E merkure, 03.03.2021, 12:15 AM (GMT)

Lajme

Agim Gashi: Vizitë Konsullatës në Frankfurt

E merkure, 26.03.2014, 06:34 PM


VIZITË KONSULLATES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË FRANKFURT

NGA AGIM GASHI

Më 12.03.2014, pasi mu dha rasti që të udhëtoj, vendosa të nisem për në Konsillaten e Kosovës në Frankfurt për tu njohur më për së afërmi se si punon një konsullatë e shtetit për të cilin jemi mundue. Për Frankfurtin dhe Konsullaten e Kosovës aty, njeriu shqiptar ka vetëm fjalë të mira, gjë që për konsulatat dhe ambasadat tjera kam dëgjuar shumë kritika dhe ankesa për sjellje të pahijshme.

Pas disa orë udhëtimi mbërrimë në Frankfurt. Problemet me parkingun në Gjermani janë evidente poqëse nuk e njef rrethin.U gjindem disi dhe me ashensor u ngjiten në katet e larta.

Mbasditja e asaj të mërkureje na shtynte të ngutemi pasiqë edhe bija ime Azaleja aplikonte për leje të njoftimit.

I ramë ziles dhe pa vones në derë u paraqit një djalosh me syze, i gjatë e i fuqishëm dhe me një mirësjellje na tha:

-Urdhëroni!

Pasi i treguam se kemi ardhë për aplikim për një leje njoftimi dhe me ju vizitue, u ndal dhe më shiqoi.

-Oh,-më tha,-i paske hjek mustaket dhe mjekrren e stë njoha…dhe filloi ta thërroste mikun tim Myftar Dragidellën.

Myftari posa më pa u ngrit dhe me vrap erdhi.U përqafuam fort si dy miqë të vjetër dhe menjëherë na derguan me një zyre tjeter për të mos na lënë me atë grumbull të madh shqiptarësh të cilë kishin ardhur për hallet e tyre.

U ndala dhe shiqova vendin se ku pritej.Ishte si një sallë e vogel filmi. Aty kishte rregull dhe se zyrtarët e Konsullatës i ftonin me radhë. Mirësjellja dhe rregulli nuk lejonte ankesa. Fundja aty skishte rend dhe nevoj asnjë ankesë.

Posa hymë në zyrën që na derguan, erdhi një burr thatik që na foli me një bujari modeste e që ma vonë kuptova se ishte zëvendës konsulli që kishte ardhë nga Zvicra. Ia dhurova një liber.U falenderue dhe iku. Më nuk u duk nuk u duk. Swecili ka hallet e veta thash me vete, pa menduar se ai i takonte një partie tjeter. Sa kasha pas dëshirë që edhe ambasadat e konsullatat në botë të jenë apartiake. Këtë dëshirë nuk e shpreha aty sepse nuk doja që atë mikëpritje ta shëndrroj në debat politik.

Pasiqë ne duheshim ti kryenim disa pagesa, Myftari më mori dhe më dergoi te një zyrë tjeter. Çka të shof me sytë e mi? Kush e ka kujtue se mu aty do të takohem pas 40 vitesh me mikun tim Milazim Vllasaliu, përndryshe vlla i këngëtarit Sinan Vllasaliut, të cilit ia kam hanger edhe bukën. Ku skishim qenë atherë me Milazimin? Pasi u përqafuam, në kokë mu rrotulluen çastet që kishim kalue me mikun e vjetër e sidomos çastet në shtëpinë e tij të vjeter e të shtruar me mindere, ku nëna e tij me një bujari e mikëpritje prindore na bënte bukë të nxehtë, djath e çaj. U çmallëm duke biseduar edhe pse palët na ndërprenin, por ne vazhdonim pastaj.Erdhi edhe miku im, njeriu që Konsullatës së Frankfurtit ia qit namin për të mirë, vetë Konsulli Astrit Zemaj.U përqafuam si vllau me vlla, ndërsa mua zemra mal. Mal sepse pak a shumë vetes ia ngarkoja pak merita për punën time jetsore, që Kosova ka sot Ambasada e Konsullata në botë. Edhe pse shteti këto merita nuk mi njohi asnjëherë, jo vetëm mua por shumë patriotëve tjerë, prap se prap krenaria nuk mungon. Atdheut nuk i kërkohet shpërblim për borgjin që ia ke. Këtë e bëjnë vetëm profiterët që sot Kosova ka me vagona.

Pasiqë Azalaje kreu punët e saj për aplikim, të gjithë tok shkuam në zyren e Konsullit Astrit Zemaj ku vazhduam biseden.Pasiqë ua dhash nga një liber të Sabit Rrustemi „Mos e lësho sharkinë prej dore“, libër ky i dedikuar për mua nga poetë e miqë, edhe Konsulli ma dhuroi librin e tij „ LEGJITIMITETI I INTREVENIMIT HUMANITR USHTRK NË KOSOVË“, libër që tek lexuesit u prit me ëndje.

Aty pas ores 16-të u ndamë me përqafime e të mbushur plot krenari për miqësinë që kam me Milazimin, Astritin e Myftarin.

Kjo konsullatë është një pasqyrë krejt tjeter nga realiteti ynë. Këtu rrezaton mirësi, sjellje dhe mikëpritje duke e ditë se roli i saj duhet të jetë vetëm në sherbim të mërgimtarëve dhe atdheut, për çka nuk është edhe te ambasadat dhe konsullatat tjera në botë.

Punë të mbarë Astrit Zemaj, Milazim Vllasaliu, Myftar Dragidella e personel tjeter i kësaj Konsullate e cila sot është shembull se si duhet të jemi në botën demokratike dhe të civilizuar.

Me gjithë shpirt ju Uroj suksese Juve dhe mbar ambasadave e konsullatave tjera, me këshillen që të marrin shembull tek Ju!

P.S.Qëllimisht shkrimi u lënë të publikohet mu në ditën e 15 vjetorit të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë.

24.03.14

Düren



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora