë- kinse ishin numerikisht i “grup madh” ky grusht ushtarësh që bartin me petkun e tyre histori, e në paqë të Kosovës ishin vetëm një “garderobë e gjelbërt”, sepse “moderniteti” i pjesës politike dhe ushtarake në Kosovë ju solli këtë ndelljakeqen e këtillë.  E tërë kjo etapë njeh nga afër protagonistët e atyre që filluan spastrimin e TMK-së edhe pse në fillim ndjenja kombëtare ishte ajo që të detyronte të reagohej se nuk jemi për këtë lloj spastrimi. Dikur u pajtuam me mashtrimin kinse aludohej se po e kërkon faktori ndërkombëtar sepse ishte synimi real i bërjes së shtetit. Shteti njeh pos strukturës organizative politike edhe pjesën e organizimit ushtarak të saj. Në këtë kaos lakmishë te jesh apo të mos jesh ushtari i shtetit tënd, është harbuar edhe më shumë me thikën e re që po përjeton TMK-ja. Do largohgen edhe më shumë ushtarë nga ky mekanizëm dhe nuk do e qajë më kokën askush për ata. Ndrrimi i emrit nga TMK në FSK do të thotë në Kosovë , vetëm spastrim,sepse askush që kupton drejtë nuk mendon se një ndryshim emri largon nga rrdhët e saj me mijra ushtarë nga vetja.
Është për habi fakti se krijimi i një ministrie të mbrojtjes në Kosovë, si element që konfiguron shtetin edhe më, do ishte një dëshirë, sepse vërtetë kështu me këtë numër të vogël ushatrësh a do meritohet të ketë më shumë zyrtarë të kësaj misnistrie se sa vetë ushtarë, si dhe si do shtrihet dhe veprojë kjo minsitri dhe për kend të veprojë kur garnizonet do mbesin bosh nga këto spastrime?
Me një logjikë poshtëruese, me një mekanizëm spastrimi kështu, ndjenja për të i shërbyer këtij “institucioni ushtarak” në Kosovë tash më është vetëm një ndodhje në te, si rastësi e detyrueshme, sepse njerzit-ushtarët nuk kanë kah të ja mbajnë, sepse vullnetet flasin se janë denigruar skajshëm sa që morali është më se nën zero kur behët fjalë për këtë segment. Askush nuk ka për ti marrë t’i reintegrojë ata sepse tash më i shohin si me dyshim- tamam si dikur para lufte si  ushtarë të UÇK-së, kur kobi i zizë jep përfytyrimin e mentalitetit edhe më poshtërues “ Nuk ju mbajti ushtria, as ne nuk do kemi mundësinë të ju ndihmojmë”.
Për të gjithë ata që e duan shtetin, e duan ushtrinë e shtetit të vet, e mendojnë shtetin me ushtri, e kuptojnë aparatin se si mbahet shteti dhe si krijohen kushtet e sigurisë, nuk duan të pranojnë dhe gjykojnë në bazë të ”moderninetit” dhe “paketës” me më pak ushtarë, sepse numri tash nuk po diskutohet se sa ushtarë do ketë Kosova, por po diskutohet koncepti  me këtë multietnicitet matematikor që është  herë herë numerik e herë herë frikësues se çfarë ushtarësh do promovojë kjo FSK. A thua do mbetet kjo FSK me shumice natyrshme shqiptare, apo do jetë  më multietnike në botë dhe shumë segmet i frikshëm ku askush askujt nuk do i besojë më kur flitet për diçka si kjo Forcë e Sigurisë së Kosovës, për këtë FSK.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora