E merkure, 24.04.2024, 06:09 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: LDK - Riorganizimi i thellë prej aktiveve deri në kryesi

E enjte, 12.06.2008, 07:26 PM


Xhevat Rexhaj
LDK - RIORGANIZIM I THELLË PREJ AKTIVEVE DERI NË KRYESI

Nga Xhevat Rexhaj

Po marr guximin të shkruaj për Partin time, për organizimin ku une jam qe prej themelimit të saj. Po them po marr guxim, se qebesa nuk është edhe fort e lakmueshme që sot të shkruash, apo ti thuash mendimet rreth një subjekti politik po qoftë ai edhe I yti ku ti ke vepru dhe je angazhu me vite. E dyta, duhet marr guxim të shkruajsh dhe ta dergosh në mjete informimi, të cilat disi nuk ishin shumë të k¨enaqura ndaj emrit LDK, por tani pasi që është Koalicioni, po më duket më lehtë të dergoi shkrime në këso, sesa në faqen e LDKsë, Kosova.com.
Në faqen e kosova.com, ku realishte edhe do të duhej të debatohej dhe shkruhej për vetë LDKnë, nuk po kemi qasje, sikur në valën 900?!.
Mirëpo, fatmirësishtë sot po ekziston mundësia mendimet tuaja ti shprehesh edhe në mjete informimi kundershtare në aspektin politik, nuk mund ta them se a është e preferuar,por mendoi se duhet then atë që të mundon dhe preokupon. Andaj do të ndalem te angazhimet , rreth Riorganizimit dhe këndelljes së LDKsë. Kryetari i Partisë( në hije), përndryshe, Kryetari i Shtetit Z. Fatmir Sejdiu, ka paraqit pikat dhe kahet rreth debatit të brendshëm partiak në dhe rreth LDKsë. Disa Degë edhe po i mbajnë tubimet etyre me disa nga antarët e Kryesisë së LDKsë. Ishin të tilla, si në Therandë, Malishevë dhe tani së fundi në Deqan.
Do të ndalem mu te takimi i Nënkryetarit( Kryetar Informal) i LDKsë Z. Eqerem Kryeziu me aktivistët dhe Kryesinë e LDKsë në Deqan. Edhe pse nuk kishte shumë të dhëna nga takimi, në atë që e jepte faqja e kosova.com, kuptova se aty është zhvilluar një takim dhe ka folur z. E. Kryeziu. Nuk dihej se pos Kryetarit të Degës Z. Sejfijaj a kishte guxuar kush të thoshte diq, të kishte ndonjë vërejtje, ndonjë sugjerim apo ndonjë këshill për strukturimin dhze rioraganizimin e brendshëm partiak. Mirëpo në lexim e sipër mu duken shumë interesante thënjet e Z. Kryeziu i cili edhe sigurishtë i kishte mahnitur të gjithë me foret e tija, me batutat e tija se ne do jemi të parët si përpara etj. Mua konkretishtë më bënë përshtypje thenjet e tija se” LDK ështe e vendosur të ndermarr hapat e nevojshëm në një proqesë drejtë fuqizimit, profilizimit dhe zhvillimit të mëtejmë të partisë për të qenë forcë politike bashkëkohore...” , vë! rtet për tu përshendetur, tingëllon shumë mirë, do të ishte fantazi sikur të ishte menduar dhe thënë nga një rast konkret dhe po nga i Njejti Njeri sikur ai të kishte mbajtur fjalën dhe të kishte dhënë Dorëheqje nga aty ku është sot, dhe së paku dorëheqjen ta kishte ngrirë gjerë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet, DIKUR, kur ban Shelnja Rrush thotë populli, por do të mbahet sepse ai është humbës i dyfishtë si strukturë e LDKsë, ka humbur LDKja si Parti e parë në nivel Republikan ku ai ishte thusaja se Kryetar, dhe ka humbur personalishtë në Qytetin e tij, në njësin e vetë zgjedhore në Prizren, besoi se kjo mundë të ndodh vetem te ne.... Këtu edhe do të ndalem si mund ta bëjë parti bashkëkohore Njeriu që nuk mbështet vetë rregullat bashkëkohore në Pluralizmin e sotëm, si mkund të profilizohet Partia kur nuk guxon të kritikohet askush, sepse humben vendet e punës e në shtet ku ka fukarallak s! i te ne në Kosovë athere edhe luan si macja me miun edhe me ! aktivist ë të Partisë apo edhe partive, edhe pse mund të jenë të ndershem dhe principiel dhe kapacitet në parti, kjo për mua është cenim i të drejtës së Njeriut, sepse nuk guxon me e shpreh mendimin e lëre me më shumë. Në vendet demokratike dhe me zhvillim ekonomik këto frikësime nuk pijnë ujë sepse ata partiashët kur nuk pajtohen me diçka e thonë edhe haptas në mjete informative, por nuk largohen nga puna dhe nuk përjashtohen sepse ka oponencë konstruktive brenda vetë partisë .
Kjo ndodhi këtë vit edhe me Partin më të madhe në Zvicerr, kur jashtë dëshirës së Partisë më të madhe u zgjodh antar i Qeverisë Zonja e cila nuk e kishte mbështetjen e 95% të antarësisë, pra u votua nga partitë kundershtare, për këtë rast pasi që nuk fitoi kandidati i cili ishte veq në këtë post, pra Kandidati i Nominuar nga Partia, SVP( Partia Popullore Zvicerrane), Kryetari i Partisë dha dorëheqje edhe pse Partia si Parti kishte dalë e para në zgjedhje Parlamentare. Ky është shembull tipik i lojës demokratike por kam frikë se shumë politikaj në Kosovë edhe nuk mund ta kuptojnë këtë fenomen, e i tillë ështe edhe Nënkryetari im i LDKsë me shumë të tjerë, pos Fadil Feratit e Ismet Beqirit, ka edhe ca...
Sihariqi i dytë i Z. Kryeziu në mbledhjen në Deqan ishte se; “ Une kërkoi nga udhëheqësit e Degës nër Deqan, që të përkrahet drejtëpërdrejt krijimi i hapsirës për njerëz të rinjë, por duke ruajtur dhe fuqizuar edhe rolin e antarësisë Tradicionale dhe Historike të LDKsë “?!
Edhe këtu vërejta se e ardhmja e LDKsë do të jetë një pikëpyetje me Njerëz të tillë dhe me fuqizime të tilla. Z. Kryeziu duhet ta dijë se të gjithë ata, çindramijëra antarë të LDKsë dhe përkrahës të Vizionarit të LDKsë, i cili nuk lejoi kurr që dikush të ndëshkohet apo përjashtohet nga partia nëse mendon ndryshe, janë Historikë ,sepse që të gjithë kan qenë pjesë e një rruge të vështirë pra edhe Historike, andaj mendoi se duhet të pushojmë ne historikët, dhe tu ofrojmë karriget dhe kompjuterët Njerëzve vital, të freskët dhe të vullnetshëm që së bashku me zhvillimet e rrepta teknologjike të jenë pjesmarrës dhe udhërrefyes për të ardhmen e LDKs¨.
Askush nuk po thot se edhe disa nga Historikët e Mëdhenjë të jenë pjesë e strukturave të ardhshme por disi jo të shumtë, jo të gjithë, që guxoi të them se jeni duke jetuar ende me vitet e 90 ta, mendoi se ende janë në kokat tuaja mentalitetet të shekullit të kaluar duhet ta dini se jemi në vitin 2008, viti i Kompjuterit e jo i “ vicave dhe fjalëve me bishtë”, andaj të nderuar në LDK, ju të Mëdhenjët e sotëm, mësoni pak edhe nga ish- kundërshtari dhe Partneri i juaj i sotëm në Pushtet?!, PDK, ka shumë Njerëz të rinjë dhe vital, të zotët dhe të përgatitur, që janë futur nëper funksione të ndryshme dhe edhe po dinë për atë se çka kërkon rinia, andaj edhe keni humbur lojën 2 me 0, sepse ju jeni mplakur.
Ka të rinjë në LDK, të përgatitur për të u ballafaquar me realitetin, pra për të marr përgjegjësi dhe për të dhënë përgjegjësi, pra të jenë transparent, lejoni Z. Kryeziu që të jenë vazhduesë të frymës properëndimore të rinjët tanë , vizion dhe rrugë e shtruar herët nga Dr. Ibrahim Rugova.
Une guxoi të shkruaj se nuk mund të më largoni nga puna dhe as nga funkcioni, e desha e dua dhe do ta dua LDKnë, ama ne Historikët, e kemi kry Historinë tonë, shyqyr edhe Ti Z. Kryeziu e ke prit Rishpalljen e Pavarësisë në 3 Funkcione, Nënkryetar, antarë Kryesie në Kuvend dhe Kryetar i Grupit Parlamentar, taman Histori, i nderuari Z. Nënkryetar.

Xhevat Rexhaj- Cerrcë
LDKistë
Zvicerr



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora