E premte, 29.03.2024, 02:46 PM (GMT)

Kulturë

Pesë poetë shqiptarë në një antologji amerikane

E enjte, 12.06.2008, 05:46 PM


New European Poets?
- botues: Graywolf -

Visar Zhiti, Mimoza Ahmeti, Gazmend Krasniqi, Luljeta Lleshanaku dhe Lindita Arapi janë pesë poetë nga Shqipëria të përzgjedhur në një antologji të poezisë evropiane, botuar në SHBA. Siç shkruhet në paraqitjen e botuesve, antologjia ?New European Poets? përmbledh 290 poetë nga e gjithë Evropa, të cilët kanë botuar së pari pas vitit 1970. Po sipas botuesve, antologjia përmbledh krijimet më të mira të një brezi që vjen pas epokës së Paul Celan, Anna Akhmatova, Federico García Lorca, Eugenio Montale dhe Czeslaw Milosz. Rreth 200 përkthyes, duke filluar nga John Ashbery (poeti më i madh amerikan i epokës postmoderne), Derek Walcott (novelist), Charles Simic e Dana Gioia (poetë të shquar) etj. kanë kontribuar për versionet anglisht të këtyre poezive. Poezitë janë përzgjedhur nga emrat e poetëve më të shquar të këtyre vendeve, një pjesë e madhe e të cilëve kanë hyrë edhe në Shqipëri me poezi të veçanta apo libra më vete si Fiona Sempson (Angli), Olga Sjedakova (Rusi), Haris Vlavianos (Greqi), Enis Batur (Turqi), Vivian Lamarque e Davide Randoni (Itali), Bernardo Atzaga e Luis Garcia Montero (Spanjë), etj.
Tri arsyet kryesore mbi të cilat ngrihet ky projekt i madh për audiencën amerikane janë: 1)  trajektorja e poezisë evropiane ka vazhduar edhe përtej poezisë që njeh kjo audiencë 2) kulturalisht dhe historikisht, Evropa ka ndryshime të mëdha me disa dekada më parë 3) për poezinë bashkëkohore evropiane, lexuesit dhe poetët amerikanë kanë njohje më të pakët se dikur.
Përkthyesi i poezisë shqipe është i mirënjohuri Robert Elsie, mbështetur nga bashkëpunëtorja e tij Janice Matheu Heck.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora