E premte, 19.04.2024, 02:44 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Pse Rama e do në burg Isakun

E marte, 25.03.2014, 08:50 PM


Pse Edi Rama e do në burg Agim Isakun

Nga Kastriot Myftaraj

Kur Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj i zgjedhur rreth një muaj më parë me votat e shumicës parlamentare të majtë të kryesuar nga Edi Rama, e nisi punën duke bërë një kallzim penal pikërisht ndaj Agim Isakut (ambasador ne nje vend te vogel), për fshehje të pasurisë, kjo do të thotë se është Edi Rama ai që kërkon ta shohë në burg Agim Isakun. Midis Edi Ramës dhe Agim Isakut ka një konflikt të vjetër, që nga koha kur të dy ishin në Fondacionin “Soros”, në Tiranë. Që nga viti 1992, kur nisi veprimtaria e këtij fondacioni në Shqipëri, dhe deri në 1998, Agim Isaku ka qenë një nga drejtuesit ekzekutivë të fondacionit, madje që nga viti 1994 deri në 1998, ka qenë drejtor ekzekutiv i tij.

Edi Rama ishte anëtar i bordit të Fondacionit “Soros”, por ishte dhe i plotfuqishëm në fondacion, për shkak se ai ishte i parapëlqyeri i Sorosit në Shqipëri. Gjithsesi, Sorosi punonte në dy linja: Ai nga njëra anë i kishte dhënë dorë të lirë Edi Ramës në fondacion që të bënte si të donte, nga ana tjetër i kërkonte Agim Isakut që ta mbikqyrte atë dhe t’ i bënte raporte të detajuara personalisht për të mbi sjelljen e Edi Ramës. Dhe Agim Isaku bëri raporte ku i përshkruante të gjitha bëmat e Edi Ramës. Sa për të përmendur vetëm disa, Isaku raportonte sesi lumi i parave të fondacionit që kontrolloheshin nga Edi Rama, u investua me fitim të madh në trafikun e drogës. Këtu zenë fill lidhjet e Edi Ramës me disa trafikantë të njohur të cilët ai i përdori më pas për të ndërtuar një perandori televizive personale, si dhe si gardë personale për të kryer frikësime dhe disa vrasje misterioze. Agim Isaku bënte raporte për orgjitë që bëheshin në zyrat e Sorosit nga Edi Rama dhe klika e tij personale e meshkujve perversë, ku shpesh ndodhte që të përdhunoheshin edhe gjimnazistë adoleshentë, të cilët më parë qenë droguar, dhe të cilëve pastaj duhet t’ u mbusheshin xhepat me dollar që të heshtnin për atë që iu kishte ndodhur. Së paku dy prej tyre sot janë ministra.

Sorosin nuk e shqetësonin në thelb këto veprime të Ramës, se një nga arsyet për të cilën miliarderi çifut e kishte përzgjedhur Edi Ramën ishte se e pati gjykuar si një njeri të përshtatshëm për punë të tilla. Sorosi e shikonte fondacionin e vet si një mjet për promovimin e homoseksualizmit dhe të drogës, për të cilën Soros ka kërkuar me kohë që të legalizohet. Prej këtu vjen edhe tolerance e papritur e Edi Ramës kryeministër ndaj Lazaratit, për të cilin dikur e kritikonte me të madhe Saliun. Sorosi kishte vetëm një problem me bëmat e Edi Ramës, në atë kohë (1992-1998), se mos kapërcehej masa aq sa të bëheshin skandale publike. Dhe masa u kapërcye një herë kur Edi Rama gjatë një darke të shtruar për personelin e fondacionit me rastin e 65 vjetorit të lindjes së Sorosit, u deh, e mbylli derën me çelës, dhe pasi u zhvesh vetë lakuriq, i urdhëroi të gjithë burra e gra, pa përjashtim që të zhvisheshin lakuriq. Agim Isaku u çua dhe kërkoi të thyente derën për t’ u larguar bashkë me disa të tjerë, të cilët gjendeshin në darkë të shoqëruar nga gratë. Atëherë Edi Rama ia hapi derën, por nuk ia harroi këtë gjë, dhe nëpërmjet rrjetit të spiunëve që kishte ngritur në fondacion, i vodhi nga zyra e tij kopje të disa prej raporteve për Sorosin. Këtu ze fill armiqësia e Edi Ramës me Agim Isakun.

Edi Rama e quante Agim Isakun fshatar që ha me dorë një pjatë të madhe me patate të fërguara dhe pastaj duart me yndyrë i kalon përmbi flokët e tij të gjatë për t’ i shtruar, dhe prandaj ato i shkëlqejnë nga yndyra. Agim Isaku nga ana e tij e quante Edi Ramën thjesht një “drogaxhi by…ir”.

Tani Edi Rama është i trembur se mos Agim Isaku i tregon bëmat e tij atje ku s’ duhen. Prandaj Edi Rama kërkon që ta trembë Agim Isakun. Mua si biograf i Edi Ramës do të më pëlqente që Agim Isaku të fliste, madje sa më shumë. Agim Isaku që është një intelektual nuk duhet ta lejojë veten që atë ta marrë nëpër këmbë kllouni i Edi Ramës Shkëlqim Ganaj, ish-spiuni i SHIK-ut të Gazidedes, i cili në vitin 1995 ka ardhur prokuror në Tiranë me rekomandim të shkruar të Drejtorisë së SHIK-ut për Vlorën, si njeri të cilit mund t’ i besoheshin detyra speciale. Është gjallë e shëndoshë edhe drejtori i SHIK-ut në Vlorë i cili në atë kohë firmosi rekomandimin. Është edhe rekomandimi në arkivat e SHISH. Tani ish-spiuni i SHIK-ut të Gazidedes po kryen detyra speciale për llogari të Edi Ramës.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora