Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhelal Zejneli: Serbia dhe politika e saj destruktive

| E shtune, 29.03.2014, 05:56 PM |


SERBIA DHE POLITIKA E SAJ E DESTRUKSIONIT

Nga Xhelal Zejneli

Më 22 mars 2014 në orën 18-19, RTS transmetoi një emision ku flitej për “serbët” e Fierit. Në një klasë të improvizuar ishin tubuar rreth 20 fëmijë “serbë” të Fierit dhe mbanin orë të mësimit të gjuhës serbe dhe të shkrimit serb, me alfabetin cirilik. Në ballë të klasës ndodheshin të varura në mur tri fotografi, njëra prej të cilave ishte ajo vrasësit S. Millosheviq. “Nxënësit” e kënduan edhe himnin serb. “Mësuesi” i tyre nuk kishte as edhe njohuri themelore për gjuhën serbe. Fëmijët ishin të moshës shtatë deri dhjetë vjeç. Në mesin e tyre e kishin ulur edhe një vajzë 13 vjeçare. Gazetari ishte nga Serbia. Bashkëbisedues të tij ishin një burrë në moshë dhe dy djemtë e tij të moshës rreth 40 vjeç. Që të tre kishin emra dhe mbiemra tipike boshnjakësh. Plaku i tregoi gazetarit se familja e tij kishte ardhur në Shqipëri nga Sanxhaku, në vitin 1945. Të njëjtën ia thanë edhe dy bashkëbisedues të tjerë. Sipas këtij emisioni të RTS-së, këta paskëshin qenë serbë të fesë islame. Plaku mezi i shqiptonte nja 10 fjalë në gjuhën serbe, ndërsa djemtë e tij flisnin serbisht pak më mirë se babai i tyre. Kjo dëshmon se bijtë e tij ishin trajtuar diku në Serbi. Njëri prej tyre tha se në Fier funksionojnë dy klasa me nxënës “serbë” që ndjekin kursin e gjuhës serbe. Shihej qartë se gjatë këtij “kursi” bëhej shpëlarja e trurit të fëmijëve. Në ndërtesën e “shkollës” ishte varur edh flamuri i Serbisë. Në dërrasën e zezë “mësuesi” që mezi i lidhte dy fjalë në serbisht, shkruante me shkronja cirilike: Unë jam serb; Serbia është nëna jonë etj. Në mesin e nxënësve kishte edhe dy fëmijë romë. Shihej qartë se djemtë e plakut kishin bërë çmos që kursin ta ndjekin sa më shumë nxënës.

Gazetari i pyeti: Ju shkoni në kishë apo në xhami? Plaku u përgjigj: Shkojmë edhe në kishë edhe  në xhami.

I festoni festat krishtere apo ato të fesë islame? I festojmë që të gjitha.- u përgjigj ai. Kurrë s’ka ndodhur në historinë e botës që një pjesëtarë i fesë islame të shkojë të lutet e të falet në kishë dhe vice versa: kurrë s’ka ndodhur në historinë e njerëzimit që një i krishterë të shkojë në xhami të fal namaz. Ka shumë myslimanë që shkojnë në kishë, por vetëm si vizitues, njashtu sikundër ka dhe të krishterë që shkojnë nëpër xhami, po ashtu vetëm si vizitues. Por jo edhe të falen dhe të luten. Çdo besimtar, lutjet i kryen në tempullin fetar të fesë së cilës i përket.

Bijtë e plakut u ankuan se Aleanca Kuq e Zi paska ushtruar trysni mbi ta për ta mbyllur “shkollën” serbe. Ata njëherazi shprehnin indinjatën e tyre se autoritetet shqiptare e kishin refuzuar një kërkesë të tyre për ta financuar shkollën serbe në atë rajon, duke u thënë se “nxënësit” për të cilët bëhet fjalë nuk kanë kurrfarë lidhjeje me identitetin serb, por janë boshnjakë.

Përpos tjerash u tha se disa “serbë” të Fierit kishin vajtur për studime në Serbi dhe se atje paskëshin trajtim të mirë.

Emisioni televiziv përfundoi me këngën serbe Atje larg (Tamo daleko). Kjo këngë i takon periudhës së luftërave ballkanike dhe periudhës së Luftës së Parë Botërore dhe ndërlidhet me aspiratat e serbomëdhenjve për të dalë në det, duke pushtuar një pjesë të bregdetit shqiptar.  Gjatë jogurt-revolucionit të madh serb të vitit 1990 (revolucioni i kosit), nëpër mitingjet e Millosheviqit dhe të Shesheljit, mitinguesit mbanin parulla edhe me këtë përmbajtje: “Shko përpara Sllobodan, nëse duhet gjer n’Tiranë” (Idi napred Slobodane, ako treba do Tirane).

***

Shqiptarët e dinë mirë se serbët janë mashtrues planetarë. Janë i vetmi popull i rruzullit tokësor që të bardhën e shet si të zezë dhe anasjelltas. Në Sanxhak, nga thanë se paskan ardhur në Fier, nuk ka serbë, por myslimanë, të cilët veten e quajnë boshnjakë. Edhe myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës veten e quajnë boshnjakë. Gjuhën e tyre e quajnë gjuhë boshnjake.  Po qe se vërtet ka sanxhaklinj në Fier apo në rrethinën e tij, atëherë për ta duhet të interesohet Sarajeva dhe jo shërbimet sekrete të çetnikëve serbë.

Me këto veprime, Serbia vazhdon të jetë destabilizuesi kryesor i rajonit, zjarrvënësi i pabindur i gadishullit, shkaktari numër një i çdo krize në rajon. Serbia e garashaninëve, e karagjorgjeviqëve, e pashiqëve, e rankoviqëve, e sheshelëve, e millosheviqëve, e koshtunicave, e akademikëve serbomëdhenj të tipit të Cvijiqit, të Çubrilloviqit dhe të Qosiqit nuk e ka vendin në Bashkimin Evropian. Dishepull i Sheshelit dhe i Millosheviqit ka qenë dhe mbetet edhe bastardi Aleksandër Vuçiq, i cili sot konsiderohet personi më i pushtetshëm i Serbisë dhe hiqet si proevropian. Uashingtoni dhe Brukseli nuk duhet të harrojnë se kryetari i Serbisë Tomisallav Nikoliqi si dhe njeriu më i pushtetshëm i këtij vendi – A. Vuçiqi, kanë qenë protagonistët kryesorë të politikës së Millosheviqit dhe të Shesheljit. Pikërisht Vuçiqi ishte ai i cili nëpër rrugët e Beogardit i ngjiste pllakatet e kriminelit serb të BH-së Ratko Mlladiqit i cili gjykohet në gjyqin ndërkombëtar të Hagës, për krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnjës.

Uashingtoni duhet ta ketë parasysh faktin se politikanët serbë në krye me Vuçiqin, bashkë me Llukashenkon e Bjellorusisë, janë të vetmit në botë, që nuk e kanë dënuar, përkatësisht që e kanë njohur pushtimin e Krimesë nga Rusia e Putinit.

Ka ose jo komb boshnjak dhe gjuhë boshnjake, për këtë u bë luftë. Çmimi i kësaj lufte të shkaktuar nga çetnikët serbë është mbi 100.000 të vrarë,

kryesisht në anën e muslimanëve të BH-së. Nga luftërat që i shkaktoi Beogradi në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, u vranë 200 mijë njerëz, u zhdukë 40 mijë dhe u shpërngulën brenda Jugosllavisë dhe jashtë saj 4 milionë e 500 mijë vetë.

Serbia po të gjente në Shqipëri nja 100 romë të cilët do t’i bindte të deklarohen serbë, do të bënte çmos që këta t’i përdorë për tregti politike satanike dhe demonike. Do të thoshin: Ne do të hiqnim dorë prej serbëve tanë në Fier, me kusht që edhe ju të hiqni dorë prej shqiptarëve të luginës së Preshevës. Duket e pabesueshme.

***

Serbia luftënxitëse, destruktive dhe destabilizuese nuk e ka vendin në Bashkimin Evropian. Bashkësia ndërkombëtare, njëherë e përgjithmonë, duhet ta pacifikojë dhe ta disiplinojë këtë murtajë të zezë të Ballkanit. Këta mashtrues planetarë kërkojnë serbë edhe aty ku s’ka. Si Putini i Rusisë.

Qeveria e Tiranës nuk duhet të lejojë që personat të cilët vijnë nga Serbia, gjoja për të bërë hulumtime dhe investigime të caktuara, e pas të cilës fshihen shërbimet luftënxitëse serbe, të hyjnë në Shqipëri dhe të zhvillojnë veprime destruktive.