E premte, 29.03.2024, 01:51 PM (GMT)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Barra e inatit

E merkure, 26.03.2014, 06:26 PM


XHEVDET UKALLI

 

BARRA E INATIT

 

Dikur Prometheu

me vendosmëri

ua rrëmbeu  zjarrin!

Sizifi  me vetmohim

Pothuajse   i mundi!

E tanët, siç duket,

ua grabitën inatin -

Perëndive!...

 

Të parin e mbërthyen  në shkëmb

Të dytin e dënuan

të rrokullisë  gurin përpjetë

malit që s’mbaron!

Tanët mbetën pa dënim ,

Thjeshtë  i lanë të ngujuar

  ortekun e inatit të vet !

 

Dhe kështu

numëronim pushtuesit

Nga koha e gurit

nëpër baltën e mesjetës

e deri sot

I mallkonim !

Për inat dhe i lëvdonim!

Dhe ziheshim mes veti -

Se kush ishte pushtuesi më i mirë!

Ditët  i vuanim!

Netët i urrenim!

Dhe harronim!...

Po, po... të mos harrojmë-

Se pafalshëm , harronim!...

 

...Pastaj më vonë

Nëntorëve  festonim

Marseve trishtonim

Dhe vollëm çdo stinë

Këngët i kemi qarë!

Vajtimet i këndonim!

Dhe ja ku mbërrimë!...

 

...Por  vazhdojmë

të ëndërrojmë  një stinë tjetër

Duke jetuar katër stinë

me fragmente

marrdhëniesh  mes tyre.

Dhe fatkeqsisht ende

brez pas brezi

zvarrë e çojmë barrën e inatit!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora