Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Votimi i mërgatës

| E premte, 21.03.2014, 07:50 PM |


VOTIMI I MËRGATËS PËR PARLAMENTIN E MAQEDONISË

Nga Sami ISLAMI

Me 18 mars të vitit  2014, në Golders Green të Londrës  Verore qëndroi Ministri për Ekonomi i  Qeverisë  së Maqedonisë, Valon Saraqini. Kjo vizitë e shkurtër e  ministrit  Saraqini qe e një rëndësie të vaçantë. Themi kështu sepse për herë të parë, qëkur  emigracioni  shqiptar nga Maqedonia në Mbretërinë e Bashkuar  do të ketë rastin të votojë për të zgjedhurit e vet. Tani votuesit  shqiptarë nga Maqedonia nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë  në kohën e votimeve në Maqedoni, ashtu siç qe rasti  për  zgjedhjet lokale,  por  votimet  do të mund t’i bëjnë edhe nga këtu, duke e bërë këtë akt qytetar në ambasadën maqedonase    Londër

Ministri Saraqini, para se të vinte në Londër  këtë aktivitet  zgjedhor   kishte  bërë edhe  në disa shtete të  Evropës, si në  Gjermani në Zvicër, etj. Të pranishëmve ministri  Valon Saraqini  u  shpjegoi  detajet  se si mund të votojnë nga  mërgata, por paraprakisht  i porositi ata, që sa më shpejt që është e mundur t’i plotësonin formularët, për t’u regjistruar para datës  25 mars, duke i plotësuar  formularët e votimit. Këta fomularë, bashkë me fotokopjen e  pasaportës biometrike  maqedonase dhe  fotokopjen e pasaportës angleze (ata që e kanë), ose pasaportën maqedonase me  vizën angleze, që tregon qëndrim të pa kufizuar në këtë shtet, vizën e punës, ose  atë martesore,  duhen të dorëzohen drejtpërdrejtë  në Ambasadën Maqedonase  në Londër, para 25 marsit 2014. Nëse  qytetarët nuk do të mund të shkojnë atje për arsye te ndryshme, mund të  regjistrohen edhe nëpërmes internetit. Por  gjithsesi duke pasur parasysh afatin deri me 25 mars, kur do të mbyllet  afati i regjistrimit!

Prandaj luten të gjithë  bashkatdhetarët  shqiptarë nga  Maqedonia  që sa më parë ta bëjnë këtë  akt patriotik dhe kombëtar, në mënyrë që edhe  ata të kontribuojnë, që në zgjedhjet e ardhshme  shqiptarët t’i kenë ulëset në Parlamentin Maqedon aq sa i takojnë. Nëse kjo nuk ndodh, shqiptarët  do të humbasin mundësinë e parfaqësimit të tyre! Prandaj shqiptarë nga Maqdonia shfrytëzojeni këtë të drejtë  ashtu siç ju takon me kushtetutën e Maqedonisë!

Formularët  mund të sigurohen duke e kontaktuar Eqrem Retkocerin në telefonin  mobil 07788690929 ose në e-mail adresën eqo32@hotmail.com. Pas plotësimit të formularëve, të cilët duhet të plotësohen me  germa të mëdha të shtypit, duhet ta kontaktoni prapë  Eqremin për t’ia dorëzuar ato (nëse  ata vetë nuk kanë mundur të shkojnë në  ambasadë për çfarëdo arsye).

Urojmë që  regjishtrimi të masovizohet sa më shumë dhe  vota e shqiptarit, pa ngjyrime partiake,   të bëjë kthesa në zgjedhjet e ardhme parlametare në Maqedoni!