E premte, 19.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime

10 Qershori fatlum

E merkure, 11.06.2008, 09:56 PM


Nga Dr. Jorgji Kote

Per fatin e mire te ketij vendi, edhe keto 10 vitet e fundit, kalendari historik shqiptar po mbushet me data dhe ngjarje fatlume, deshmi te qarta te progresit dhe zhvillimit te sigurt ne shinat e stabilitetit dhe demokracise. 10 Qershori eshte padyshim nje prej ketyre datave madhore, per Shqiperine dhe shqiptaret kudo ku jane.

Gjithsesi, eshte koincidence e bukur historike qe plot 130 vite me pare, 10 Qershor 1978 startoi fuqishem Lidhja historike e Prizrenit. Jehona e saj kumboi jo vetem ne viset shqiptare, por ne te gjitha kancelarite e Evropes dhe ne Kongresin e Berlinit. Pavaresisht nga qendrimet dhe padrejtesite e njohura qe iu bene shqiptareve, emri dhe gjurmet e saj mbeten te pashlyera; ato u bene flamur udheheqes ne betejat e ardhshme.

Tashme perfundimisht 10 Qershori eshte bere simbol i fitores, triumfit, shpreses, aleances per shqiptaret kudo qe ndodhen. Ja pse.

Ne ditet e nxehta te krizes ne Kosove te shkaktuar nga rregjimi barbar miloshevician, ishte 10 Qershor 1999, kur Bashkimi Evropian, me miratimin e plote amerikan e te aktoreve te tjere nga gjithe bota miratoi ne Keln, Paktin e Stabilitetit, kete “Helsinki te Ballkanit”, i cili per vite me radhe u be logos politik ne Evropen Juglindore. Si nje strategji teresore dhe gjitheperfshirese, ai synoi dhe beri mjaft per te siguruar “pronesine rajonale” te shprehur tashme ne Keshillin e Bashkepunimit Rajonal, ku Shqiperia renditet me rolin e saj si nder kontribuesit me aktive dhe me te vleresuar.

Ate dite, kur ky Pakt mori “bekimin politik” me 10 Qershor, trupat e NATO-s hyne dhe cliruan Kosoven nga shtypja, diskriminimi, spastrimi etnik dhe barbarizmi miloshevician; nje tjeter date e madhe zuri vend ne historine tone moderne.

Katalogu dhe gjeografia e 10 Qershorit fatlum shqiptar zgjerohet me tej. Per te ardhur me 10 Qershor 2007, kur Presidenti G.W. Bush hyri ne histori si i pari President amerikan ne detyre qe vizitonte vendin, dikur me te shtypur dhe te izoluar te Evropes nga tirania komuniste e tani te perkushtuar ndaj demokracise dhe vlerave euroatlantike. Jane e do te mbeten te fresketa ne mendjet tona mesazhet e medha te mbeshtetjes, inkurajimit dhe solidaritetit qe ai dha per popullin shqiptar; ashtu sikurse mikpritja dhe entuziazmi i pa pershkruar kudo ku shkoi e qe beri jehone ne gjithe boten. Fushe-Kruja ishte “qershiza” mbi torten e mikpritjes dhe mirenjohjes shqiptare per aleatin me te madh e me besnik te popullit tone.

Por, domethenia 10 Qershorit shqiptaro-amerikan eshte edhe me e madhe. Bushi ishte ne Tirane, ne momentet kulmore, kur pavaresia e Kosoves “po bertiste per zgjidhje”. Bushi veproi si babai i tij vite me pare me Kohlin, Gorbacovin, Thecerin dhe Miterrandin qe frymezuan dhe drejtuan popujt drejt shembjes se Murit te Berlinit dhe ribashkimin e Evropes; sepse serish ne nje pjese vitale te saj, kishte ende ndarje, persekutim, reminishensa te se kaluares se hidhur.

Kur gjithe bota ate dite plot diell te 10 Qershorit e kishte hedhur veshtrimin politik nga Tirana, Presidenti Bush e deklaroi qarte, prere dhe solemnisht: “Mjaft me, tani Kosova te behet e pavarur!”. Dhe vetem pas disa muajve, ky deklarim u be realitet i gjalle dhe vibrues, ne rajonin tone e shume me gjere.

Ja, pse, simbolika e 10 Qershorit eshte krejt e vecante per Shqiperine dhe shqiptaret. Per me teper ai “rrethohet” nga data dhe ngjarje te tjera simbolike ne historine moderne te demokracise shqiptare, si bie fjala 12 Qershori, kur dy vjet me pare Shqiperia nenshkroi Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit e te tjera. Ndaj, si vete numri qe mban, ai meriton noten demokratike 10!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora