Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Korça: Kush kërkon negociata të reja për Kosovë?

| E premte, 13.06.2008, 03:43 PM |


Skender Korça
Kush kërkon negociata të reja për Kosovë?

Vallja Rusi-Qipro

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Në piramidën e bisedimeve për Kosovë herë ngriteshin tensionet e herë uleshin ato. Kosova u deklarua e pavarur. Filloi procesi i njohjës së Republikës së Kosovës. Diplomacia botrore po përjeton ngecje në kuptim të zhvillimit, sepse vetë OKB-ja po krijon tash më përplasje për Kosovën me deklaratat e fundit të saj. Ende pa qartësi për të vendosur OKB-ja se çka do bëhet. Do vendoset për misionet në Kosovë. Misionet janë të qarta. Një mision monitorues dhe një më aktiv. Por e tërë kjo rrëmujë diplomatike ka zgjuar intereset për të dhënë shancin edhe më, që dikush të gaboj më rëndë se që dikur ishte dhe më agresiv për Kosovën dhe statusin e saj. Rusia si zakonisht bënë këto skena për të shpreh në botë ndikimin e saj. Qiproja , “vendi i mëkatit”  pi i ndodhë për t’u dhënë pas “aferës – Kosovë”. Ajo po ngrit kokën bashkë më Rusinë se do duheshin të vazhdonin negociatat për Kosovën për të gjetur dhe arritur në status politik të saj , që ka për të qenë i pranueshëm për të gjithë.
Këtë shancë ja ka dhënë vetë OKB-ja, që të dyja këtyre dy vendeve, sepse politikat e OKB-së për Kosovën si duket nuk kanë as fillin e as mbarimin linjor për të kuptuar se çfarë do krijoj stabilitetin e këtij rajoni. Është paradoksale që edhe një fqinjë nga jugu të krijojë kuoten e saj për Kosovë, pa llogaritur problemet e saja të brendëshme se ku e qojnë ate. Rusia është një faktor që po edhe ta pranonin një shtet më shumë Kosovën, se sa numri i tyre ekzistues , prapë në koloritin e saj politik në botë do del dhe do thotë se ka një zgjidhje për Kosovën, për të ngushlluar të dërguarit  e saj në Ballkan që nga shekulli i VII-të. Këtu edhe ka ndodhur helmimi politik i tyre sepse serbët ende mendojnë se rusët kanë afintetet që të janë faktori dominues në botë, hiq më ndryshe se OKB-ja që dha dorëheqjen e saj  për Kosovë, e tash përpiqet të sillet si një këshillëdhënëse në Kosovë. 

Të kujtojmë termin “ Kosova tash më nuk është në agjenden e OKB-së dhe zgjidhja e problemit të saj do duhet të ndodhë në kuadër të Europës”.

Qiproja, në valle

Këto ndodhin shpesh të  janë orientimet e rendit botëror. Kush e ka shtepinë të përplasur në problem, do ketë mundësinë që të jap një këshillë. Ky modeli që rusëve ju  kujtua të e gjejnë një zgjdihje për Kosovën , sepse Kosova ka të zgjidhur problemin e saj. Qipros nuk i duhet të futet në këtë valle kur ka përmbrenda saj një muri të madh kinez mes dy Qiprove, asaj turke dhe greke. Kjo është politika e Greqisë që nxitë edhe vendet e rajonit, për dallim nga Rusia e Karpateve, që nuk do mund të të shtrijë dorën në murin e tyre të fundit dominues në Ballkan të “ndezur”.
Kësaj në kuptim të plotë i paraprinë konflikti i heshtur në Maqedoni, për të i dhënë një kuptim klasik Ballkanit të ndezur, situata që këti kanë për të asocuar të gjitha shtetet në Ballkan.
Kosova deri sa është vlersuar si sui generis dhe më këtë formulë është hyrë ne zgjidhjen e pa përsëritshme të definitimit të statusit të saj tash më të definuar, ka përplasëur verbërisht me shumë ethe rusët që premtojnë rrejshëm dhe mundohen të përkrahin serbët edhe në Kosovë, për të marrë një model ndarës si Qiproja sepse ekistenca e zgjidhjes do jetë e mbështetur në ndarje në Kosovë. Ky Qipro masllahati nuk është asgjë më shumë se një reagim shumë banal dhe një kartë e fundit se OKB-ja me aq përkushtim do pranojë të vazhdonin bisedimet për një zgjidhje të zgjidhur, për një Qipro të re, për një krizë që nuk dihet kah afishohet, për një botëkuptim ngatërrues etj.
Qiproja dhe Rusia në pazarin e tyre, po ndeshen me vetën e vet sepse kanë harruar se në Ballkan ka edhe shtete që quhen: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi që kanë në vetën e vet shqiptarë e nuk janë një grusht qipriotësh të ndahen më një paravan se njëra është Qiproja turke e tjetra anë e paravanit është greke.  Në Ballkan ka demografi dhe histori relativisht interesante që po të kuptohet mirë ky lloj modeli, të kuptohet mirë se lufta për troje nuk është vetëm ajo që mendojnë serbët e rusët dhe qipriotët që duhet ndarë e coptuar, por të mendohet se ndarjet njohin edhe bashkimin e trojeve. Kur të trazohet Ballkani në kufinjët e saj, Qiproja nuk do njihet as element figurativ që ka eksistuar ndonjëherë, kurse Kosova dihet se ka qenë pjesë konstruktive e jetës në Ballkan dhe nuk do koment që do diskutohet bashkmi i saj se si do ndodhë nëse fqinjët dhe rusët na e ndihmojnë këtë proces. Vlera e intergimeve nuk është se shqiptarët do janë vetën të lënë si qipriotët e thyer greko-turqë por shqiptarët janë shqiptarë kudo në Ballkan e në botë.
Këto formula sa në duken ndarëse, na japin me kuptuar se në Ballkanin e ndezur demografikisht, mund të lindin ide jo “politike” e shumë “ndarëse” që shqiptarëve ju japin me shumë kohë dhe kujdes të shohin hapat e tyre kombëtarë, sepse Europa një ditë do kërkojë intergimin e popullit shqiptar  si alternativë të vetme për ti kthyer dinjitetin e tij, dinjeitet të humbur edhe në hartën politike të kongreseve dhe paqës europiane nga e kaluara historike.
Në këtë ndezje gjërash, Rusia dhe Qiproja me përpjekje të saj mund t’u falen gabimet e veta, nëse vetëm pranojnë sa më parë Kosovën shtet për të kërkuar falje rajonit se po duan të ndryshojnë kufinjët përmes tyre...