Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Një shtatore për Hasan Prishtinën

| E premte, 21.03.2014, 08:15 PM |


Një shtatore për Hasan Prishtinën në Vushtrri

Nga Hilmi Saraçi

Me 8 dhe 9 tetor 2009 u mbajtën takimet “Ditet e Hasan Prishtinës” në Vushtrri ,të parat të këtij lloji, të organizuara  nga  organët politiko shoqërore -  Drejtoria për Arsim  dhe  Kulturë pranë Kuvendit komunal në Vushtrri ,  në bashkëpunim me strukturat (institucionet) qendrore të Republikës së Kosovës, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaqit.  Këto takime për Hasan Prishtinën  kanë një  rëndësi të veçantë për historin tonë kombëtare ,sepse kjo figurë e ndritëshme kombetare deri me sot ka mbetur në margjina , në harresë dhe pa një kujdes të duhur,sidomos në komunën e Vushtrrisë, në vendlindjen e tij. Prandaj  kjo iniciativë ishte e qelluar dhe e mirëpritur, por nuk ishte sa duhet në nivelin e prezentimit dhe të organizimit. Në këtë manifestim  muarren pjesë përveç shumë qytetarëve të Vushtrrisë edhe  studius të historiografisë sonë kombëtare, punëtorë politiko shoqëror , poetë të shquar udhëheqës dhe lider partiak., të cilët me praninë (paraçitjen) e tyre dhënë një kuntribut të rëndësishme për veprimtarin politike , patriotike , kulturore, arsimore të Hasan Prishtinës.  ….

I harruar dhe i lanun pas dore

Emri i Hasan Prishtinës është i nohur jo vetëm  në historiografinë tonë kombëtare, por edhe më gjerë. Ai (Hasan Prishtina ) lartëson dhe e bënë krenar , në rend të parë qytetin e Vushtrrisë, vëndlindjen e tij e pastaj mbarë kombin shqiptar...Ai ishte fytyrë e ndritshme politike, kulturore,  patriotike dhe kombetare.Personalitet i njohur, më një kulturë të gjerë, njeri që kishte të kryer shkollimin superior ( në gjuhën turke). Patriot dhe njohës i politikës dhe diplomacisë, njeri me karakter të fortë dhe i paluhatshëm nëpër furtunat e kohës . Njëri ndër udhëheqësit më të njohur të rezistencës tonë kombëtare. Pjesëmarrës i shumë takimeve me burra shtetëror për çështjen  tonë kombëtare. Në veçanti shquhet zëri i tij i ngritur në parlamentin turk,  ku kërkonte të drejtat dhe pavarësinë e shtetit shqiptar.  Ai shkriu tërë qenjën e tij , por edhe pasurinë që kishte për liri, pavarësi dhe bashkim  kombëtare, deri në momentet e fundit të jetës kur u vra pabesisht nga një dorë tradhtare në Selanik (Greqi)…

Megjithatë  deri me sot shumë pak janë mbajtur  akademi përkujtimore dhe  simpoziume. Nuk është   përfshirë sa duhet, në litëraturën historike dhe letrare, në rend të parë biografia e tij është shtrembëruar nga disa historian të cilëve u ka munguar njohja profesionale, hulumtuese dhe argumentuese. Në këtë fushë prof. dr. Muhamet Pirraku në librin e tij të fundit për Hasan Prishtinën dallon nga të tjerët si njohës dhe studius për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinën. Kjo pakujdesi dhe papërgjegjesi  institucionale (shtetërore) deri me tani,  është për çdo  kritikë, në veqanti për organet institucionale te komunës  së Vushtrrisë, të cilët nuk janë angazhuar sa duhet për këtë atdhetar të madh të popullit tonë. .

Pse deshtoi ngritja e bustit të Hasan Prishtinës deri me sot

Në vitët të 90-ta  disa intelektualë,historian, punëtorë kulturor - arsimor të Vushtrrisë kishin parashtruar mëndimin për ngritjen e një përmendoreje (shtatorje) për ball Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në shenjë respekti dhe ndërimi për punën e palodhshme patriotike dhe kombëtare të Hasan Prishtinës, mirëpo kjo iniciativë kishte dështuar dhe ende në këtë fushë nuk është ndërmar diçka për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë nga institucionet tona vendore dhe qëndrore .

Institucionët komunale në Vushtrri gjatë vitit  2007, por edhe edhe tani kanë inicuar dhe  përmendur disa here personalitetin  e Hasan Prishtinën dhe projektin për ngritjen e bustit të tij. Por organizimi dhe kujdesi i vertetë  për ngritjen e shtatorës sikur ka munguar. Vetëm është folur dhe kurgju nuk është ndërmarr Për këtë pakujdesi fajin e mbajnë përveç intelektualëve (historianëve vushtrrias) organët institucionale të Kuvendit Komunal në Vushtrri  edhe ato qendrore…

Vendi i përshtatshëm ( i caktuar)  për ngritjen e bustit ishte lokacioni i ish NSHT “ “Qyqavica”  e cila është privatizuar dhe përkundër kërkesës të  institucioneve komunale që AKM-ja  të mos  bëjë privatizimin e  këtij lokacioni  dhe nese bëhët, të bëhet ndrrimi  me një lokacion tjetër , ajo (AKM-ja) ka injoruar kërkesat  e tyre, duke penguar realizimin e këtij projekti në këtë vend të përshtatshëm, për ngritjen e bustit dhe për ndërtimin e sheshit të qytetit si në shumë qytete të Kosovës.

Në këtë lokacion është ndërtuar një objekt madhor disa katëshe  nga blerësi, duke mbuluar dhe penguar këtë hapsirë të planifikuar më herët për bustin e Hasan Prishtinës dhe  për sheshin e qytetit, pa kritere të duhura dhe të respektuara  urbanistike. . Për këto arsyera ky projekt më rëndësi të veçantë kombëtar ka mbetur pa u realizuar deri me sot…Tani zyrëtarët komunal po mendojnë që bustin e Hasan Prishtinës ta ngrisin në vendin e  objektit komunal i cili është planifikuar që të rrenohet pas ndërtimit të objektit tjetër komunal që është në ndërtim e sipër.

Vushtrria, qytetarët e saj, mbarë populli shqiptarë i kanë borgj ta përkujtojnë dhe ta respektojnë emrin dhe personalitetin e Hasan Prishtinës, këtë patriot të shquar të kombit tonë , jo vetëm me ngritjen e një përmendoreje (shtatorje) por edhe në fusha të tjera të veprimtarisë së tij. Shtëpia e tij, por edhe shtëpia e Zenulla Begut dhe disa personaliteteve  të tjera të kësaj fushe, në Vushtrri që deri vonë ishin të ruajtura, tani nuk egzistojnë më, janë rrëxuar dhe janë shkatrruar- sikur nuk janë nën mbrojtjen e trashigimisë kulturore…