E enjte, 25.04.2024, 09:27 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Ndali golat kryeministër!

E shtune, 22.03.2014, 06:30 PM


Ndali golat  kryeministër!

Ai që nuk është i përgatitur për suksesin e madh të arritur,pjesën tjeter të jetës, e kalon, në psikiatri. (F.Loewe)

Nga Zejdush Kastrati

I “shkoqi” të gjithë.Pothuaj gjithë liderët e deritashëm që pati Kosova,kryeministri aktual Hashim Thaci, dhe njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës,  me metoda herë demokratike e here edhe me “ndërskamca” që aplikohen në garën për pushtet, pothuaj në gjithë Ballkanin  ,dhe jo rrallë herë, edhe    me një cinizëm  e shpërfillje i eleminoi nga gara,dhe arriti ti “përmbys”, dhe kështu, mbajti fronin e të parit  në Kosovën e pasluftës,(edhe sa ishte në opozitë mendohet se qeveriste me pozitën) e te mos flasim, për postin e liderit, në partinë e tij, e cila, udhëhiqet që nga themelimi po nga ky përson.

Kishte opinione dhe llafe koluareve, por edhe nëpër disa media, se  së shpejti, Hashim Thaci, do të “hallashtiset” nga politika, dhe do të  harrohet , e besa edhe do të na dhimbset,por  nga ajo që kemi pasur rastin të shohim e përcjellim,me ate, cka po ndodh e po zhvillohet, deri në këto momente ,në skenën politike kosovare,Hashim Thaci, jo vetëm që refelektoi superfuqi dhe aftësi për menagjim të situatës në tërë Kosovën,(nuk mbahen mend protesta,pos ajo në Universitet) por në shumë raste,  i mbajti”ders” gjithë lidershipit tjetër   në skenën politike kosovare.

Në veqanti,veprimet dhe vendimet e shumta të kohës së fundit ,kur premtimet  për rritje pagash,formim dhe funksionalizim të Forcave të Armatosura të Kosovës,nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive,pastaj iniciativa për realizimin e fondit zhvillimor nga mjetet e privatizimit,por edhe shumë premtime tjera ,janë argumente dhe dëshmi, se  kreativiteti dhe vizioni ,edhe pse  herë-herë,“alla ballkanqe” për të joshur e përfituar popullatën, për ta mbështetur edhe në të ardhmen, dhe  për të udhëhequr dhe qeverisur me Kosovën edhe në  një mandat ,për Hashim Thacin ,nuk janë të parealizueshme dhe jo reale.

Sidomos, ditëve të fundit,Hashim Thaci, po jep gola nga të gjitha pozitat.Po shënon jo vetëm nga driblimet dhe bashkëpunimi me akterët tjerë të ekipit të tij, me lojtarë,jo dhe aq stabil e me kondicion,dhe  të përgatitur për maraton,por,mbi të gjitha , ai vet, po shënon  nga të gjitha pozitat e mundshme,edhe nga gjujtja e lire, edhe nga anësorja  e penalltia,  po shënon edhe nga pozita prapa portes, por edhe me një dorë e edhe me të dy duart,por për cudi, askush nuk po e pengon e penalizon, qoft nga referët e vëzhguesit, e të mos themi, për kundërshtarët tjerë politikë.

Vota është interes dhe levërdi e përfitim, për cdo qytetarë, dhe kjo është strategji dhe standard që aplikohet pothuaj , gjithkund në botë.Ti mua, kushtet më të mira dhe mirëqenjen, kurse unë ty votën,është sllogani dhe një e vërtetë e pakontestueshme, që aplikohet,  edhe në vendet me demokratike, kur oganizohen zgjedhjet dhe kërkohen votat, me rastin e fushatës zgjedhore dhe parazgjedhore,me qëllim dhe synim të vetëm,  për të marrë pushtetin dhe për të qeverisur me vendin,e në anën tjetër për të  përfituar edhe votuesi.

Hashim Thaci,në postin që është pozicionu tani e dy mandate,këtë taktikë dhe logjikë po e aplikon dhe konkretizon meqë ka fuqinë që po ia mundëson edhe  pushteti dhe pozita  që po mbanë dhe po qeverisë ,e në veqanti kuleta apo bugjeti,që herë- herë po gjason, sikur të ishte pronë e tij përsonale,dhe këtë po e fakton e fuqizon,  para gjithë  liderëve të tjerë kosovarë.

Pothuaj, gjitha veprimet dhe vendimet e marra , edhe këto gjatë këtyre ditëve të fundit, po arrin të kanalizoj dhe orientoj, në drejtim të joshjes dhe familajrizmit të elaktoratit dhe popullatës,për cka edhe po deshmojnë edhe reagimet dhe përkuljet e shumicës që përfaqsojnë edhe sindikatat,    realisht ,duhet të silleshin shumë më dinjitetshëm,  edhe kur bëhën ,marrëveshje,sikur ato të ishin edhe  shumë  më të pranueshme për të punësuarit.

E pranuam apo jo,Hashim Thaci, po tregon fuqinë dhe stilin e tij të një fallgjoreje,  edhe para atyre që po protestojnë,edhe para deputetëve e akademikëve , e të  mos harrojmë të përmendim edhe para shumicës së mediave e gazetarëve e analistëve,por patjetër duhet përmendur edhe  të shoqërisë civile,e cila , edhe ashtu është “në paterica” , dhe  nuk po dihet, se kend po e perfaqson, pasi që në shumë raste po sillet, sikur të ishte, partner i pozitës, apo pjesë e qeverisë,shumë herë  si aleate e ndonjë subjekti politikë të opozitës,e besa  disa herë edhe e ndonjë ish subjekti, që tashmë, është në harresë të popullatës kosovare.

Të gjitha këto akrobacione politike,  që ka kohë, që po i aplikon dhe po i “dhezin”Hashim Thacit,nuk mund të quhen edhe  ndonjë aftësi e jashtëzakonshme ,apo dhunti gjeniale për të mirëqeverisur e për ti pasur lakmi kryministrit,por mbajtja e e pozicionit të liderit në skenën politike kosovare,më tepër  është kontribut i përsonaliteteve  nga kasta e  kundërshtarëve tjerë politikë, që ka Kosova, e që janë në pozita shumë inferiore, disa edhe të hargjuar,disa të kompremituar, disa edhe të shantazhuar,por ka edhe të atillë që permes joshjes e servilizmit, pikërisht, Hashim Thaci ,ka kohë që i bëri “argat” dhe i plandosi për tokë.

Në zgjedhjet e përgjithshme nacionale,  që priten të mbahen së shpejti, e që po dëshmohen, edhe me fushatën e cila edhe ka filluar,nëse Hashim Thaci,së bashku  me Kadri Veselin ,që po përfolet se ka ndikim mjaft të madh në konsolidimin e radhëve të PDK-së,  arrin që në subjektin politik që përfaqson të zbatoj edhe një standard tjetër,por shumë me peshë për momentin, e që në zhargonin popullor është emërtuar”njerëz me duar të pastra”,me cka lista e të kandiduarve do të përjetonte një “rifresh”,veprim i cili më tepër do të ishte  i karakterit moral ,atëherë, gjasat  dhe e gjithë loja politike e Hashim Thacit,që nga oponentët poltik po quhet edhe marketing e fushate parazgjedhore, do të triumfonte dhe do të rezultonte,  me fitore edhe për një mandat qeverisës.

Duhet cekur edhe këte:

Kryeministër, me lojën  e deritashme që e ke bë, në këto rrethana ,në këto momente, dhe në këto kushte, vertet ke shënuar shumë gola, dhe ke arritur, që ekipin ta mbash në “superligë” të Kosovës,dhe ate ,shumë herë pa respektuar rregullat që parashihen në këto gara,por  edhe një gjë duhet ditur e pranuar.Shumë lojtarë, i ke, të kalibrit, për Ligë ndërkomunale,dhe duhet ndërruar vet, ose në të kundërtën, ti ndërrojnë të tjerët, me cka mund të bëhët edhe me keq,dhe përvoja ka treguar se  kur të tjerët bëjnë ndrrime, shumë lehtë,mund të pësojnë, edhe disa lojtarë, që llogariten edhe  shtylla e ekipit.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora