E premte, 19.04.2024, 02:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Kur flasin kafshët

E marte, 25.03.2014, 06:49 PM


KUR FLASIN KAFSHET

 

fabul

 

Nga Luan Kalana

 

Thirrën sa u ngjirën kafshët në kuvend,

kush është më i pasuri në Planet,për Mbret,

-Nuk ka krijese si unë,..-.tha "Matka",

Mbretëreshe u vetë shpall Bleta, plaka.

 

-Gjeni një arkitekt artist  gjeni talent,

të bejë me dorë ojet me dyllë,qelibar,

cili shkencëtar  pjalmon lulet si unë,

cili labortor nxjer mjaltin natyral..!?

 

Kush e kush më shumë të mburej ,

për qumështin,mishin, për tulet,

majmuni per fronin e Mbretit ulëriu ,

-Ne do mbreterojme,jo më  Njeriu ?!..

 

-Gjithë jetën akrobatë nëper degët,

s'thatë nje fjalë,-përqeshi  papagalli..

-Unë kam pjelle Njerine,-ja priu...

kërceu perpjte nga deti, delfini.

 

Delja e bekuar,blegëriu nga tufa

-Keni dëgjuar kujt i kendohet ne Tokë,

njeiut,njerezimit,lexoni biblën,kuranin

mja lëvduat veten,ne mbetemi kafshë.

 

-Late nam,s'u ngopet s'ë ngrëni  miletin,

qelbëm vendin me pordhë e me kusari ,

jemi shtazë me bisht,s'bëhemi njerës,

hiqni maskat,o bark fryrë-pelliste  gomari.

 

-Donte të bente imzot,Sancua,gomarin-hero,

Nastradini hileqar,mashtronte hipur mbi gomar,

nga Anadolli me ngritën dhe përmendore,

doni te beni mbret nje kafshë me samar"..

 

"Si nuk u lodhët me ham-hame së lehuri,

votoni kot për parite*,s'ti fal njeri diamantet,

s'u ngopen me mishin,po na hani lëkuret,

hajvani* nuk lëshon fronin,"-degjoni drerin.

 

S'pyetën,u mblodhën kokë me kokë,pazar,

djajtë pa brire,më të pangopurit...,ujku, luani,

ndritën dhëmbet,bëne gjoja votimi e fshehtë,

-E dini kë zgjodhën  Mbret të veshur me ar..?!

 

Hibrit,mysybet, gjysëm kafshë e gjysëm njeri,

një Kameleon,me këmbë prej kali,

hipi fronit vetë ,një cikllop me dy goja,

Mbretin e parë,me zërin si të çakallit...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora