E marte, 16.04.2024, 12:45 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

6 shqiptarë të vrarë në Siri

E marte, 18.03.2014, 07:09 PM


Ndërsa flitet se gjatë këtyre dy viteve në Siri kanë humbur jetën në luftime nëntë shtetas shqiptarë, Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmon se të vrarët atje janë gjashtë.

Ata janë: Anri Maliqaj, 33 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Prush të Tiranës, i martuar e me tre fëmijë; Ermal Xhelo, 35 vjeç nga Vlora, i martuar; Diamant Rasha, lindur në Dibër me banim më të fundit në Tiranë, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, të cilët aktualisht i ka në Siri me bashkëshorten; Hasan Korvafaj, 58 vjeç, lindur në Kuç të Vlorës dhe banues në Tiranë, i martuar e me tre fëmijë; Hamit Myslija,

41 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Laprakë, i martuar me katër fëmijë; dhe Denis Jangulli, lindur në Dibër e banues në Tiranë, i martuar e me dy fëmijë.

Emrat e të vrarëve konfirmohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas një liste të dorëzuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ndërkohë që në të njëjtën databazë të hetuesve ndodhen edhe emrat e tre personave që nuk dihet asgje për fatin e tyre, mes të cilëve Ervis Alinji dhe Bledar Hamza.

Në shtëpinë e Diamant Rashës, prindërit e tij nuk kanë pritur askënd për ngushëllime, pasi siç thotë i ati, Shaban Rasha jashtë kamerës, djali i tij është sheit, që në shqip do të thotë “dëshmor në rrugën e Zotit”.

Në familjen e Diamantit askush nuk pranon që të flasë për gazetarët sepse, siç shpjegojnë ata, asnjë nuk i kupton për largimin e të birit familjarisht në Siri për të mbrojtur besimin.

Ndërkohë, në krahun tjetër të lagjes ndodhet banesa e të afërmve të një tjetër të vrari në Siri, i cili i dha kthesë jetës së tij. Nga një farmacist, por edhe një besimtar, një ditë ai i kërkoi të ëmës leje për t’u larguar në luftë, leje të cilen nuk e mori e për këtë tha se po nisej në pelegrinazh.

Në shtëpinë e Denis Jangullit, njoftimi për vrasjen e tij erdhi me telefon, por familjarët nuk pranojnë që ai ka vdekur dhe thonë se ai ndodhet peng në Siri.

Familja e Denisit është njoftuar me një numër të panjohur me këtë mesazh: “Denisi ndërroi jetë në Siri. Mos bëni asnjë gjë që Denisi nuk do të dëshironte”. Në të njëjtën mënyrë janë njoftuar pothuajse edhe të afërmit e të tjerëve. / Top Channel

_________

“Turqia ka toleruar muxhahedinët”

Vajtja e shqiptarëve në Siri nuk është një fenomen i panjohur. Në një intervistë për “Deutche Welle”, Guido Shteinberg, ekspert i fesë islame dhe punonjës shkencor në Fondacionin Shkenca dhe Politika që këshillon qeverinë gjermane, thotë se ka një fluks të madh edhe nga Bosnja, Kosova, Austria, Belgjika me destinacion fillestar Turqine.

“Problemi më i madh është se Turqia i ka toleruar në masë të madhe këto aktivitete vitet e fundit. Prej disa muajsh përpiqet të paktën të kufizojë disi lirinë e veprimit të grupimeve më të ashpra, por në përgjithësi Turqia është pjesë e problemit atje dhe jo pjesë e zgjidhjes”, deklaron Shteinberg.

Sa i takon rekrutimit, ai shpjegon: “Së pari ka njerëz që kanë kontakt me rrjetet terroriste, që rekrutojnë me pikësynim dhe kjo ndodh zakonisht në qendrat kulturore salafiste, apo në xhami. Por, ajo që është mjaft e qartë, është se të rinjtë rekrutojnë njëri-tjetrin”.

Shteinberg thotë se shumë prej xhihadistëve europianë udhëtojnë me gratë dhe fëmijët. "Në Gjermani për shembull, flitet për 20 deri në 40 gra që kanë shkuar atje, disa qëndrojnë në Turqi, ku janë të sigurta, por shumica me sa duket kalojnë kufirin dhe ka një infrastrukturë në kuptimin e vërtetë të fjalës, ka zona, në të cilat grupimet xhihadiste në Siri janë mjaft të sigurta”, nënvizon ai.

“Atje pastaj qëndrojnë gratë, atje ngrihet edhe një infrastrukturë e vogël që fëmijët, për shembull, të mësojnë, por në fund të fundit situata për gratë atje është shumë, shumë e rrezikshme. Sidomos tani, sepse që nga janari ka luftime shumë të ashpra edhe midis grupeve kryengritëse dhe në to ka patur shumë viktima në mesin e luftëtarëve europianë, por unë nuk di që gratë të jenë dëmtuar”, saktëson eksperti.

Sipas tij, “karakteristikë që i veçon fort nga myslimanët e tjerë është se vetëm ata mund të ofrojnë interpretimin e vërtetë të Islamit duke zhvilluar një farë agresiviteti ndaj botës së jashtme”.

“Dhe në një rrymë disi më radikale, nga ky agresivitet kalohet me të vërtetë në dhunë, që e quajnë pastaj luftë të shenjtë, apo xhihad. Shumica e emigrantëve evropianë janë Salafistë dhe dëshirojnë të krijojnë një shtet islamik atje”, vijon Shteinberg. / Top Channel

_________

Familja me 5 anëtarë në Siri

Një tjetër denoncim për të dërguarit në Siri nga imamët e vetëshpallur vjen përmes Top Channel nga fshati Gurras i Pogradecit.

Një 74-vjeçar është në ankth për jetën e mbesave dhe djalit të tij. Katër muaj më parë, 5 anëtarët e familjes Shuli u larguan pa asnjë lajm nga familja. Gjyshi 74-vjeçar rrëfen historinë.

“Kam që në 24 tetor që nuk i kam parë. Nuk e di fare si janë larguar. Unë dua të di kush i mori, kush u dha pashaportat...”, tregon Dylber Shuli.

Shuli thotë se i biri ka rënë pre’ i një mashtrimi dhe se kishte vetëm gjashtë muaj që praktikonte një sekt fetar: “Nuk ka shumë që u bë besimtar, 5-6 muajt e fundit. Nuk merret vesh sa sekte janë hapur dhe se çfarë bëjnë.”

Veç rastit të familjes Shuli, në fshatin Gurras mendohet që edhe katër të rinj të tjerë të jenë larguar drejt Sirisë. / Top Channel

___________

Shërbimet e huaja filluan hetimet

Prej dy vitesh Shërbimi Informativ Shtetëror ka qenë i angazhuar në hetimin parandalues që duhet të ndalonte minimalisht rekrutimin e dhjetëra shtetasve që u behej thirrje të luftonin në Siri, e megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur.

Burime te sigurta i thane Top Channel se agjente te Sherbimit Informativ Shteteror pergjate dy viteve te fundit kane mbajtur nen vezhgim aktivitetin qe zhvillohej ne xhamine tek Unaza e Re dhe ne Mëzez, si edhe disa te tjera mes tyre edhe ate te Dragostunjes ne Librazhd, e madje per kete çeshtje jane perpiluar edhe raporte ku evidentohej me se shumti aktiviteti i imamit te vetëshpallur Genci Balla.

Por megjithe kete hetim parandalues te SHISH prane Prokurorise nuk ka patur asnje kallëzim. Te pakten kete gje e tregon regjistri i çeshtjeve penale prane organit te akuzes. Madje, burimet jo zyrtare i shpjegojne Top Channel se inicimi i hetimeve eshte njoftuar nga sherbimet sekrete te huaja, si edhe nje ambasade ne Tirane, çka ka sjelle edhe pefshirjen ne kete proces te Prokurorise se Krimeve te Renda, te antiterrorit ne Policine e Shtetit, por edhe te sherbimit sekret vendas.

Pikerisht ne kete faze agjentet e Sherbimit Informativ Shteteror shikohen mjaft aktive ne procesin e pergjimeve ne favor te hetimeve te Prokurorise, por edhe te dokumentimit te aktivitetit, se si propagandohej xhihadi nga imamet ne tekste te nenkuptuara , si realizohej bindja e besimtareve, si paguhej bileta e tyre fillimisht drejt Turqise dhe si komunikonin dy nga njerezit me kryesore ne kete çeshtje Genci Balla i njohur ndryshe si Abdurrahim Balla me Gerti Pashajn qe dyshohet se ndodhet ne nje baze ne Turqi.

Prokuroria dyshon se mbi 80 persona me shtetesi shqiptare ndodhen aktualisht te perfshire ne front te luftimeve per llogari te organizates Al-Nusra, e listuar nga OKB, si organizate terroriste. Te gjithe te rekrutuarit pervecse besimtare myslimane nga sekti ekstrem i sheriatit kane gjithashtu profilin e personave me probleme ekonomike, por ne disa raste ajo qe nuk mund te shpjegohet eshte edhe perfshirja si rekrutues e te rekrutuar edhe te te shtetasve te mirearsimuar jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte vendit.

Ne kohen qe ne rruge jo zyrtare kishte gjithmone e me shume muajt e fundit raportime per shtetas shqiptare te vrare ne Siri, pikerisht me shume se nje muaj me pare Komuniteti Mysliman u dergon një qarkore te gjitha myftinive ne vend. Ne te thuhet, se 'bazuar ne shqetesimin publik rreth perfshirjes se mundshme te shtetasve shqiptare ne luften e Sirise, te jeni te vemendshem ndaj thirrjeve apo nxitjeve te tilla qe mund te provokojne besimtaret brenda dhe jashte xhamive'. Komuniteti u kerkon myftinive qe ne rast te konstatimit te rasteve per provokime te tilla te njoftohet, ne menyre qe te denoncohet prane organeve kompetente. Komuniteti shton se feja dhe besimi mysliman nuk mund te merret kurrësesi si reference apo te jete shtyse per pjesemarrje ne konflikte apo luftra te ndryshme dhe se perpjekjet për t'i dhene ngjyrim pjesemarrjes ne konfliktin e Sirise jane te rrezikshme per qytetaret dhe demtojne imazhin e fese myslimane. Edhe pas tete arrestimeve ne Shqiperi komuniteti deklaroi se dy imamet e xhamise se Unazes se Re dhe te Mezezit jane te paautorizuar.

Gjate nje interviste per revisten televizive te mbremjes, kreu i Komitetit te Kulteve Ilir Hoxholli shpjegoi: "Njihen nga Komuniteti Mysliman rreth 650 xhami. Janë vetëm 3-4 xhami, në proces legalizimi, por jo që nuk njihen nga Komuniteti Mysliman. Rasti që paraqitet në media, të xhamisë tek Unazës, e cila nuk njihet nga Komuniteti Mylsiman. Po përgatisim për të patur një database të saktë, se sa janë xhamitë, por nuk mendoj se mund të jenë më shumë se sa gishtat e një dore"./ Top Channel



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora