Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Femrat VIP, tifozet e Evropianit

| E enjte, 12.06.2008, 09:10 PM |


 GOSSIP PANORAMA

Kampionati Evropian, sfida që përjetohet  me triumf apo humbje, jo vetëm në fushën e gjelbër, por edhe tek fansat, çon në maksimum adrenalinën edhe për femrat, madje edhe tek ato, që i kemi parë plot sharm dhe elegancë në ekran.
Asnjë prej tyre nuk është e pavëmendshme, qoftë edhe ndaj atmosferës që po drithëron gjithë Evropën në këtë sezon, kur temperaturat arrijnë pikun e tyre,pasditeve, kur në fushën e gjelbër, arbitri fishkëllen për startin dhe finishin e lojës, VIP-at, janë para ekranit për të ndjekur nga shtëpia apo lokalet e ndryshme të kryeqytetit ndeshjet e futbollit për skuadrat e tyre të zemrës. Madje disa nga VIP-at femra, pohojnë se edhe shpesh kanë vendosur baste për ndeshje të
caktuara, por pritet që bastet të jenë më të shumta natën finale. Ndërkohë edhe ato që nuk janë shumë të pasionuara pas futbollit rrëfejnë për “Gossip”, se në këto momente u pëlqen tej masa situata festive që elektrizon kryeqytetin, veçanërisht në lokalet, ku shumica e tyre preferojnë të shijojnë përveçse ndeshjeve nga një gotë të freskët birre me miqtë. Dhjetë femra shqiptare VIP rrëfejnë emocionet dhe skuadrat e tyre të zemrës.


ROVENA STEFA

Humbja e skuadrës së  Italisë 3 ditë më parë ka qenë një zhgënjim për këngëtaren Rovena Stefa, e cila është edhe tifoze e saj. Ajo ndjek ndeshjet vetëm kur luan skuadra e saj e zemrës dhe pohon se zakonisht vë edhe baste, kryesisht me miqtë e saj të afërt, gjithmonë për të vërtetuar se skuadra italiane do fitojë.


ZAJMINA VASJARI

Ka plot një javë që vajza bukuroshe e kopertinave ka lënë pas dore gjithçka darkave, vetëm për të ndjekur nga ekrani ndeshjet e futbollit me të cilat është shumë e afeksionuar, sidomos me Italinë që është skuadra për të cilën Zajmina është gati gjithmonë për tifo, qoftë ky Kampionati Evropian apo Botëror.


ALBANA OSMANI

Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, Albana Osmani së fundmi ka qenë një ndjekëse e Kampionatit Evropian, por pohon se nuk ka qenë gjithmonë e rregullt si gjithë tifozët e tjerë. Gjatë këtij sezoni Albana bën tifo vetëm për skuadrën e Kroacisë, për të cilën uron që edhe të jetë fituese e Kampionatit Evropian 2008.


ALBËRIA HADËRGJONAJ

Ajo nuk heq asnjëherë  dorë nga skuadrat latine të futbollit, për të cilat edhe brohoret gjithmonë sapo dalin në fushën e gjelbër, por fakti që Brazili nuk luan në Evropian, e bën Albërien që në këtë sezon të bëjë tifo për skuadrën e Portugalisë, për të cilën dhe dëshiron që të jetë ekipi fitues i Kampionatit të sivjetshëm.


ENADA ATNIKOLLA

Stilistja e njohur pranon  se më shumë se tifoze e Portugalisë, preferon të bëjë tifo për gratë e futbollistëve, kjo ndoshta për të kompensuar faktin që sipas saj, meshkujt në këtë periudhë, janë bërë më të pasionuar pas futbollit se asnjëherë tjetër, madje pas pak ditësh do të përjetojë atmosferën direkt nga Vjena.


GERTA HETA

Është nga të paktat  personazhe të njohura të muzikës që në momentin e parë që e pyet për Kampionatin të thotë pa hezituar se nuk është fanse e asnjë skuadre dhe nuk do të vinte bast për asnjërën prej tyre, por ky sezon për të ka një gjë shumë të mirë, është atmosfera të cilën ajo duket se e përjeton në maksimum.


LUARI

Këngëtarja e talentuar  rrëfen për “Gossip”, se e ndjek rregullisht Kampionatin Evropian, por nuk vë asnjëherë baste për ndeshjet e futbollit, por ama nuk përjashtohet mundësia që ta bëjë këtë gjë për skuadrën që do të jetë në finale, veçanërisht nëse do të jetë Italia ose Hollanda, që janë skuadrat e preferuara të futbollit.


MARIZA IKONOMI

Këngëtarja e njohur e  skenës shqiptare tregon se mbetet adhuruese e Italisë, madje i ndjek rregullisht ndeshjet e saj, por asnjëherë nuk preferon të vendosë baste, pasi siç rrëfen me të qeshur, ka mundësi të kthehet në bastexhie. Përveç futbollit që e ndjek rregullisht, atë e tërheq edhe atmosfera e Kampionatit.


AMARDA TOSKA

Edhe pse në këtë periudhë  Amarda Toska, nuk ka asnjë impenjim televiziv, ajo gjen kohë të ndjekë në ekranndeshjet që kanë për protagoniste skuadrën e saj të zemrës, e cila është Gjermania, kjo për faktin se edhe Ermali, është gjithashtu tifoz i së njëjtës skuadre, një arsye që i bashkon përtë ndjekur ndeshjet


BESA

“Ndeshjet po i ndjek rregullisht si të gjithë, por nuk jam tifoze me ndonjë skuadër në veçanti, por më shijon shumë atmosfera festive që sjell kjo ngjarje sportive, për sa i takon basteve nuk kam vënë asnjëherë për ndonjë ndeshje futbolli”, rrëfen Besa Kokëdhima, fituese e edicionit tëfundit të Top Fest.