E premte, 29.03.2024, 02:02 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Musliu: Wahabistët i përkrah Bashkësia Islame

E marte, 25.03.2014, 06:51 PM


Osman Musliu: Wahabistët që më kërcënuan po i përkrah Kryesia e Bashkësisë Islame

Nga Visar Duriqi

Express ka raportuar se të martën imami Osman Musliu është kërcënuar në Klinë nga disa myslimanë të linjës ekstreme, që ai i quan wahabistë, me prerje koke. Ai në një intervistë për Express sqaron se si ndodhi rasti, dhe hedh dyshim që pas këtij akti mund të jetë tërthorazi e përfshirë Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Për të, “leshat” apo “mjekrroshat”, siç u referohet ai myslimanëve të linjës ekstreme, janë rrezik për shqiptarët dhe për fenë islame. Thotë se është në gjendje edhe të vdes, por gjithmonë do të jetë kundër tyre.

Express: Ju i keni denoncuar dy persona për kërcënim me jetë, si ndodhi rasti?

Osman Musliu: Isha sot në xhaminë e Klinës që ta fali drekën me disa hoxhallarë të tjerë, dhe kryetarine Klinës. Më ftuan që të bëhem dhe imam në këtë namaz, por nuk pranova. Duke dalë nga xhamia, në anën e djathtë ishin një grumbull djemsh të rinj, por nja dy nga ta u ndalën, duke i mbathur këpucët, kinse duan të më flasin e përshëndesin.

Ata mu drejtuan mua me shenjë që ta mbylli gojën sepse mund të ma presin kokën. Këtë e bënë me shenjë, me duar. Unë,i pyeta dh një herë që të më tregojnë se çka kanë me mua, dhe ata e përsëritën që duhet ta mbylli gojën se mund të ma presin kokën.

Dola te dera e xhamisë dhe prita që të dalin, por ata nuk dolën. I tregova Kryetarit të BIK në Klinë. të xhamisë dhe hyri e bisedoi me ta. I kishin thënë atij që nuk mund të dalim të flasim me të ( me Osman Muslin) sepse ai po fletë keq për muxhaehedinët.

Express: Çka bëtë ju pastaj?

Osman Musliu:Unë e thirra Policinë. Duke dalë nga dera u tash atyre që ndaluni se e kam thirr Policinë dhe të flasim se çka keni ju me mua. Ata më thanë që nuk mund të ndalemi e të flasim me Policinë, se sipas tyre, edhe Policia e Kosovës janë qafirë. Unë ju thash që nuk ju kam borxh dhe ndoshta do të flas edhe me familjet tuaja. Pas një kohe erdhën Policia, këmbë , qashtu pa kerre , qysh i kem ma ne këtë Polici. Shkuam në stacion me makinën time dhe dhashë një deklaratë se si ka ndodhur rasti.

Express: A i identifikuat personat që po thoni se ju kërcënuan

Osman Musliu: Po, të dy i identifikuam. Emrat e tyre i kam përmendur në deklaratën time në Polici.

Express: Si i identifikoni që janë wahabinjë?

Osman Musliu: Për shkak të kërcënimit të tyre. Mendoj dhe jam i bindur që ata ishin wahabanijnë, edhe pse unë në zhargon ju them ndrysh. Unë ju them leshat.

Express: A lidhet kërcënimi ndaj jush me intervistën e fundit që keni pasur, ku haptazi keni konfirmuar qëndrimin tuaj kundër Myftiut Naim Tërnava?

Osman Musliu: Krejt Kryesiae Bashkësisë Islame të Kosovës në krye me Naim Tërnavën, dhe vetë ai-Tërnava, janë duke bërë propagandë kundër meje. Ata po i shtijën këta djemtë e rinj dhe mendoj që edhe kjo lidhet me propagandën e madhe të Kryesisë BIK’ut kundër meje.

Express: A ke diçka që nuk e ke thënë publikisht, nga ajo që ti din, për wahabinjët?

Osman Musliu: Unë për wehabistët i kam than të gjitha. Jam në gjendje edhe që të me vdes, por kundër tyre do të jem gjithmonë. Unë mendoj që wahabistët janës herri i fesë islame.

Express: Ke pasur dhe një sulm fizik më herët, çka ka ndodhur me këtë rast?

Osman Musliu: Ky rast kurrë nuk është zbuluar. E them me ironi: Shteti ka qenë aq i interesuar sa që e ka lënë këtë lëndë të parashkruhet. Pra, lënda është vjetruar dhe s’mund të bëhet asgjë me të.

Gjykata e shkallës së parë pati identifikuar e shpallë fajtorë dhe dënuar me nga 3 muaj burg. Ata janë ankuar në shkalën e dytëdhe Gjykata e ka lënë të vjetërsohet lënda pa marrë një vendim- ta bëjë të plotëfuqishëm dënimin.

Express: Edhe atëherë patët deklaruar se sulmin ta bënë wehabistë, pse?

Osman Musliu: Edhe ata kanë qenë wehabsitë. Qisi Mjekrrosha. Unë ju them veç mjekrrosha, s’ju them wahabistë hiç.

Express: Në Shqipëri janë arrestuar disa persona nën dyshimin për terrorizëm, si i komentoni ju?

Osman Musliu: Në të gjitha trojet shqiptare kombi është i rrezikuar nga mjekrroshat. Nuk e di se ku e kah i kanë rrënjët, por e di që ata janë duke vepruar në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të fesë islame.

Express: Cila nga trevat shqiptare rrezikohet nga këto grupe, sipas jush?

Osman Musliu: Mendoj që Kosova është më e rrezikuara nga wehabistët është, për shkak të gjendjes që është Kosova.

Express: Si e shihni punën e shtetit të Kosovës në këtë rast?

Osman Musliu: Shtetin nuk po mundem me e kuptu. Qysh hala nuk ka ligj për bashkësitë fetare dhe qysh gjithkush bëhet përgjegjës për fe, nxjerr vendime për fe, merr vendime e veprime për fe. Për shembull Bashkësia Islame nuk është e regjistruar askund në shtet, për të dhënë llogari. Mendoj që bashkësitë fetare, të gjitha në Kosovë, duhet ti japin llogari dikujt, llogari financiare, politike, të plan-programeve ideologjike etj.

Express: Cili është roli i BIK’ut në shfaqjen e njerëzve, si këta që sot të kanë kërcënuar?

Osman Musliu: Bashkësia Islame nën drejtimin e Naim Tërnavës, më saktë, Kryesia e BIK’ut, është duke bashkëpunuar haptazi me këtë kategori dhe duke i stimuluar ata. Këtë përkrahje po e realizojnë përmes emërimeve në Fakultetin e Studimeve Islame, nëpërmjet emërimit të tyre në xhamitë kryesore në vend dhe përmes emërimit të tyre si krye-imamë nëpër këshilla lokal. Kryesia e BIK’ut është duke bashkëpunuar me ta për t'i realizuar interesat e tyre, derisa kur rrinë me njerëz të shtetit thonë që jemi kundër tyre.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora