E enjte, 18.04.2024, 02:40 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Historianët - Turpi i Historisë!

E enjte, 12.06.2008, 09:10 PM


Kadri Mani
Letrat e lexuesve

 

HISTORIANËT-TURPI I HISTORISË!

 

Nga Kadri Mani

XHUNGLA E PLATFORMAVE

 

Llapaqenat, fëtyrëqenat, grekoqenat, shkinoqenat, qenëria akademike e bolshevizmit, akademikët e misrit me kubikë, dhe doktorët e shkencave të numrit të bajgave e të bagëtive të poemave blegtorale të Naimit, iu ka hipur epshi me e themelue një platformë të re kombëtare,- don të thotë me i ra mohit të 150.- vjetëve të fundit, mundi dhe çmimi i djersës dhe i gjakut të rilindësve tanë të famshëm, burrave tanë të ditur. E gjitha kjo me arsyetimin se na munguaka një platformë, na munguaka një filozofi e unifikuar kombëtare!!

Sipas tyre, platforma dhe vetëm platforma, na shpëton prej të keqes, na merr në shpinë, duke na kapërcyer kufirin prej ndarjes në bashkim, prej Arabisë në Evropë, prej prapambetjes në zhvillim. Këta janë ajo dorë shkencëtarësh e filozofësh, që iu del shpirti me e lexue përpara popullit një fjalim, e që nuk e kanë zakon me e ulë b...në tokë e kryet mbi libra, me e qitë matanë një punë, me e krye një vepër, me e shtjerrë një subjekt, me ndriçue një figurë, me i dhanë teh një prirjeje pozitive të shoqnisë, me e përpunue një program edukativo-arsimor, që i lejon fëmijët mos me vlerësue paren si gjanë ma të shtrenjtë, ma të shenjtë se nanën, gjuhën e dheun e të parëve.


(Arbër Ahmetaj, te revista „Shqipëria Etnike“ nr. 1/1999, f. 14)

 

''Kushtrim Janina: Ndryshimet e premtuara në zgjedhje?
E marte, 10-06-2008, 10:40pm (GMT+1)

HIMNI I ”EVROPËS”
TË AHTISARIT
PËR KUFOMAT E GJALLA POLITIKE

Nga Kushtrim Janina''

 

Zotni Kryeredaktor Gëzimi nga Agjencia e Lajmeve ZEMRASHQIPTARE, tungjatjeta!

Në Konferencën Shkencore me rastin e 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Instituti i Historisë organizuan Konferencën Shkencore: Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881.

Konferenca u mbajt më 10 e 11.6.2008, në Amfiteatrin e madh të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Unë u paraqita me Kumtesën:

130-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT 1878-1881, Kumtesë kjo të cilën nuk më lejuan që ta lexoja!!

Kopjen e kisha dorëzuar që ditën e parë dhe meqë “nuk erdha në radhë” as para dreke dhe as pas dreke, të mërkurën kërkova që të paraqitesha i pari, meqë kishim shfaqjen teatrore, sikur që e dini, të shpallur edhe në mjetet e informimit. Mirëpo, për habinë time, Dr. Jusuf Bajraktari, në mënyrë të panjerëzishme më tha:

“Të lutëm, mos e tepro, ti nuk je historian, për çka ke mbaruar!?”

Dhe në foltore doli D. Muhamet Pirraku. Keni parasysh se mbledhja filloi në orën 9, kurse në orën 10 Trupa jonë teatrore fillonte provat, ngase në orën 13 kishim shfaqjen e dramës nga autori Fadim Hysaj:”Balada e urtisë” në regjinë e Xhamil Lutës dhe unë  detyrimisht duhet të shkoja në 15-vjetorin e themelimit;- ia shkrova një pusullë Kryesueses së radhës, zonjës Sabile Keçmezi- Basha:

Zonja Sabile Kaçmezi- Basha, nëse nuk ma jepni fjalën fill pas Dr. Muhamet Pirrakut, meqë më duhet të shkoj në provat teatrore, juve “historianëve” kam me ju njollosë faqe botës!?!

E nënshkrova me emër dhe mbiemër dhe ia bashkëngjita informatën për shfaqjen tonë:

 

TEATRI  I    RINJVE    QYTETIT -  PRISHTINË

 Aktualisht shfaqet drama nga autori Fadil Hysaj:

 

Balada e urtisë

Në regjinë e zotit Xhemail Luta

(varianti i dytë i dramës me motive nga vargjet e Naim Frashrit)

Rolet i interpretojnë:

 

Poeti.........................................................................................Agron Zeqiri

Njeriu ujk...........................................................................Labinot Maloku

Plaku.................................................................................Shkumbin Ademi

Sihana................................................................................Gresa Keqekolla

Fantazma e Skënderbeut.......................................................Kadri Osmani

Burri I..............................................................................Besnik Ramadani

Burri II.................................................................................Pajtim Morina

Plaka.............................................................................................Arta Elezi

Siluetat............................................................................Alberina Krajkova

...Arbenita Arifi

.Etleva Bashota

Të tjerët:.................................................................................Leonit Maloku

                                                                              .Flamur Ahmeti

                                                                              .......Granit Luta

                                                                              .Rozafa Bashota

Të mërkurën, më datën 11.6.2008,  në orën 13,- shfaqja jepet në Shtëpinë

E Kulturës,  në Kastriot (Obiliq), në qendër të qytetit, çmimi i hyrjes 1 euro.

 

(As këtu nuk jam aktor profesionist, ama salla me 400 pjesëmarrës më duartrokasin!)

 

Hipa shkallët e tribunës dhe ia dorëzova Kryesueses personalisht dhe u ktheva në sallë. Pas një pëshpëritje vesh më vesh me Kryesinë, kryesuesja deklaroi në mënyrë të pa fisshme dhe tejet cinike:

“Një pjesëmarrës ka kërkuar që ta lexojë njëfarë lloj referati, por ne u morëm vesh që të mos ia japim fjalën, ai mund të diskutojë kur të vijë radha e diskutimeve!”- dhe unë në mënyrë demonstrative e lëshova sallën: përse Zonja pati frikë të ma përmendte emrin në sallë!?!

Mora vesh se edhe Dr. Nuhi Veselajt nuk ia kanë lejuar ta lexonte Kumtesën e vet, duke ia tkurrur në vetëm 3 minuta diskutim!!!

E pra Dr. Nuhi Veselaj do të fliste për një segment tjetër: Gjuha e Krerëve të Lidhjes, ku 28 veta (madje edhe toskët!) kanë diskutuar në gegërishte!!

 

Qe pse historianët arrogantë po gabojnë:

 

-duke qenë monistë me veshake prej kuajsh të rabaxhinjve, servilë e rezilë të klaneve-klikave-tarafeve, ata nuk përfaqësojnë shkencën e mirëfilltë shqiptare;

-ne disa ish- të burgosur të politikë: Berat Luzha, Binak Ulaj, Emin Krasniqi, Ibush Vishi, Idriz Zeqiraj, Jeta Bytyçi, Kadri Mani, Martin Çuni, Mehmet Hajrizi, Prend Buzhala... pavarësisht që kemi mbaruar për gjuhë-letërsi apo për letërsi-gjuhë, duke qenë veprimtarë të përhershëm (dhe të përjetshëm!) të çështjes kombëtare-(ilegale), jemi detyruar të merremi edhe me historinë e popullit tonë liridashës dhe të popujve fqinjë shovinistë dhe uzurpatorë, pra jemi edhe historianë, qoftë edhe si mjeshtër çollakë, që thoshte Dr. Esat Mekuli; në anën tjetër, në ftesë nuk figuron se ajo është një konferencë shkencore e historianëve, ku nuk bën të marrin pjesë profile të tjera kuadrosh!?!

-në 63-vjetorin e Luftës dhe të rënies të Shaban Palluzhës (31.5.2008) në Palluzhë, zotni Xhavit Kastrati, nip i Tribunit, m’i pati caktuar dy Kumtesa: 1.Kuvendi i Palluzhës më 1941 dhe 2.Kuvendi i Palluzhës më 1945: po i pyes “historianët”: Dr. Jusuf Bajraktarin, Dr. Sabile Keçmezin- Basha, Dr. Muhamet Pirrakun, Dr. Islam Dobrën, Prof. Dr. Pajazit Nushi... ku ishin e ku po mrizonin atë ditë të madhe, ose nuk po guxonin të bëheshin të gjallë, ngaqë luftëtari i Shaban Palluzhës, zotni Hajriz Demaku i ka kërcënuar: derisa të jem gjallë, nuk ju lejoj të rreni!!

-ata “historianë” në thonjëza e rrenacakë pa thonjëza, ende nuk janë shpjeguar përse deri në vitet ’60 në Universitetin e Tiranës po ligjërohej se kinse Hasan Prishtina ishte tradhtar!?

-ata nuk reagojnë as sot kur na vizatohen e na imponohen flamurë të llojllojshëm vijash e ngjyrash që iu ngjajnë peshqirëve të plazhit për ta fshirë bythën me ta!?

-ata me paturpësi e heshtin atentatin mbi Mladin Popoviqin, dhe sot e kësaj dite popullata tolloviten në mjegullnajën e krijuar nga këta “historianë”!

-duke qenë historianët e Tiranës separatistë e të Prishtinës moderatorë, ata po e pengojnë shkencën e historiografisë shqiptare dhe kjo borgjezi burokratike duhet të shpartallohet sa më parë;  

-ata kanë heshtur me paturpësi kur Dr. Hysamedin ferri, ka magjistruar në temën: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar!?!

-dhe sërish kanë heshtur: Hysamedin Feri 7.06.2003 - Trepca.net

Burokracia e lëpushkës „Rimëkëmbja“ ende nuk e paska marrë vesh se unë, Kadri Mani, jam i kategorisë së rëndë!?!


Polemikë me mynafikë (7 qershor 2003 / Shkruan:Kadri MANI)

 
Pas nokdaunit të parë, më 11.05.2003 te Trepça net, me mbititull “Polemikë me shkencëtarin sharlatan-Hysamedin Ferajn!“ dhe me titull: “Hysamedin Feraj nga shkenca ra në sharlatanizëm politik!!!“- duke u përpëlitur e kalamendur që të ringritet në këmbët e veta të brishta, me proteza lekësh, Hysamedin Feraj, nga sharlatanizmi ra në idiotizëm, me fjalorin që përdor, me qëndrimin që mban, dhe me këmbënguljen prej fëmije apo prej të marri, se mund të dalin në ring, personi i kategorisë së lehtë me personin e kategorisë së rëndë!!

Të trimëruar me përgojimet kundër Dr. Rugovës, se ai nuk ua kthente të rënat kundërshtarëve arrogantë, u sulën edhe kundër meje, pa llogaritur se tek arra e fortë do t`iu dërrmohen dhëmbë e dhëmballë.

Kështu, Hysamedin Feraj, hafi me këmbët e brishta, me proteza prej lekësh, paska dalë me një artikull të mjerë te lëpushka e quajtur „Rimëkëmbja“, e që në të vërtetë s`është pos:

Verbëria e Bardhë apo Murtaja e Zezë e Rimëkëmbjes, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo sëmundje, duhet të shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse nuk është si ata, përse është i veçantë nga ata!!

 Del me titull bombastik e senzacional-skandalizues:“ „KADRI MANI: DERI NË VDEKJE KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR!“- ku ishte skllopi i “intelektualëve” dhe i “historianëve” që heshti kaq gjatë dhe do heshtnin deri në vdekjen e tyre të zezë: dhe a është heshtja përkrahje?- andaj kërkoj me insistim hapjen e dosjeve ku do të shihet sheshazi faqja e zezë mbi kalë të bardhë!!

-ata që mëtojnë të jenë demokratë: në çdo tubim pune, gazmend apo mort... një mikrofon duhet të qëndrojë midis sallës për miq dhe për armiq dhe le të shprehet kush si të dojë në përgjegjësi të veten. Organizatori le të mbajë procesverbal dhe le të incizojë: po që se mendon se është cenuar opinioni, incizimin ia jep policisë në procedurë, e qartë?- ama kurrsesi ta lozin rolin e xhandarmërisë fashiste!!

-dhe sërish kanë heshtur: KUSH PO E PËRKRAHË EDHE MËTUTJE QOSJEN PËRÇARËS?- (Letër e Hapur FISH-it në Kosovë)

 (Botoi “Bota sot” e datës 3 nistor 1997, f. 13; si dhe Kadri Mani: SHQIPTARËT

JAË ATJE!”-1999, f. 111-113); Kadri Osmani, kryetar i Komisionit për Informim i

Shoqatës të Intelektualëve dhe të Simpatizuesve Shqiptarë në Zvicër): Fish gjer. Peshk!

-a kanë reaguar “historianët” në librin e gazetarit Jusuf Ferizi “KOSOVA NUK ËSHTË SERBI“, në artikujt: „SI TIRANA, SI BEOGRADI!“... „DY HERË HYRI SERBIA NË KOSOVË NËPËR SHQIPËRI?“!?

-me dekada mbahet “Flaka e Janarit”- pa mua!- e organizojnë ata që kanë ngritur dolli kur unë kam rënë në burg e kur janë vra shokët e mi Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha: ndërkohë që historianët pinë mastikë dhe hanë kastravecë!

DY SKANDALET TONA TË SHKUARA E TË PAHARRUARA!! (Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë)

1. Shpallja e dëshmorit Aziz Kelmendi-terrorist: fillimisht nga oficerët katilë serbë të Kazermës të Paraqinit, dhe tash e para disa vitesh edhe nga vetë familja e Azizit, alias nga Riza Xhakli, shok dhe dhëndër i familjes Kelmendi!?!     

2. Vandalistët djegin flamurët e Dardanisë!!

-Përse s’kemi Platformë Kombëtare?-(aludimi dhe barra bie mbi supet e brishta të organizatorëve të këtij Tubimi Shkencor me rastin e 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit;

-Prof. Dr. Hakif Bajrami bën Program Kombëtar, kolegët e tij e shpifin!?!

-Prof. Dr. Hakif Bajrami shkruan librin: ANTIMEMORANDUM, kolegët e tij e përgojojnë!?!

-jetojmë në kohën e plagjiaturave e të falsifikimeve, Institucionet e molepsura heshtin!?

-i pyes historianët në shtatë kontinentet: është Shkolla e Parë Shqipe e Korçës, e Stubllës apo e Janjevës!?!

-historia mund të jetë MËSUESJA E JETËS, vetëm po të mos ishte e përdhosur nga vetë historianët!!

-historianët “tanë” s’janë pos kufoma të gjalla shëtitëse, fytyra të bukura që shëmtojnë atdheun tonë të bukur!-(Noli)

-i vraftë shpresa dhe besimi ynë që nga qelitë e burgjeve u gëzoheshim diplomimit të tyre!

Amen-Amin!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora