E merkure, 22.09.2021, 06:37 PM (GMT+1)

Lajme

Hazir Mehmeti: Regjistrimi i mërgimtareve

E marte, 18.03.2014, 08:33 PM


Takim informativ në Vjenë

Regjistrimi i mërgimtareve një obligim kombëtar

Ministria e Diasporës: Regjistrimi i diasporës është gjithëpërfshirës i të gjithë mërgimtarëve pa marr parasysh nga cila trevë etnike shqiptare vjen,  pa marr parasysh çfarë nënshtetësie ka. ...linku për regjistrim: www.medrks-gov.net dhe info-med@rks-gov.net i cili është 24 orë aktiv. .”..regjistrimi është vullnetar, një obligim moral e kombëtar i secilit mërgimtar dhe është plotësisht sekret”.

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë u organizua mbrëmje informative lidhur me regjistrimin e mërgimtarëve dhe mbledhjen e materialeve e dokumenteve më qëllim arkivimin e tyre. Personeli i ambasadës Valbona Fazliu-Rrecaj, këshilltare; Zana Rugova, sekretare e parë dhe Imer Lladrovci, konsull e organizuan mbarëvajtjen e takimit.  Nga Ministria e Diasporës ishin Prof.Dr.Muhamet Shatri i ngarkuar për materialët dokumentet arkivore dhe Xhevat Hulaj nga Enti Statistikor i Kosovës.    Në mbrëmje prezantuan përfaqësues të shoqatave e veprimtarë nga Vjena, Linzi, Graci, Badeni etj.  Takimin e udhëhoqi Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë, kurës fjalën përshëndetëse në emër të Ministrisë së Diasporës e mbajti Prof.Dr.Muhamet Shatri. Ai mes tjerash tha:” Ministria e Diasporës tani ka dy projekte nga të cilët me përparësi është regjistrimi i diasporës, pavarësisht se edhe procesi i grumbullimit të lëndëve arkivore ka një rëndësi të madhe, me çka kontributi i diasporës del në shesh i dokumentuar. Është e njohur se diaspora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Qe nga koha e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, po edhe më parë e deri tani, kjo na detyron të krijojmë bazë dokumentare. Kjo bazë është nga këta veprimtarë që janë jashtë, pra jeni ju dhe baza dokumentare do të shkon në Arkivin e Kosovës. Faktikisht, Ministria e Diasporës është vetëm një ndërmjetësues në përgatitjen e kësaj lënde. Ekzistojnë marrëveshje mes Ministrive, Muzeut të Kosovës dhe Arkivit të Kosovës rreth procedurave lidhur me materialet arkivore. Ato fillimisht grumbullohen në qendra të caktuara, ambasada e pastaj sistemohen nga ekspertët e Arkivit të Kosovës atje ku duhet. Sa për regjistrim të diasporës, ky është një propozim direkt nga vet Ministri z.Ibrahim Makolli. Ne besojmë se veprimtarët, përfaqësuesit e shoqatave e klubeve do të na ndihmojnë. Të gjitha përfaqësitë tona diplomatike në botë e kanë mbështetur këtë projekt”.  Z.Xhevat Hulaj, udhëheqës i divizionit për regjistrimin e diasporës në fjalën e tij shtoj:” Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Entin e Statistikës së Popullsisë dhe me disa ministri e agjenci, e ka filluar regjistrimin e diasporës. Kemi përgatitur infrastrukturën materiale për regjistrim dhe secili mërgimtarë mund të regjistrohet në formë elektronike përmes linkut i cili është 24 orë aktiv. Të dhënat vijnë në Databazë ku shënimet janë sekrete. Forma tjetër është përmes pyetësorit që janë të hartuar nga ekspertë të Ministrisë së Diasporës, duke e plotësuar faqen me shënimet tuaja dhe dërgimin e tyre. Pyetësorët janë të shkruar në 14 gjuhë të vendeve përkatëse ku jeton diaspora. Kjo është imponuar nga vet natyra e mërgatës sonë që nga mërgata e vjetër (Turqi etj.) deri tek mërgata e re në Evropë. Formularët janë të përgatitur  për regjistrimin familjar, të biznesit, të shoqatave e klubeve. Të gjithë formularët mund t’i gjeni në pikat kufitare, në ambasada, konsullata dhe në komunat e juaja, ku edhe mund t’i dorëzoni kur ju i plotësoni pasi aty do jetë gjithmonë një zyrtar përkatës i cili do punon sidomos gjatë muajve të verës. Ai do merret vetëm me çështjen e regjistrimit tuaj. Ne shpresojmë se shoqatat, veprimtarët dhe secili mërgimtar do na ndihmon në përcjelljen e informatave në rrethin e tij.  Regjistrimi i diasporës është gjithëpërfshirës i të gjithëve pa marr parasysh nga cila trevë etnike shqiptare vjen. Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë mërgimtarët pa marr parasysh çfarë nënshtetësie kanë ” Nga të pranishmit u prekën disa detaje rreth teknikës së regjistrimit, gjithë përfshirja e trevave etnike, rreth të drejtës për votim etj. Aktivitet informative do të mbahen edhe në qytetet tjera të Austrisë.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora