E marte, 16.04.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Maxhorancës i duhen Teknokratët

E diele, 23.03.2014, 12:57 PM


Maxhorancës Qeverisëse i duhen Teknokratët e Meritokratët për të përshpejtuar Integrimin.

Nga Pirro Prifti

Pavarësisht vështirësive të mëdha në manaxhimin e qeverisjes që nga shtatori e deri më sot, problemet e shumta, qoftë ato të lëna nga qeveria e kaluar qoftë nga ato të krijuara gjatë qeverisjes së tanishme janë të shumta.

Një nga problemet e mëdha është punësimi, I cili për fat të keq këto 22 vite është kufizuar në rreth 85.000-90.000 vënde pune të administratës qëndrore dhe vendore. Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha gjatë gjithë përiudhave të ndërrimit të pushteteve, e për pasojë ka patur largime massive nga puna pa kritere , si në administratën publike shtetëore dhe atë vendore, ashtu dhe  marrje në punë pa kritere.

Ky problem u u duk sikur do të zgjidhej që në qeverisjen e të majtës në vitin 2001, duke krijuar D.A.P.-in dhe duke vendosur regulla për konkurimet për të fituar një vënd pune, por problemi nuk u zgjidh edhe gjatë asaj periudhe, dhe dëshmitarë jemi të  gjithë, sepse rregullat e vendosura për konkurim favorizonin Drejtuesin e dikasterit apo të vendorit pavarësisht pikëve të marra nga kërkuesi I punës.

Edhe gjatë periudhës 8 vjeçare të maxhorancës së djathtë, problemi vazhdoi njëlloj pavarësisht të përpjekjeve formale nga qeverisja e shkuar. Si rezultat I  largimeve politike nga puna, dëmi financiar për të paguar të larguarit të cilët kishin fituar gjyqet mbetet akoma edhe sot rreth 35-40 milionë euro. Këtë dëm financiar duhet ta paguajnë taksa-paguesit shqiptarë të cilët  po e kuptojnë se sa e vështirë dhe se sa e pa rregullt është ndërhyrja e politikës dhe e politikanëve përkatës ndër vite (sidomos në largimet arbitrare e hakmarrëse nga puna), duke dëmtuar rëndë , jo vetëm buxhetin e shtetit por duke krijuar  dhe rënduar ndër vite  konfliktet politike midis dy koalicioneve të mëdha, të cilat kanë bërë përkatësisht rotacione e pushteteve qëndrore dhe locale.

Sot është në nderin dhe respektin e maxhorancës qeverisëse e cila ka 85 vënde në parlament pra ka  një votë plebishitare, votë e cila duhet përdorur me kujdes për të zgjidhur këtë problem.

Sigurisht problemi kryesor që ka shkaktuar këtë ngërç për vite me rradhe , është mungesa e hapjes së vëndeve të reja pune të cilat nuk duhet të jenë vetëm në administratën qëndrore dhe as atë lokale, por në vënde të vërteta pune në prodhim, shërbimet, industri, bisnese, dhe agro biznese. Lufta për 85000 vende pune në administratë për 22 vite rresht tregon se në Shqipëri nuk janë krijuar aq sa duhet vënde pune në sektorët e mësipërm e për pasojë puna qeverisëse nuk është bërë në rregull nga të dy koalicionet  drejtuese kryesore. Po kush mund të jenë shkaqet e këtij ngërci politik, ligjor por dhe social shumë vjeçar?

Mendoj se janë këto aspekte:

-Presioni I politikës post-komuniste për të prishur dhe asgjësuar hierarkinë profesionale dhe meritokracinë duke krijuar artifiacialisht atë që përmëndi para disa vitesh Dritëro Agolli; Shkërdhatokracinë e cila dëmtoi dhe po dëmton rëndë qeverisjen,

-Migrimi brënda vëndit, pra çvendosja e popullatës pa kriter në zonat e Shqipërisë së mesme Tiranë-Durrës, dhe në bregdet, duke mbingarkuar dhe detyruar Bashkitë dhe komunat e këtyre zonave të lejojë punësim pa konkurim dhe punësim militantësh,

-Ndikimi I politikës dhe I drejtuesve politikë të të dy maxhorancave kryesore në drejtim të vendosjes së drejtuesve jo profesionistë në vënde drejtimi të rëndësishme të individëve pa integritet professional, e për pasojë korrupsioni pati rritje galopante gjatë këtyre viteve në të dy qeverisjet,

-Aspeti i largimit të brezit profesionist duke e zëvendësuar me  brezin e ri sipas modelit Nano të rinisë eurosocialiste. Gjithkush e kujton futjen e të rinjve të atëhershëm eurosocialistë Majko, e të tjerë, në role të papara ndonjëherë si Kryeministra, ministra, duke shmangur profesionistët e vërtetë teknokratë dhe meritokratë nga drejtimi I shtetit qëndror dhe vendor, e duke djegur në këtë mënyrë  brezat profesionistë me një barrë eksperiencë pune, drejtimi, dhe investimi për tu bërë të tillë. Kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës edhe në maxhorancën e të djathtë e vazhdon deri më sot,

-Aspekti mungesës së këshilltarëve profesionistë për ministritë përkatëse e për kryeministrat, si dhe mungesa e një ligji që rregullon pranimin dhe futjen në punë si këshilltarë të individëve profesionistë , teknokratë, e meritokratë, për të mos marrë si këshilltarë të individëve të papërshtatshëm,

-Aspekti I viteve të fundit I `fshatarizimit` për shkak të klientelizmit dhe korrupsionit (futjes në drejtime të rëndësishme të intelektualëve me mentalitet katundar dhe pa asnjë përvojë në drejtime) të drejtimit të vëndit si në administratën qëndrore ashtu dhe në atë locale, duke krijuar një pseudo-elitë intelektuale e cila ka drejtuar këto vite por që mban përgjegjësi të rëndë së bashku me politikanët për dështimet në plotësimet e detyrave të shtëpisë të dhëna nga BE dhe KIE,

-Aspekti I mos miratimit të një ligji praktik të ligjit të lustracionit I cili për fat të keq ka në drejtim për shumë vite indidivdëve ish-drejtues komunistë, ish-sigurimsave, dhe ish-spiunëve në drejtim të shtetit shqiptar post-komunist, gjë që ka ndikuar edhe sot e kësaj dite në jë Shqipëri të pastabilizuar politikisht dhe ekonomikisht,

-Aspeti I largimit të një pjese të intelektualëve dhe drejtuesve shqiptarë në emigrim duke krijuar një boshllëk profesionistësh brënda vëndit, boshllëk I cili po plotësoshet me mangësi të mëdha nëprmjet dhënies së doktoraturave, dhe titujve shkencorë pa kriteret pëkratëse.

-Aspekti I mbajtjes artificialisht të rrogave të ulta në nivelin e mbijetesës  edhe të profesioneve ku punojnë intelektualë , duke  krijuar një barazitizëm të neveritshëm që na kujton komunizmin për klasën e mesme me përvojë në punë, ndaj intelektualëve, duke mbetur prapa në këtë drejtim edhe nga Kosova 6 vjeçare.

Të gjitha këto problem të politikës duhet pa tjetër të neutralizohen në mënyrë që detyrat e reja të shtëpisë për Shqipërinë të vendosura nga BE të realizohen në mënyrë që të integrohemi sa më parë në BE, integrim I cili është e vetmja mënyrë për të dalë nga errësira e bajraktarizmit dhe e katundarizimit në drejtimin e vëndit, drejt modernizmit dhe jetesës pa kufij në Europë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora